Author: tirana

Mbrëmjen e sotme banorët kanë dhuruar shfaqje kabare. Diola kishte zgjedhur të kërcente dhe i la të gjithë pa fjalë. Nutricionistja u shfaq e veshur me një body të zi dhe bëri një performancë shpërthyese nën ritmet e këngës së Rihannës. Diola me lëvizjet e saj në kërcim i la banorët gojëhapur e kjo shihej nga shprehjet e tyre të fytyrës, teksa në fund e duartrokitën dhe brohoritën për performancën e saj.

Read More

Erdet Mandi është emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës në vend të Reinard Metaj. Mandi ka mbajtur më herët detyrën e shefit të hartografisë e më pas shef i legalizimeve pranë Kadastrës Vlorë. Ndryshimet në Kadastrën e Vlorës në 4 vitet e fundit kanë qenë të shpeshta, me shumë se 12 drejtorë, disa prej të cilëve kanë qenë në detyrë më pak se një muaj teksa ka pasur edhe nga ata që kanë ndenjur në detyrë pak ditë. Vetëm gjatë vitit 2020, në 11 muaj, Kadastra ndërroi 9 drejtorë.

Read More

Simpatizantë të Sali Berishës nga Berati, Fieri, Korça, Fushë-Krujë, Vlora, janë nisur për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita ditën e sotme. Nisja e protestuesve demokratë është bërë nga organizatorët e protestës. Ndërkohë PD e Berishës në disa qarqe të vendit ka dhëne edhe disa shifra për qytetarët që janë nisur drejt Tiranës. Rreth 1100 veta janë nisur sot nga rrethi i Vlorës në drejtim të Tiranës, simpatizantë të Partisë Demokratike që do të marrin pjesë në protestën e orës 12. Nga dega e partisë Demokratike Vlorë janë nisur rreth 850 persona teksa janë regjistruar 120 automjete. Ndërkohë nga…

Read More

Ambasada amerikane ka këshilluar qytetarët e saj që të shmangin lëvizjet pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku do të zhvillohet protesta e thirrur nga Sali Berisha. “Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për…

Read More

Dashi – Pjesë më e madhe e atyre që janë në një lidhje do të kenë një ditë të bukur sot, por ata që kanë kohe që debatojnë me partnerin nuk do të ndihen ende të qetë. Sa i përket financave, shpenzimet kryejini të kontrolluara pasi përndryshe situata do ju dalë jashtë kontrollit. Demi – Neptuni do të krijojë një klimë harmonie dhe të këndshme në jetën tuaj. Kjo ditë parashikohet t’ju sjellë një sërë problemesh në sferën profesionale. Gjithashtu shëndeti do t’ju shkaktojë jo pak shqetësim. Kërkoni ndihmën e njeriut të zemrës, pasi keni nevojë për kujdes. Binjakët –…

Read More

Efektivët e policisë që janë angazhuar për të ruajtur rendin dhe sigurinë në protestën e 11 shkurtit të thirrur nga opozita, janë pothuajse të gjithë me maska kundër gazit lotjsjellës. Ndërkaq, shtyllat e bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ janë instaluar kamera. Por shtyllat mësohet se janë lyer me graso me qëllim që të pengojnë ngjitjen e protestuesve për dëmtimin e këtyre kamerave. Mësohet se policia ka angazhuar deri në 1500 efektivë në terren për protestën e ditës së shtunë, 11 shkurt.

Read More

Ëngjëll Brahimi, i shumëkërkuar për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8-vjeçar 23 vite më parë është arrestuar në Montreal të Kanadasë, ku ai jetonte prej shumë kohësh me emrin Piro Kota. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat kanadeze, të cilat raportojnë se sot ai ka dalë para gjykatës. Brahimi ishte në listën e 50 personave më të kërkuar nga autoritetet shqiptare pasi ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij të mitur. Në datën 10 Gusht të vitit 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”, në Fier, shtetasi Ëngjëll Brahimi,…

Read More

Pas protestës së thirrur nga Sali Berisha, policia e Tiranës ka njoftuar për bllokim të disa segmenteve rrugore, në kuadër të planit të masave për mbarëvajtjen e saj. Në njoftimin shpërndarë mediave thuhet se duke filluar nga ora 06:00 e ditës së sotme, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në disa segmente rrugore, ndërsa bllokimi do të nisë nga ora 10:00. Njoftimi: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do…

Read More

I ftohti siberian gradualisht po tërhiqet nga territori Shqiptar duke bërë që në vendin tonë të rikthehen temperaturat tipike përsa i përket muajit shkurt. Shqipëria edhe përgjatë të shtunës do të mbetet nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin orë të shumta me diell kryesisht në zonat bregdetare dhe në një pjesë të mirë të qyteteve të zonës së ulët.

Read More

Sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri tha në Euronews Albania se Partia Socialiste synon të marrë 45-55 bashki në zgjedhje lokale në zgjedhjet e 14 majit.“Ne nuk biem poshtë 45 bashki. Por ajo që ne synojmë është nga 45-55 bashki, këtu do jetë kufiri që pretendojmë duke marrë parasysh edhe situatën politike në vend, sondazhet, imputi nga strukturat tona elektorate dhe gjendja e opozitës”, tha Gjiknuri.Sipas tij, PS pritet të ruajë të njëjtën përqindje votash si në zgjedhjet e përgjithshme të 2021, çka siç tha e bën PS forcë të parë edhe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.“Mund të…

Read More

Avokati Spartak Ngjela deklaroi sonte se protesta e paralajmëruar nga opozita nuk do të sjellë asgjë. Sipas tij, protesta nuk ka të bëjë për çështjen McGonigal, por nëpërmjet saj, Berisha kërkon t’i tregojë Uashingtonit se ka popullin me vete. “Alibi është por është non grata e Saliut. Non grata e kanë nxjerrë Amerika. Ky tani ka nxjerrë alibinë e tij me agjentin e FBI. Është çështje amerikane dhe jo shqiptare. Protesta e ka antiamerikane. Nuk ma ha mendja t’i përgjigjen shqiptarët ashtu siç nuk iu përgjigjen herën e fundit. Çfarë do të thonë? Pushtetet ndërrohen me vota në një shtet…

Read More