Author: tirana

Fqinjës e 60-vjeçarit, i cili humbi jetën një natë më parë në Shkodër për shkak të zjarrit që përfshiu banesën, thonë se ambulanca kishte mbërritur me vonesë. Fqinjët thonë se gruaja e tij kishte pësuar djegie të mëdha dhe më pas është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës, Senad Hallunaj, ka deklaruar se ambulanca ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për 7 minuta pas marrjes së njoftimit nga zjarrfikësit. Hallunaj deklaroi se koha optimale është 5-10 minuta nga marrja e njoftimit “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, njoftimi ka qenë në orën…

Read More

Louis Vuitton është një nga brendet më të njohura në botë, dhe ikonë e modës franceze. Këtë vit i ka besuar drejtimin artistik të linjës mashkullore, këngëtarit dhe producentit amerikan Pharrell Williams. Posti i drejtorit artistik kishte mbetur bosh nga viti 2021, kur kishte humbur jetën stilisti Virgil Abloh, një personazh kyç i suksesit bashkëkohor të LV. Nuk është një risi absolute për Williams, i cili ka bashkëpunuar me sukses me shtëpinë e modës franceze nga viti 2004, por edhe me emra të tjera si Moncler dhe Adidas, dhe që në 2005 revista e modës Esquire e ka cilësuar si…

Read More

Një tjetër shtëpi bari është zbuluar nga Policia. 3 persona kanë rënë në pranga pasi kanë përshtatur një vilë 3 katëshe në “shtëpi bari” në Fier. Në pranga kanë rënë Erjon Marini alias Xhevair Gashi, Klajdi Gremi dhe Behar Fata. “Me anë të llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Vihen në pranga edhe faturisti dhe elektricisti i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës””,-informon Policia e Fierit. Njoftimi i plotë Fier/Kontrolle intensive nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në terren dhe në banesa në ambientet e…

Read More

Këtë të mërkurë, Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon një protestë marshim kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Protesta është planifikuar të mbahet nga ora 16:00, duke nisur nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë. “Parlamenti Studentor përmes email-it ka ftuar menaxhmentin e Universitetit të Prishtinës, Senatin e Universitetit, parlamentet studentore të universiteteve publike, organizatat studentore, Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, partitë politike përfshirë edhe ato të komuniteteve joshumicë, komunat e Kosovës, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet joformale për t’ju bashkuar marshit kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe që do të organizohet…

Read More

Rasmus Højlund është “xhevahiri” i ri i Atalantës. Danezi u ble për 17 milionë euro nga Sturm Graz në gushtin e kaluar dhe sot vlera e tij në treg është dyfishuar. Pas Botërorit, 20-vjeçari është bërë titullar i padiskutueshëm i ekipit italian dhe kanë nisur krahasimet e tij me Erling Haaland. “Ngjan me Haaland, por mua më pëlqen më shumë Hojlund sesa Haaland”, shprehet ish-futbollisti Antonio Cassano. Trajneri i Atalantës, Gasperini, thotë: “Karakteristikat janë shumë të ngjashme, sidomos kur përshpejton. Është i shpejtë, i bën 100 metrat për 11 sekonda. Për shtatlartësinë e tij, ka një frekuencë hapash të pabesueshme.…

Read More

Nga kontrollet e Policisë së Vlorës, veçanërisht në zonat me risk, në një çantë u gjet një sasi tritoli dhe disa granata. Policia sqaron se çanta e braktisur prej 30 kallëpësh me tritol, 4 granata dore dhe 2 ndezës granatash i përkisnin një personi i cili nga frika e efektivëve e kishte lënë çantën me lëndë plasëse në një shtëpi të braktisur. Njoftimi i Policisë Në kuadër të kontrollit të territorit, rritjes së efektivitetit të punës së strukturave dhe inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë vijuar me kontrollet e imtësishme në territor, në qytetin e Vlorës, veçanërisht…

Read More

Fenomeni Luiz Ejlli ka bërë që të gjithë shqiptarët kudo që të ndodhen, ta duan dhe të shikojnë çdo veprim të tij brenda shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 2”. Në ditën e Shën Valentinit, “Top Channel” publikoi këngën që këngëtari Luiz Ejlli shkroi brenda shtëpisë për Kiarën dhe ”Me Ty” ka thyer çdo rekord të çdo artisti. Kënga ka marrë 1.6 milion shikime në kanalin Youtube pa shënuar ende 24 orë nga publikimi. Kënga me ”Me Ty” është edhe një rikthim i tij si këngëtar pas shumë vitesh mungesë në muzikë. Kliko ”Watch on YouTube” për të dëgjuar këngën.

Read More

Në tragjedinë e madhe, ka edhe pakëz dritë dhe shpresë për të gjetur të mbijetuar. Një grua 77-vjeçare u nxor nga rrënojat në qytetin Adiyaman, duke mbijetuar në mënyrë të habitshme pas 212 orëve e bllokuar. Fatma Gungor u nxor e gjallë nga rrënojat e një blloku apartamentesh shtatëkatësh në qytetin Adiyaman gjatë natës. Të afërmit e saj përqafuan ekipin e shpëtimit, të përbërë nga personel ushtarak dhe anëtarë të autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive AFAD. Nëntë të tjerë u shpëtuan nga rrënojat të martën, tetë ditë që nga goditja e tërmeteve fillestare.

Read More

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të mërkure e ka nisur me një video të projektit për Spitalin e Kardiokirurgjisë. Rama ka bërë me dije se do të jenë 4 salla operacioni me infrastukturë moderne dhe pajisje të teknologjisë së lartë. Po ashtu do të ketë terapi intensive me standarde bashkëkohore ndërsa sipërfaqja e ndërtimit do të jetë 4203 metra katror. “MIRËMËNGJES dhe me projektin që do të nisë shumë shpejt për Spitalin e Kardiokirurgjisë, i cili do t’i shtohet zinxhirit të shërbimeve të rilindura shëndetësore të QSUT, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Mbrëmë në Prime u shënuan momente të larmishme. Pas emocioneve të forta nga supriza e Luizit për Kiarën me këngën “Me Ty” si dhuratë për Shën Valentinin, një lojë me makarona u bë nga Vëllai i Madh. Shorti bëri bashkë Oltën me Luizin dhe u “puthën” në buzë. Si kundërshtarë në lojë, kjo situatë shkaktoi shumë të qeshura. View this post on Instagram A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Read More

Dashi Në dashuri do të jetë më mirë nga muaji mars ku Venusi është kthyer në favor dhe ofron shumë mundësi. Në punë ka ardhur koha të qëndroni të qetë dhe të shmangni konfliktet me të tjerët. Demi Hëna është disonante, kështu që nuk është një ditë ideale për marrëdhënie. Në punë ka lajme të mira, sidomos nga pikëpamja ekonomike. Çdo projekt i ri duhet vlerësuar me qetësi. Binjakët Hëna është në anën tuaj dhe do të shkojë veçanërisht mirë nëse keni të bëni me dikë të shenjës së Luanit. Në punë ka pak konfuzion edhe nëse tranziti i merkurit…

Read More

Këtë të mërkurë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në relievet malore dhe prani të mjegullës në Verilindje dhe Juglindje përgjatë luginave të lumenjve. Temperaturat minimale do të luhaten -4- 6 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rritje 8-12°C në veri, 14 -17°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë e lehtë me drejtim jug-perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe në brigjet e detit Adriatik dhe dallgëzim të forcës 1-2 ballë në det të hapur.

Read More