Author: tirana

Në protestën e sotme të opozitës, u paralajmërua se do të mblidheshin në bulevard rreth 100 mijë opozitarë. Por, Eduard Zaloshnja vlerëson se pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët. Nga 15% që mendohej se do ishte maksimumi i njerëzve të pranishëm në protestë, sipas tij, sot ishin vetëm 1.2%. “Çdo llogaritje në protestë duhet parë në këndvështrimin sa njerëz përfaqësojnë këta protestues. Sot maksimumi kanë qenë 10 mije protestues në shesh. Mënyra më e saktë mund të llogaritet me google earth. Me një foto nga sateliti ndahet çdo segment i bulevardit dhe marzhi i gabimit është shume pak. 1.2% e…

Read More

Protestën e zhvilluar sot nga opozita, Roland Bejko e përshkruan si një “funeral” të PD-së, dhe jo revolucion, sikundër u paralajmërua nga lideri i demokratëve. I ftuar në ABC News, Bejko akuzoi Berishën se po vret PD-në dhe shpresën e shqiptarëve për një alternativë. “Berisha kishte ditë që kishte njoftuar fillimin e revolucionit, në këtë kemi një vit që e kemi dëgjuar, që kur u shpall non grata .Ne sot nuk pamë revolucion, por pamë funeralin e këtij revolucionit. Ky revolucion na përfundoi në instalacion. Ai tha që do të përmbyste Edi Ramën dhe përfundoi te bunker arti me…

Read More

Gazetari dhe analisti Erl Murati, duke analizuar protestën e sotme të thirrur nga Berisha, u shpreh se demokratët që erdhën këtë të shtunë në Tiranë u tradhtuan nga ish-kryeministri. Sipas tij, në momentin që flitet për qëndrese dhe revolucion, simpatizantët nuk mund të mbahen vetëm gjysmë ore para Kryeministrisë, e duke iu bërë “xhiro nëpër Tiranë”. “Njerëzit u thirrën për revolucion dhe pamë që kjo protestë që Berisha e shfryu këtë cunam popullor duke e katandisur në një xhiro të zakonshme që PD bënte kur drejtohej nga Basha. Të paktën nuk pamë që Berisha të drejtonte një revolucion. Kishte një…

Read More

Duke përfituar nga situata e shkaktuar në Turqi pas tërmetit, 40 persona janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë grabitur shtëpitë e dëmtuara në qytetin e shkatërruar të Hatayt. U arrestuan gjithashtu edhe burra që u paraqitën si punonjës humanitarë dhe që vodhën gjashtë kamionë ushqime të dërguara për viktimat e tërmetit. Gjatë kontrollit në automjetet e të arrestuarve janë gjetur stoli, kartela bankare, mijëra lira, 11 mijë dollarë, pistoleta, armë gjahu, telefona dhe kompjuterë. Policia turke iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga keqbërësit që po vjedhin shtëpitë e shkatërruar nga tërmeti.

Read More

Pronari i grupit privat mercenar rus Wagner që është i përfshirë në mënyrë aktive në luftimet në Ukrainë parashikon se lufta në Ukrainë mund të zvarritet për vite me radhë. Yevgeny Prigozhin tha në një intervistë video të publikuar të premten vonë se mund të duhen 18 muaj deri në dy vjet që Rusia të sigurojë plotësisht kontrollin e zemrës industriale lindore të Ukrainës, Donbasit. Ai shtoi se lufta mund të vazhdojë për tre vjet nëse Moska vendos të marrë nën kontroll territore më të gjera në lindje të lumit Dnieper. Deklarata milionerit Prigozhin i cili ka lidhje të ngushta…

Read More

Pamela Anderson ka treguar se ëndrra e saj e fëmijërisë ishte të bëhej murgeshë, por përfundoi si modele e “Playboy”. “Doja të bëhesha murgeshë, ose bibliotekare. Dhe unë mora një rrugë tjetër. Nuk e di se çfarë ka ndodhur”, zbuloi 55-vjeçarja. Pamela vazhdoi të kujtonte sesi pasioni i saj për librat përfundimisht u zhvendos drejt Biblës. “Isha në bibliotekë çdo ditë – çdo ditë isha në kohën e tregimit dhe doja shumë të bëhesha bibliotekare, dhe më pas mendova: “Jo, vërtet dua të bëhem murgeshë”, tha ajo. Bukuroshja e “Baywatch” zbuloi gjithashtu se i vetmi burrë që e trajtoi ndonjëherë…

Read More

Nënsekretari i përgjithshëm i OKB -së për Çështjet Humanitare, Martin Griffiths i bëri thirrje komunitetit botëror që të solidarizohen me viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri. Griffiths vlerësoi reagimin e Turqisë ndaj katastrofës si të jashtëzakonshme dhe përshëndeti guximin e shpëtimtarëve që po punojnë gjatë gjithë kohës duke shpresuar për një të mbijetuar më shumë. “Është fillimi dhe përvoja ime është se njerëzit janë gjithmonë të zhgënjyer në fillim”, tha ai duke iu referuar kritikave ndaj reagimit të autoriteteve pas tërmetit, ndërsa shtoi se ajo që ndodhi në zonën përreth epiqendrës së tërmetit është ngjarja më e keqe e 100 viteve të fundit në rajon.

Read More

Festa e të dashuruarve po afron dhe Luizi ka menduar surprizën që do t’i bëjë Kiarës. Këngëtari tha se ka menduar diçka shumë të bukur dhe se do të bëjë diçka që s’e kanë bërë në asnjë Big Brother. Tea hodhi dyshimet se Luizi do t’i propozojë Kiarës për martesë, megjithatë ai e hodhi poshtë këtë aludim. Ai u shpreh se produksioni vetëm do të filmojë më 14 shkurt dhe se gjërat e tjera do t’i përgatisë vetë.

Read More

Një banesë në fshatin Toç në Memaliaj u përfshi sot nga flakët. Shkak i zjarrit dyshohet se u bë shpërthimi i një bombole gazi. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja në banesë ndodheshin dy të moshuar, por që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Memaliaj/Informacion paraprak Më datë 11.02.2023, rreth orës 16:05, në fshatin Toç, Memaliaj, ka marrë flakë dhe është djegur banesa e shtetasit H. H., rreth 70 vjeç. Dyshohet se flakët kanë rënë nga rrjedhja e një bombule gazi. Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor,…

Read More

Deputetët e Partisë Demokratike janë nisur drejt komisariatit 1 dhe 2 në kryeqytet, pas shoqërimit të tre protestuesve të opozitës. Protestuesit janë ndaluar gjatë tubimit, ndërsa ishte kreu i PD ai i cili i bëri thirrje publike policisë që t’i lirojë. “I kërkoj policisë të lirojë menjëherë luftëtarët e lirisë, çdo cenim i tyre cilido që ta bëjë do të regjistrohet si armik”, u shpreh Berisha.

Read More

Gjermania ka vendosur të pezullojë operacionet e shpëtimit në zonën e goditur nga tërmeti në Turqi. Autoritetet gjermane kanë ardhur deri në këtë vendim për shkak të shqetësimeve për sigurinë. “Gjatë orëve të fundit, situata e sigurisë në rajonin Hatay me sa duket ka ndryshuar. Ka raportime për përplasje mes grupeve të ndryshme. Prandaj, ekipet gjermane të kërkim-shpëtimit, ISAR dhe THW do të qëndrojnë në kampin e përbashkët të ekipeve ndërkombëtare. ISAR dhe THË do të rifillojnë punën e tyre sapo të krijohen kushtet dhe të na informojë AFAD (Agjencia turke për fatkeqësi dhe ndihmë)”, thuhet në deklaratë. Numri i…

Read More