Author: tirana

Që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Albania Vip 2”, Efi Dhedhes po merr edhe më shumë mbështetje. Ajo është goxha aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi ish-banorja ka dhënë dhe një intervistë për “TAR” ku ka ndarë për publikun eksperiencën e saj. “Kushdo personazh që të ishte (nga ata që debatonte), siç edhe u pa unë jam shumë njeri i drejtë, ndoshta është e gabuar ndonjëherë, por mua më doli që bëra shumë mirë që isha ashtu. Fakti që ti je i rrethuar 24 orë me kamera dhe ty të shikohet çdo lëvizje që ti bën dhe…

Read More

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka folur mbi targat e personalizuara, një risi në vendin tonë, ku tanimë të gjithë ata persona që dëshirojnë të kenë një targë ndryshe nga tradicionalet, mund ta zgjedhin vetë algoritmin e tyre online dhe ta përfitojnë në çast targën e tyre. Gonxhja u shpreh se këto targa do të nisin nga 1.4 milion lekë të vjetra, dhe këtu iu referuar kombinimeve me 5 deri në 7 germa dhe numra. “Këto quhen shërbime luksi, për të privilegjuarit. Një targë e tillë shkon mbi 1.4 milion lekë të vjetra. Ky është një shërbim që i takon…

Read More

Lord Peach (Stuart Peach), i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor sot do të vizitojë Tiranën, në një vizitë të parë zyrtare. Ai është edhe personi që dha lajmin për shpalljen “non-grata” të Sali Berishës. Lajmin për mbërritjen e tij në Shqipëri e dha ambasadori britanik Alastair King Smith gjatë një takimi në Elbasan. Ky i fundit, e kishte lajmëruar edhe më herët se në vendin tonë persona të tjerë do të shpalleshin “non-grata”. Të presim se çfarë do të ndodhë.

Read More

Në Kupën e Francës ka një suprizë të hidhur. Skuadra e Marseille ka eliminuar nga gara kampionin aktual, Paris Saint-Germain. Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Velodrome”, Marseille e ka mposhtur PSG-në me rezultat të ngushtë 2:1. Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Alexis Sanchez, i cili e kaloi Marseillen në epërsi prej 1:0 në minutën e 31’. Golin e barazimit për PSG-në e gjeti Sergio Ramos, i cili shënoi në minutën e 45+2’ për 2:2. Golin e fundit të ndeshjes dhe të fitores për vendasit e shënoi Ruslan Malinovsky, i cili vulosi rezultatin final në 2:1…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka thirrur një protestë këtë të shtunë, 11 shkurt ora 12:00, para Kryeministrisë. Nisur nga ora, kuptohet që bëhet në një orar ku dielli është në pikun e tij dhe kështu do të ketë qytetarë që do të marrin pjesë, edhe pse temperaturat janë ekstreme dhe acari është aq i fortë. Nisur edhe nga koha, pjesëmarrja nuk pritet sa në verë, edhe pse në letrën që PD-ja e Berishës dorëzoi dje në Policinë e Shtetit për marrjen e lejes, flitet për një pjesëmarrje 80-100 mijë njerëz. Kudo në Europë ka protesta, dhe kauzat janë të…

Read More

Shqiptarët dhe Britania e Madhe, janë fjalë kyçe në lajmet britanike. Kryeministri Rishi Sunak ka paralajmëruar masa të rrepta për azilkërkuesit shqiptarë. “The Guardian” i ka dedikuar një shkrim të gjatë retorikave kundër shqiptarëve nga figurat mediatike si edhe nga politikanët britanikë. Prej disa vitesh, dikur si avokat dhe tani si ndihmës ligjor, David Neale thotë se fushata aktuale antishqiptare e Home Office do të kushtojë jetë. ”Një nga narrativat më toksike ka qenë ideja se djemtë dhe burrat shqiptarë, në krahasim me vajzat dhe gratë, nuk janë viktima “të vërteta” dhe nuk kanë nevojë për mbrojtje. Ky supozim është…

Read More

Kërkimi nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës, fatkeqësisht shton numrin e viktimave që deri më tani ka arritur në mbi 16 mijë. Në Turqi kanë shpërthyer pakënaqësitë për reagimin e autoriteteve për përballimin e fatkeqësisë, gjë të cilën e pranoi dhe vetë presidenti Erdogan duke shtuar se katastrofa të tilla nuk mund të menaxhohen ashtu siç duhen. Autoritetet kanë nisur dhe një luftë ndaj mediave sociale që postojnë lajme të rreme për tërmetin duke arrestuar dhjetëra persona.

Read More

Gjeneral Piro Ahmetaj Në kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit & NATO-s, kam ndjekur me përgjegjësi shtesë 350 ditë luftime në fushbetejën e Ukrainës: “10-ra konferenca të Këshillit të Atlantikut, Institutit të Luftës në WDC, panele me Ekpertë/personalitete të sigurisë në Washington, Bruksel, Qëndrën Marshall, Gjermani, Londër, Paris, Kolegjin e NATO-s Romë, etj”. Në shtesë të dhjetra publikimeve me fokus këtë subjekt, po paraqes një përmbledhje strategjike rreth 2022 si dhe pritshmëritë për 2023. I. Rreth 78 vite mbas fitores mbi nazifashizmin si dhe 32 vite mbas rrëzimit të murit të Berlinit dhe kur kampi lindor me në krye…

Read More

Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga projekti që do të transformojë spitalin rajonal të Lezhës. Kreu i qeverisë shkruan se ky investim i bashkohet ndërtimit të Spitalit të Kurbinit dhe rindërtimit të Spitalit të Mirditës. “MIRËMËNGJES dhe me projektin për transformimin e Spitalit Rajonal të Lezhës, që i bashkohet ndërtimit të Spitalit të Kurbinit dhe rindërtimit të Spitalit të Mirditës, duke finalizuar investimet për shërbimin spitalor me standardet më të mira për të gjithë qarkun e Lezhës, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Këtë të enjte dhe të premten, shefat e shteteve apo qeverive të BE-së do të bëhen bashkë në Bruksel. Në fund të këtij samiti pritet të miratohen konkluzat, ku do t’i jepet mbështetje edhe propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Në draftin e konkluzave, në të cilin Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje, kërkohet që në tërësi dhe pa kushte të implementohen obligimet nga marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kosovës është duke iu shtruar trysnia nga SHBA-ja dhe BE-ja për themelimin e Asociacionit. Kosova…

Read More

Dashi Në dashuri do të ishte më mirë të mos zvarritesh një histori që po rezulton se nuk ka bazë për të vazhduar. Në punë do të ishte e rëndësishme të vlerësoni projektet e reja në të ardhmen. Demi Do të ishte më mirë të shmangni diskutimet me të lindurit në shenjën e Akrepit dhe Ujorit në këtë ditë. Për sa i përket punës, përpiquni të kuptoni se cilat janë nevojat tuaja. Binjakët Emocionet e bukura janë rrugës në dashuri dhe nga fundjava e ardhshme dashuria më në fund do të jetë në gjendje të lulëzojë. Në punë qëndroni larg…

Read More

Këtë të enjte, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në jug dhe juglindje. Temperaturat minimale do të luhaten -8–1 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rritje 0 -3°C në veri, 8-12°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri- Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.

Read More