Author: tirana

Mbretëresha e Popit, Madonna ka reaguar pas kritikuave për pamjen e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”, duke i konsideruar sulmet ageism dhe mizogjini. Ageism-diskriminim ndaj individëve ose grupeve në bazë të moshës së tyre. Mizogjini-mospëlqimi, përbuzja, paragjykimi ose urrejtja ndaj grave. Të dielën në mbrëmje, ajo prezantoi performancën e Sam Smith dhe këngëtares transgjinore Kim Petras në “Grammy Awards”. Menjëherë pas kësaj, fotot e Madonna-s në ceremoni filluan të qarkullojnë në rrjete sociale, ku shumë njerëz u tallën me pamjen e saj dhe spekuluan për kirurgji estetike. Në një deklaratë të postuar në Instagram, Madonna u ankua…

Read More

Të shtunën do të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha, dhe sipas letrës dërguar Policisë së Shtetit, theksohet se në shesh do të jenë të pranishëm 100 mijë qytetarë. Protesta e së shtunës lajm motiv ka dosjen ”McGonigal”, një çështje e madhe për politikën, por e vogël që të përceptohet nga vetë populli. Kush janë qëllimet? Akoma nuk e dimë kush është qëllimi? Largimi i Ramës? Çfarë do të sjelli nga pas, zgjedhje të parakohshme? Apo do të sjellin një kryeministër brenda PS-së. Nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme, a është e aftë PD-ja e përçarë që të…

Read More

Nga konferenca e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky me kryeministrin britanik Rishi Sunak të mërkurën, u shënua me një moment të veçantë. Një gazetare e BBC-së i ka kërkuar një përqafim, por në fund hezitoi. Mirëpo përballë këtij hezitimi, Zelensky e mirëpriti si ftesë dhe shkoi i pari për t’i dhënë një përqafim të ngrohtë.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në shkollën 9-vjeçare “Xhezmi Delli”, e cila po rindërtohet më e fortë dhe më cilësore se ç’ishte më parë. Veliaj tha se shkolla do jetë gati për të mirëpritur nxënësit në vitin e ri shkollor. “Për Njësinë 3, por sidomos për të gjithë prindërit që i çojnë fëmijët në shkollën “Xhezmi Delli”, kjo është një ditë e bukur. Siç e shikoni, kantieri ka filluar. E di që prindërit e kanë pritur prej vitesh këtë. Ne i kemi ndarë shkollat në dy lote: Ka qenë një lot i Bashkisë së Tiranës dhe…

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj priti këtë të enjte të Dërguarin e Posaçëm të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach. Kreu i Shtetit vlerësoi vëmendjen e madhe që qeveria britanike i kushton rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe përshëndeti rolin e Lord Peach në promovimin e institucioneve të forta demokratike dhe mbështetjen për adresimin e sfidave të lidhura me sigurinë. Duke u ndalur tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Begaj, vlerësoi vullnetin e demonstruar së fundmi nga autoritetet e Kosovës për të mirëpritur propozimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe nënvizoi domosdoshmërinë e arritjes sa më parë të një…

Read More

Përgjatë ditës së djeshme në media është folur për aplikacionin digjital të PS-së “Aktiv1sti”, të cilin opozita e konsideron “mjet presioni” mbi administratën publike. Deputeti socialist Xhemal Qefalia, thotë se aplikacioni “Aktiv1sti” është një diçka normale për një parti të organizuar si PS-ja. Për të nuk ka imponim ndaj administratës për aplikacionin, në të kundërt mund të denoncohet në media. “Aplikacioni është gjëja më normale. Nuk e kam parë se sa pikë kam dhe s’jam i detyruar të informoj opinionin publik sa pikë kam. Është një listë fiktive. Është një tymnajë, është një aplikacion shumë i mirë. PS është një…

Read More

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, akuzoi nga seli blu se kryeministri Edi Rama në kundërshtim me ligjin, kërkon t’i japë edhe një mandat Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave. Në një komunikim për mediat, Zhupa tha se edhe pse mandati i tij aktual është në Gjykatë Kushtetuese dhe pret shqyrtimin edhe pse zgjedhja e tij në krye të Akademisë nuk është dekretuar nga Presidenti i Republikës se ishte antiligjore dhe pse është denoncuar publikisht si pazar që ka në mes shitjen e ish-partisë së Gjinushit për interesat politike të Ramës, prapë Kryeministri nuk ndalet. “Reagimi, si i Partisë…

Read More

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka ironizuar me një postim të ambasadës amerikane në Tiranë, ku flitej për një takim të një zyrtareje të SHBA-së për çështjet e emigracionit me kryeministrin Edi Rama. Në foto, sipas Palokës, shihet se sa i akullt është qëndrimi i ambasadores amerikane, Yuri Kim. Postimi i plotë Nuk e di se si, po këto fotot e postuara në faqen e ambasadës së fundmi, më kujtuan një fragment të Kadaresë, ku përshkruan ftohjen e marrëdhënieve me Kinën në atë kohë. Tregon se si ndryshuan njoftimet zyrtare mbas takimeve të delegacioneve dypalëshe që kaluan nga: “Takimi ishte…

Read More

Shqipëria është goditur pak çaste më parë nga një tërmet me mganitudë 4.1 i shkallës rihter. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC-së) epiqendra e tërmetit ka qenë në Elbasan, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçë.

Read More

Pas protestës në Surrel pranë banesës së kryeministrit Edi Rama, sot anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike mbajtën një protestë simbolike para SPAK-ut, ku vendosën disa nga dosjet më të rëndësishme nën hetim të kallëzuara nga opozita shqiptare. Pasi i kanë vendosur ato në kangjellat e jashtme të godinës, ata kanë qëndruar jashtë duke mbajtur edhe emrat e dosjeve përkatëse, duke thënë se SPAK duhet të veprojë sa më parë për këto çështje.

Read More

Takimi i presidenit francez Emmanuel Macron me homologun nga Ukraina, Volodymyr Zelensky në Paris, ka acaruar dhe jo pak qeverinë italiane. Kryeministrja Giorgia Meloni e ka cilësuar të papërshtatshme këtë takim që u bë përpara Këshillit Europian në Bruksel, duke qenë se forca e Bashkimit Europian është uniteti. Para se të ndalonte në Bruksel, presidenti ukrainas u ftua nga homologu i tij francez për një samit në Francë, të cilit iu bashkua me nxitim edhe kancelari gjerman Scholz.“Nuk kam asnjë koment për të bërë”. Macron tha se nuk kishte komente për të komentuar deklaratat e Melonit. Për presidentin francez gjëja…

Read More

Pas vizitës në Britaninë e Madhe, këtë të enjte presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, mbajti një fjalim edhe në Parlamentin Europian. Ai e nisi me një falënderim për të gjithë shtetet që kanë ndihmuar Ukrainën me mbështetje ushtarake. Zelensky nga Brukseli i bëri sërish thirrke vendeve europiane që të rrisin mbështetjen ushtarake dhe financiare për Ukrainën, ndërsa ka kërkuar edhe furnizimin me avionë luftarakë. Për të regjimi rus urren çdo drejtësi dhe diversitet social, dhe se ata investojnë në ksenofobinë. “Rusia po sulmon jo vetëm Ukrainën, por të gjithë Europën. Kjo është një histori që na ka prekur të gjithëve.…

Read More