Në Turqinë e gjunjëzuar nga tërmetet shkatërruese, kanë nisur hetimet. Mësohet se janë lëshuar 113 urdhër arreste nga policia për ndërtuesit e pallateve të shembura pas tërmetit të 6 shkurtit, nën akuzën se nuk kanë zbatuar standartet e duhura të ndërtimit. Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Stamboll, Bora Zukali, në një lidhje skype për Report TV tha se në Turqi kishte rreth 453 mijë kontraktorë dhe shumica prej tyre nuk e kanë përfunduar universitetin. Po ashtu ai shtoi mes të tjerash, se pallatet e ndërtuara pas tërmetit të vitit 1999, pavarësisht çmimit të lartë të tyre dhe luksit, janë shembur…
Author: tirana
Ndodh mrekullia në tragjedinë e madhe të tërmeteve. Një vajzë 10-vjeçare u shpëtua në provincën Hatay të Turqisë, 147 orë pasi tërmeti shkatërrues i së hënës goditi rajonin. “Jam shumë pis, më çoni në banjë”, ishin fjalët e para të vajzës.
Të hënën vendi do të jetë në zi kombëtare, në solidaritet me Turqinë. Kuvendi pritet të zhvillojë pasditen seancë plenare, e cila ka në fokus vetëm diskutimet të deputetëve të evidentuara nga takimet me zgjedhësit. Seanca pritet të shoqërohet me debate mes dy kampeve te politikës dhe shkak është përjashtimi i tetë deputetëve të opozitës. Po ashtu opozita pritet të protestojë përpara godinës së pjesë e aksionit të saj të ndërmarrë për nismën për rrëzimin e qeverisë. Berisha ka paralajmëruar se do protestohet me të gjitha format e mosbindjes civile.
Media britanike “Sunday Express”, këtë të dielë është çelur me titullin “Gangsterët shqiptarë rekrutojnë nga vendlindja”. Jon Austin editor i krimeve në këtë gazetë, shkruan se Britania po përballet me një valë të tretë emigrimi të shqiptarëve në shtetin ishullor. “Tashmë grupet kriminale shqiptare të konsoliduara janë duke rekrutuar ushtarët e rinj në vendlindjen e tyre”, thuhet në artikull. “Gjenerata e dytë e kriminelëve shqiptarë në Angli po kthehen në vendin e prindërve të tyre duke tërhequr njerëz të pashpresë për tu bërë pjesë e krimit”,-citohet dr Andi Hoxhaj, pedagog në University College London. ”Ata u ofrojnë udhëtime falas drejt…
Këtë të dielë banorët e Bërxullës janë ngritur në protestë ku kundërshtojnë devijimin e rrugës Thumanë-Kashar, duke argumentuar se shteti më parë duhet të bëjë kompensimin e tokave dhe pronave të tyre në vlerën e tregut. Banorët shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë që projekti të vazhdojë nëse shteti nuk u plotëson tre kushtet e tyre, certifikimin e pronave që kanë, kompensimin me vlerën e tregut dhe informacion mbi projektin e miratuar për t’u zhvilluar. Një prej banorëve tha nëse shteti do t’i kompensonte ata me vlerën e tregut për pronën e tyre, atëherë nuk do të kishte…
Ish-zyrtarja e shtetit Alda Klosi është në burg për pastrim parash dhe fshehje pasuri, dhe mësohet se vihet në sekuestro pasuria e saj. I është vënë sekuestro për një apartament dhe një garazh. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale në DVP Tiranë, në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, sekuestruan pasuri të palujatshme në pronësi të shtetasit A. K., konkretisht një apartament dhe një garazh në rrugën “Kongresi i Lushnjës”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”,…
Tensioni sa vjen e rritet mes Bjellorusisë dhe Polonisë, vendet aleate të Rusisë dhe Ukrainës përkatësisht. Vendimi i Varshavës për të mbyllur një pikë kufitare në Bobrowniki ka nxitur indinjatën e autoriteteve të Minskut, të cilët e cilësuan këtë vendim si “katastrofik”. Në këtë mënyrë, nga shteti bjellorus paralajmëruan pasojat që mund të vijnë: “Veprimet e autoriteteve polake mund të shkaktojnë një kolaps në të dy anët e kufirit”. Me këtë mbyllje, mbeten vetëm dy pika kufitare ende të hapura mes dy vendeve, në një kufi prej më shumë se 400 kilometrash që ndan Poloninë dhe Bjellorusinë. Nga Minsku theksuan…
Kandidati i Partisë Demokratike së Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Laprakës, në Njësinë nr. 11 në kryeqytet. “Ja çfarë kam shitur, 10 mijë lekë të vjetra gjobë nga bashkia”, ka treguar një ambulantëve, i dëshpëruar për shkak të ndëshkimit. “Ja shpëtova këtë radhë, po nesër? Unë një pension të vogël kam. Çfarë t’i bëj shtetit? Fshihem si miu. Kam dalë që në 8 të mëngjesit. Rri 4 a 5 orë për 2 mijë lekë. Kam urdhër më thonë”, tregoi një tjetër. “Një herë shesim, një herë jo. Vjen…
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar ashpër këngëtaren Rihanna, kjo në prag të performancës së saj në spektaklin e pushimit të ndeshjes së SuperBowl. Ai shkroi në rrjetin social “Truth Social”: “Pa stilistin, ajo do të ishte një hiç. Nuk ka asgjë të mirë dhe NUK KA TALENT!”. Rihanna do të kthehet në skenë pas 7 vitesh dhe duket se Donald Trump ka pritur këtë rikthim që t’i kundërpërgjigjet këngëtares së famshme për deklaratat që ajo ka bërë në vitin 2019. Në një intervistë për revistën “Vogue”, Rihanna e quajti Trumpin “njeriun më të sëmurë mendërisht në Amerikë”.
Kryeministri Edi Rama bën me dije se këtë të dielë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se Ura e Klosit është drejt përfundimit. Sipas Ramës, me zgjerimin e saj dhe montimin e trarëve do jetë e hapur për lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve më e sigurt dhe funksionale se më parë. “Po i jepet dora e fundit punimeve në Urën e Klosit, ku tashmë me zgjerimin e saj dhe montimin e trarëve do të jetë e hapur për lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve, shumë më e sigurt dhe funksionale se më parë”, njoftoi Rama.
Real Madrid vazhdon të fitojë trofe. I fundit u arrit pas suksesit 5-3 në finalen e Botërorit për Klube ndaj Al Hilal, që ishte edhe trofeu numër 31 i epokës Florentino Perez. “Los Blancos” numërojnë pesë triumfe ë Botërorin për Klube (tetë nëse marrim parasysh edhe ato të fituara para ndryshimit të formatit, duke llogaritur edhe Kupën e vjetër Ndërkontinentale). Feston edhe Toni Kroos, i cili ka vendosur një rekord të veçantë. Mesfushori gjerman u shpall kampion bote për herë të shtatë gjatë karrierës së tij fantastike. Pesë herë me Realin, njëherë me Bayern Munchen (2013) dhe njëherë tjetër me…
Një ditë pas protestës para Kryeministrisë, Sali Berisha thotë se do të vijojë me protestat për të sjellë revolucionin. Ai ka ndarë këtë të dielë një video nga protesta, ku dhe shkruan se ditën e nesërme do të mblidhen sërish në protestë përpara Kuvendit.