Në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, opozita kishtë dy liderë të shpallur publikisht: Bashën dhe Kryemadhin. Partitë e udhëhequra prej tyre morën gjithsej 730 mijë vota të vlefshme, por duke llogaritur edhe fletëvotimet e plotësuara gabim (fletët e votimit ishin si fjalëkryq gazetash), votat për këto dy parti mund të kenë qenë afër 800 mijëshit. Nga ana tjetër, edhe për PS-në e Ramës mund të kenë votuar 800 mijë zgjedhës në prill 2021, duke përfshirë edhe ata votues që mund t’i kenë plotësuar disa mijëra fleta votimi gabim. Sidoqoftë, si rrjedhojë e sistemit aktual elektoral, PS-ja siguroi 74 mandate parlamentare…
Author: tirana
Rezistenca ndaj antibiotikëve është kthyer në një shqetësim serioz jo vetëm për globin dhe OBSH, por edhe për Shqipërinë. Keqpërdorimi i tyre ka bërë që bakteret që prekin organizmin e njeriut të ndryshojnë dhe të bëhen më rezistentë ndaj efektëve të një antibiotiku. Listën e baktereve e kryeson stafilokoku aureus, më rezistenti i pothuajse të gjithë antibiotikëve të zakonshëm. Mjekët dhe specialistët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në përdorimin e tyre dhe rishikimin e protokolleve shëndetësore për shkak se situata vjen duke u përkeqësuar edhe si pasojë e pandemisë COVID 19, ku lindi nevoja për një përdorim të shfrenuar…
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se goditën një mjeke, dëmtuan dyert dhe dritaret e spitalit, si dhe nuk iu bindën urdhrave të punonjësve të policisë.Në pranga ranë I. S., 41 vjeç dhe B. B., 54 vjeç, të dy banues në Tiranë. Po ashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë tre persona të tjera. Këta shtetas, rreth orës 02:00 të ditës së sotme, në ambientet e një spitali shtetëror, kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, një mjeke të këtij spitali, me pretendimin për neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre, që mjekohej…
Një nga operatorët më të mëdhenj të telekomunikacionit dhe mediave në Evropën Juglindore, nënshkroi Deklaratën e Roaming mes Bashkimit Evropian (BE)dhe Ballkanit Perëndimor (BP) në një takim të Operatorëve të telekomunikacionit nga BE dhe BP sot në Bruksel që po organizohet nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), duke iu bashkuar kështu nismës që do të sjellë uljen e tarifave të roaming midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që nga 1 tetori 2023. “Më vjen mirë teksa shoh më shumë operatorë të telekomunikacionit që i bashkohen Deklaratës së Roaming-ut ndërmjet BE-së dhe BP-së, pasi kjo iniciativë që po bëjmë…
Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar pas lajmit të publikuar në fillim të kësaj jave për një rritje të re me 37% të çmimeve të nënprodukteve të qumështit duke vendosur të nisë monitorimin e këtij tregu, për të evidentuar nëse ekzistojnë shenja të marrëveshjeve të ndaluara, sjelljeve të bashkërenduara apo shkeljeve të tjera të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. “Për monitorimin e tregut të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të qumështit”. Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga disa informacione të bëra publike në media mbi njoftimin e ndërmarrjeve të përpunimit të qumështit, të cilat kanë lajmëruar pikat e shitjes me…
Një nga akuzat që SPAK i ka bërë ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu është “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.Nëse shfleton dosjen hetimore të Gërdecit, do të shikosh se prokurorët qysh në vitin 2008, kanë konstatuar në dosje një material të arkivuar më 13 qershor 2007, me nr protokolli 197, nga Komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake Drini Nikolla, me subjekt: “Informacion për veprimtarinë antiligjore në Forcat e Armatosura për muajin Maj 2007”. Informacioni në një nga pikat e tij…
Mesa duket Kiara nuk e ka pritur mirë tërheqjen e Luizit këtë të mërkurë, i cili zgjodhi që mos t’i dërgonte mëngjesin në krevat siç e ka bërë çdo ditë. Sipas saj, kjo është një lloj neglizhence nga ana e tij, ndërsa i tha që “ritualin” ose të mos e niste fare, ose ta çojë deri në fund. “Po bën si interesant. Nuk fole, nuk më the as mirëmëngjesi. Nuk erdhe as te dhoma…” Nga ana e tij, Luizi i kërkoi falje dhe e përqafoi.
Kunjat dhe batutat me “spec” të Bledit kanë vendosur në siklet Luizin i cili i ka kujtuar burgun. “Ja ka ardhur ky tani. Po ik o Bled. Nuk e lë me u përshtatur. Kolegu (Bledi), mendova t’i bëj ndonjë gjest të burgut, me i kujtuar burgun” tha Luizi gjatë bisedës me Armanldon.
Recep Tayyip Erdogan takoi sot banorët e qytetit Kahramanmaras, i cili u shkatërrua nga tërmeti që shkaktoi pasoja katastrofike. Presidenti i Turqisë pranoi se ka pasur disa probleme në reagimin në ditën e parë të tërmeteve, por i ka kërkuar popullit turk të jetë i durueshëm dhe i bashkuar. Erdogan theksoi gjithashtu se qytetarët duhet t’i kushtojnë vëmendje komunikimit nga autoritetet dhe të injorojnë “provokatorët”, pasi mijëra njerëz ankohen për mungesën e burimeve dhe reagimin e ngadaltë nga zyrtarët. Do të ndërtohen shtëpi të reja, tha ai, duke premtuar se askush nuk do të mbetet në rrugë. Më shumë se…
Dea Mishel tregoi sot në mëngjes gjatë një bisede me Tean se kishte parë në ëndërr Amosin. Ajo tha se se po e përjeton shumë largimin e tij, ndërsa u përlot duke folur për Amosin. Ndonëse e ka mohuar gjithë kohën që nuk ka ndjenja për Amosin dhe se e shikon thjesht si shok, emocionet treguan të kundërtën. Nuk kanë kaluar as 24 orë dhe Dea po ndjen mungesën e Amosit në shtëpi.
Policia e Korçës ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e një shume parash në një objekt kulti në fshatin Lajthizë, Pustec. Në pranga kanë rënë Romeo Leke, 22 vjeç, Klevis Arapi, 25 vjeç dhe Ibrahim Progri, 69 vjeç. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata vodhën dje një shumë parash në një kishë në fshatin Lajthizë
Shqipëria renditet e treta në Europë sa i përket çmimeve të shtrenjta të apartamenteve në raport me të ardhurat. Njësia më e madhe të dhënave “Numbeu” e ka klasifikuar vendin tonë për vitin 2023 si vendin pas Rusisë dhe Serbisë. Referuar të dhënave, ky indeks matet me çmimin mesatar të një metri katrorë për apartamentet, në qendër dhe periferi, të ardhurat e familjeve, si dhe koston e kredisë, nga ku rezulton se nevojiten mesatarisht 15.7 vite punë për blerjen e një shtëpie për një familje. Vendi më i shtrenjtë është Rusia ku një familjeje i nevojiten 16.3 vite, ndërsa në…