Author: tirana

Vllaznia feston fitoren 0-1 ndaj Tiranës në Shkodër, në ndeshjen e luajtur për Superligën. Episodi që vendosi ndeshjen do vinte në minutën e 50-të, kur Balaj pengohet dhe arbitri vendosi penallti. Nga pika e bardhë nuk gaboi Herald Marku, i cili zhbollokoi sfidën. Ekipi i Mirel Josës qëndroi mirë në prapavijë dhe ia doli të ruante avantazhin, pavarësisht presionit të kundërshtarve. Shkodranët renditen në vendin e dytë me 34 pikë, 3 pikë më pak se bardheblutë. Erzeni dhe Teuta barazuan 1-1. Fillimisht realizoi ekipi i Martinit me Kallakun me penallti, ndërsa Vitor Leao vendosi përfundimisht ekuilibrat në fund.

Read More

Kristi, Olta dhe Armaldo biseduan për marrëdhënien e ditëve të fundit, mes Kiarës dhe Luizit. Sipas Kristit, Kiara është shkëptur nga Luizi dhe kjo gjë është vënë re ditët e fundit, kur Keisi u bë pjesë e shtëpisë. Ai dhe Olta mendojnë se Kiara është bërë xheloze për mënyrën sesi Luizi është sjellë këto ditë me Keisit. Por, Maestro mendon ndryshe. Ai tha se nuk ka lidhje fare xhelozia, pasi nuk mundet që një njeri të bëhet xheloz kaq shpejt, kur ajo vetëm një ditë kishte që kishte hyrë në shtëpi. Armaldo tha se e gjitha ka qenë për lojë…

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 243 testime të kryera, 12 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID, ndërsa në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë. Njoftimi i plotë: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 243 testime, ka 12 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit 12 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me familjen e tij ka vizituar ditën e sotme qytetin e bukur të Prizrenit. Me anë të një postimi Rama shprehet se njerëzit kanë një energji shumë të mirë ngado i hedh sytë. Kryeministri shton se historia e shqipëria bashkëjetojnë në ajrin që thith. “Prizreni të jep përherë një kënaqësi të posaçme; historia e shqiptaria bashkëjetojnë në ajrin që thith dhe njerëzit kanë një energji shumë të mirë ngado i hedh sytë”, ka shkruar ai në Facebook.

Read More

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesusis, i cili ka vizituar Sirinë pas tërmeteve vdekjeprurëse që tronditën vendin ka dhënë një konferencë shtypi mbi situatën. Ai ka deklaruar se rreth 110 ton furnizime mjekësore janë dërguar në zonat e prekura në Siri dhe një fluturim tjetër është planifikuar të arrijë sonte me më shumë furnizime të tjera, ndërsa ka shtuar se OBSH është e përkushtuar për të mbështetur popullin sirian. Paneli i zyrtarëve të OBSH-së më pas është pyetur për numrin vdekjeve në Siri, për të cilin Dr Rick Brennan, drejtori rajonal i urgjencës i organizatës, tha se…

Read More

Prokurorët belgë kanë ngritur akuza ndaj një eurodeputeti tjetër të PE, Marc Tarabella, për korrupsion në një skandal që ka tronditur Parlamentin Evropian, njofton e përditshmja belge ‘Le Soir’. Zoti Tarabella, një socialist belg, u arrestua të premten. Le Soir citon prokurorët të thonë se ai u akuzua për korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Avokati i zotit Tarabella, Maxime Toller, tha se gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet belge, klienti i tij mohoi të ketë kryer shkelje. Skandali i ashtuquajtur Katargate filloi dhjetorin e kaluar kur autoritetet akuzuan katër persona të lidhur me Parlamentin Evropian –…

Read More

Pavarësisht nëse gërhitni ose dikush po gërhit pranë jush, me shumë mundësi do të zgjoheni të lodhur dhe të irrituar çdo mëngjes. Por ka shumë zgjidhje natyrale dhe ndryshimi i disa zakoneve mund të jetë i mjaftueshëm për ju dhe familjen tuaj që më në fund të zgjoheni të përgjumur. Rregulloni peshën e trupit tuaj Njerëzit mbipeshë kanë dy herë më shumë gjasa të gërhasin gjatë natës sesa njerëzit me peshë normale. Shpjegimi është shumë i thjeshtë: njerëzit obezë kanë yndyrë të tepërt në zonën e qafës, e cila ngushton rrugët e tyre të frymëmarrjes dhe shkakton gërhitje. Me fjalë…

Read More

Kombet e Bashkuara dënuan dështimin për të ndihmuar rajonet e Siris, teksa paralajmëruan se numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri, që ka arritur në mbi 33.000 mund të dyfishohet. “Deri më tani, kemi parë dështim për të ndihmuar banorët në veriperëndim të Sirisë. Ata me të drejtë ndihen të braktisur. Ata po presin ndihmën ndërkombëtare që ende nuk ka ardhur”, tha shefi për ndihmë i OKB-së, Martin Griffiths. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë një bebe shtatëmuajsh dhe një vajzë adoleshente nga rrënojat të dielën, teksa Griffiths ka vizituar Turqinë dhe më pas Sirinë më 12…

Read More

Futbollisti i famshëm spanjoll e tradhtoi yllin kolumbian të popit me të 23-vjeçaren, Clara Chia Marti, e cila në atë kohë punonte në kompaninë e tij. Pasi gjithçka u bë publike, Shakira ka reaguar mjaft dhunshëm, ndaj i ka kushtuar një këngë hakmarrjeje ish-bashkëshortit. Por Pique u kundërpërgjigj menjëherë. Ndërkohë të dy po vazhdojnë “luftën” publikisht.Mirëpo, së fundmi, një lajm po bën xhiron e rrjetit, thuhet se Clara është shtatzënë dhe Pique do të bëhet sërish baba. Mirëpo, së fundmi, një lajm po bën xhiron e rrjetit, thuhet se Clara është shtatzënë dhe Pique do të bëhet sërish baba. Gjithçka…

Read More

Ervina Kotolloshi, e njohur për rolin e “Ponjës” në Portokalli, u largua nga Shqipëria në kulmin e karrierës së saj dhe jeton prej vitesh në Paris. Atje kreu masterin dhe doktoraturën, ndërsa aktualisht jep mësim në një universitet në kryeqytetin francez. Ervina ka qëndruar larg intervistave dhe vëmendjes publike për kaq shumë kohë por sot ajo dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi arsyen e largimit nga Shqipëria. Aktorja e humorit tregoi se vendimi për t’u larguar erdhi kur humbi mamanë e saj pas një aksidenti tragjik që pësoi. “Ishte një vendim që më është dashur kohë…

Read More

Luizi, Olta, Kristi dhe Maestro u dënuan mbrëmjen e djeshme nga “Vëllai i Madh” pasi të katërt diskutuan nominimet. Ato do të qëndrojnë në një burg brenda shtëpisë së BB deri të martën. Pas spektaklit Luizi u ka propozuar një plan që të dalin më herët nga aty. Sipas tij, nëse rrinë të katërt pa folur atëherë do i nxjerrin sonte në darkë. Luizi: A e dini se nëse rrimë pa folur na nxjerrin nesër në darkë? A rrini dot ju? Kristi: Ti e gjete ti, të rrish ti pa fol?? Luizi: Të njëjtën gjë bëra me Efin, prandaj na…

Read More