Author: tirana

Tërmeti që goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë, i ka marrë deri tani jetën më shumë se 23 mijë personave. Megjithatë nuk kanë qenë të pakta edhe mrekullitë, ku pas shumë ore nën rrënoja dhe pavarësisht temperaturave nën zero, ekipet e kërkim shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë të mbijetuarit e asaj tragjedie. Një rast i tillë është edhe ai i mjekut turk Taner Akdamar, i cili punon në Shqipëri dhe ishte pjesë e ekipit të dërguar nga vendi ynë në ndihmë të shtetit turk. Siç shihet edhe në video, mjeku ka shpëtuar një të ri në qytetin e…

Read More

Kiesi është banorja e re që është bërë pjesë e Big Brother Vip, por mesa duket hyrja e saj ka sjellë probleme dhe debate mes çiftit Kiara-Luiz. Kiara është bërë xheloze për Keisin dhe ia ka shprehur këtë emocion Luizit, duke i thënë se nëse dëshiron të merret me Keisin është “i lirë “ të vazhdojë. Ndonëse Luizi e kundërshtoi një gjë të tillë, Kiara tha se ai e provokon atë gjithë kohën, e shikon dhe e vë në siklet. Luizi i dha fjalën Kiarës se nuk do merret më me të. Teksa ishin shtrirë në një shtrat për të…

Read More

Dorian Duçka është sulmuar ashpër nga ish-kryeministri Sali Berisha ditët e fundit, pas skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë. Berisha ka shkuar aq larg sa ta quajë Duçkën si “një prej figurave më të errëta të mafies ndërkombëtare”. Berisha ka thënë se Duçka, ndër të tjera ka shërbyer si lidhja e Edi Ramës me Charles McGoigal, duke arritur të korruptojnë këtë të fundit për të goditur opozitën. Madje ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se Duçka ka sponsorizuar fluturimet drejt Vienës, ku dëshmitarë kanë rrefyer te McGonigal për çështjen e lobimit me para ruse…

Read More

Një ukrainase është gjetur pa shenja jete brenda apartamentit ku banonte në plazhin e Durrësit.  45-vjeçarja, e identifikuar si Natalia F. Yaruseska jetonte vetëm në katin e pestë të një pallati. Banorët e pallatit, të shqetësuar për fatin e saj, pasi nuk e kishin parë të dilte prej disa ditësh nga banesa, kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur hyrjen në apartament nga ana e ballkonit. Por në momentin që janë futur në banesë, ukrainasja është gjetur pa shenja jete. Trupi i saj është dërguar në urgjencën e spitalit të Durrësit, e cila ka deklaruar paraprakisht se…

Read More

Duke folur për protestën që pritet të mbahet ditën e nesërme nga opozita, Klevis Balliu deklaroi se ky revolucion që mund të shoqërohet me mosbindje civile, do të vijojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. “Revolucioni s’mund të ketë afat mbarimi, ora e mbylljes është kur Edi Rama jep dorëheqjen. Unë e pres që sot dorëheqjen e tij, ai bën mirë të japë dorëheqjen. Qytetarët do ta gjejnë në çdo vrimë që ai fshihet. Refuzoj ta quaj protestë, kjo është revoltë”, u shpreh ish-deputeti demokrat. Protesta pritet të nisë të shtunën në orën 12:00 dhe pjesëmarrësit do të grumbullohen…

Read More

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë me datë 3 mars çështjen për vulën e Partisë Demokratike. “Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh intersimin e mediave si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se: Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja”, thuhet në njoftim/

Read More

Sali Berisha po i merr masat që të mos marrë një tjetër grusht në protestën e 11 shkurtit. Në momentin e daljes nga selia drejt Bulevardit do të jetë, Berisha do të jetë i rrethuar nga njerëzit e tij, madje të pranishëm nuk do të jenë as mediat. “Transmetimi i protestës se nesërme do të jetë regji satelitore. Ecja e Doktorit nga Selia për tek sheshi do te jetë me regji. Mediat janë të lutura të qëndrojnë në shesh”, thuhet në njoftim e PD-së

Read More

Mbrëmjen e sotme, platforma e medias sociale Instagram, ka shfaqur probleme. Përdoruesit raportojnë se feed-i i tyre nuk përditësohet, ndërsa ata që postojnë nuk po marrin views apo like. Shumë përdorues kanë përdorur hashtag #instagramdown, për të treguar se platforma ka rënë. Aplikacioni dhe versioni desktop i Instagramit janë ende të aksesueshëm, por disa përdorues ankohen për joefikasitet. Gjithashtu probleme janë shfaqur dhe në ngarkimin e “story-ve” të reja.

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga inxhinierin dhe teknikun e firmës së ndërtimit, pasi ditën e djeshme një punëtor ndërroi jetë gjatë orarit të punës. Kujtojmë se 53-vjeccari ra akidentalisht nga pallati në të cilin ishte dukue punuar dje. Ngjarja ka ndodhur në rrugës “Konferenca e Pezës”. Ndërkohë të arrestuarit janë shtetasit E. S., 41 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi i firmës që po ndërtonte këtë pallat dhe E. B., 68 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi i kësaj firme, të dy banues në Tiranë.

Read More

Mungesa e Armaldo Kllogjerit në shtrat mbrëmjen e djeshme, shqetësoi Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin. Dy banorët u ngritën menjëherë nga krevati dhe nisën kërkimin në shtëpi për të gjetur Maestron. Pasi e gjetën i thanë se u bënë merak që ai nuk po vinte të shtrihej. Armaldo i tha atyre se ishte në dhomën e rrëfimit dhe nuk kanë pse merakosen kot për të. Më pas këngëtari dhe aktorja nisën ngacmimet, duke i thënë Maestros se pa të nuk rrihet në shtëpi. Ata të dy, duke folur me batuta, i thanë atij se e kanë shumë xhan, edhe pse…

Read More

Për të tretin muaj radhazi rritja e çmimeve është ngadalësuar, megjithatë çmimet e ushqimeve vijojnë të mbeten të larta. Instituti i statistikave raporton se inflacioni që mat ndryshimin e çmimit të mallrave të konsumit zbriti 7.2% në Janar nga 7.4% që ishte në Dhjetor dhe 8.3% që arriti në Tetor, kur u shënua dhe niveli më i lartë që nga viti 1998. Krahasuar me Janarin e viti 2022 rritja më e madhe e Çmimeve është tek grupi ushqime dhe pije alkoolike me 13.3%, ku rritjen më të madhe në këtë grup e kanë shënuar çmimet e bulmetit si qumësht, djathë…

Read More

Gjykata e Tiranës do të hapë çështjen në lidhje me denoncimin për një ngjarje të rëndë të ndodhur në kryeqytet. Prindërit e një foshnjë akuzojnë QSUT-në se fëmija i tyre është infektuar me HIV në ambientet e Pediatrisë kur ka qenë i shtruar. Apeli mësohet se ka urdhëruar gjykatën që të hapë çështjen e foshnjës me HIVVendimi për hapjen e çështjes, pas apelit të prindërve. Ngjarja në fjalë u denoncua në News24, ku prindërit treguan se si u infektua fëmija i tyre, ndërkohë që ata rezultojnë negativ.

Read More