Me rastin e Shën Valentinit, Luiz Ejlli i dedikoi një këngë Kiarës. “Me ty”, ka shkuar më shumë se 1.8 milion klikime në Youtube, dhe kjo pa kaluar 24 orë nga publikimi, që do të thotë se populli ka qenë kurioz dhe e ka pëlqyer në masë këtë këngë e krijuar brenda shtëpisë. Shumë të tjerë kane qenë kuriooz se si e ka pritur Butrinti surprizën e Luizit ndaj Kiarës. Butrint Imeri ka ndarë një foto në rrjete sociale duke shkruar me ironi “Gëzuar Shën Valentinin”. Por reagimi i Butrintit tregoi shumë. “Gëzuar Shën Valentinin”, shkroi ai duke e shoqëruar…
Author: tirana
Një tjetër rast dhune nga uniformat e Policisë së Shtetit drejt qytetarëve është shënuar, këtë herë në Pogradec. Në pamje shfaqet një oficer policie, Gjergji Riza, i cili dhunon një qytetar të identifikuar si Ervin Norolla duke e goditur në ambjentet e një pallati. E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese. Nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin. Sipas informacioneve kofidenciale, bëhet me dije se Drejtoria e Përgjithshme e ka pezulluar fillimisht oficerin i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. Thuhet se efektivi ka…
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka folur këtë të mërkurë në seancën paraprake për inceneratorin e Fierit. Gjatë fjalës së tij, ai e ka cilësuar kallëzimin nga Monika Kryemadhin si të çmendur. Koka nuk nguroi as të tregojë se i ka shërbyer vendit me besnikëri dhe në përputhje me ligjin. “Si mundet një prokurori të marrë për bazë kallëzimin e një të çmendure si Monika Kryemadhi dhe t’i mjaftojë për të arrestuar qytetarë të pafajshëm. Unë i kam shërbyer këtij vendi me besnikëri dhe në përputhje me ligjin. Mirë unë që u dogja dhe do dënohem po gjykata duhet të…
Champions League vijon sonte në mbrëmje me dy ndeshje të tjera interesante. Vëmendja do të jetë te dueli mes Dortmund dhe Chelsea. Verdhezinjtë nuk njohin asnjë humbje apo barazim në këtë vit, por vetëm fitore. Nga ana tjetër, “Blutë e Londrës” kanë bërë ndërhyrje të shumta në merkato, por rezultatet nuk është se janë të duhurat deri më tani. Djemtë e Potter, do të kërkojnë të shfaqin sonte në Champions League një “fytyrë” tjetër nga ajo e Premier League. Në Belgjikë, Benfica vjen nga një atmosferë e mirë në këtë takim. Skuadra nga Lisbona, kryeson në kampionatin portugez dhe mbi…
Pas më shumë se tetë vitesh në pushett, Nicola Sturgeon do të japë dorëheqjen si kryeministrja e Skocisë. Liderja e Partisë Kombëtare Skoceze pritet të bëjë njoftimin në një konferencë shtypi të organizuar në Edinburg. Nuk mendohet se largimi i saj do të jetë i menjëhershëm, pasi duhet të zgjidhet pasardhësi që do e zëvëndësoj.
Në seancën e kësaj të mërkure, gjyqtarja Flojera Davidhi ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për bashkimin e dy dosjeve për inceneratorët, atë të Fierit dhe Elbasanit. Kjo kërkesë është rrëzuar më herët edhe nga gjyqtarja Rudina Palloj, që po gjykon seancën paraprake për djegësin e Elbasanit. Për seancë ishin të pranishëm edhe ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, që përmes avokatëve të tyre paraqitën pretendimet për akuzat e ngritura nga SPAK-u. Dje gjykata vendosi shtyrjen e seancës paraprake edhe për inceneratorin e Elbasanit. Vendimi nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim do të merret në 21…
Armando Broja është një nga futbollistët më të përfolur në Angli në sezonet e fundit për shkak të përformancave të tij veçanërisht kur ishte në formë huazimi te Southampton. Ylli i Chelsea tanimë ka zënë vend edhe në rrugët e Londrës. 21-vjeçari është kthyer në një simbol të Bluve, duke qenë tanimë edhe në rrugët e kryeqytetit. “Krenaria e Londrës”, thuhet në një poster me imazhin e Armando Brojës. Duket se Broja tanimë ka një arsye më shumë për t’u rikthyer më i fortë në sezonin e ri. Kujtojmë se sulmuesi është dëmtuar në një miqësore kundër Aston Villës dy…
Khloe Kardashian – më parë ka pranuar se ka përdorur filtra për të rregulluar fotot e saj. Influencuesja mori vlerësime nga ndjekësit e saj teksa ngarkoi në Instagram një seri fotosh ‘të paedituara’ të celulitit të saj. Në foto, 38-vjeçarja Khloe pozon me bikini të vogla gri. Në foto e shohim duke u dalluar për barkun e sheshtë, ndërkohë që edhe pse shkrepjet janë relativisht larg, celuliti në të pasmet e saj është i dukshëm. Motra e saj më e vogël, Kendall Jenner, mori detyrën e fotografes. “Kur motra jote i njeh këndet e tua,” shkroi Khloe në mbishkrim dhe…
Kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në Facebook njoftoi se së shpjeti nisin punimet për rikonstruksionin e Urës s Zogut mbi lumin Mat. :Gati të nisim nga puna për të rilindur Urën e Zogut mbi lumin Mat, monument kulture. Tashmë projekti i hartuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka marrë dritën jeshile nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale për ndërhyrjen në këtë objekt,”- shkruan Rama.
Ngritja në këmbë e një biznesi, është një sipërmarrje e nxitur nga dëshira dhe pasioni për t’u rritur si individ, por mbi të gjitha për të patur të ardhura të qëndrueshme. Sigurisht, nuk është e lehtë diçka e tillë, pavarësisht karakterit këmbëngulës apo vullnetit të mirë. Kjo iniciativë, nuk shoqërohet me manual këshillash që premtojnë sukses. Por, nëse je i vetëdijshëm se ka gjithmonë hapësira ku i kushtohet vëmendje e veçantë lehtësimit të procedurave, dhe se e rëndësishme është të përfitosh prej tyre, padyshim që je në rrugën e duhur. Posta Shqiptare ndodhet krah gjithkujt që ka një biznes të…
Suksesi i Milan përballë Tottenham ka pushtuar faqen e para në të përditshmet italiane: “Champions ndez kampionët e Italisë, çerekfinalet më pranë”, shkruan Corriere dello Sport duke shtuar: “Brahim me prepotencë, Milan thyen Tottenham dhe ëndërron”. “Natë e madhe në San Siro. Goli i spanjollit dhe një mbretje super i japin suksesin Milan”, shkruan La Gazzetta. Atmosfera është ndryshe në të përditshmet angleze, zhgënjimi është i madh për këtë humbje të Tottenham: “The San Zeroes”, shkruan Daily Mail, duke iu referuar fazës ofensive të Tottenham, por ka akoma shpresë për ndeshjen e kthimit. The Telegraph përzgjodhi imazhin e Harry Kane,…
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, Ilirjan Celibashi foli për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit, dhe tha se do të presin se çfarë vendimi do të japë Gjykata e Apelit në datën 3 mars. “Ka vetëm një PD, e cila nëse do të plotësojë kushtet për t’u regjistruar do të regjistrohet. Në dijeninë time ka vetëm një PD. Në momentin që do të paraqitet kërkesa për regjistrim do të vlerësojmë dokumentacionin bashkëshoqërues të kërkesës për regjistrim dhe do të vlerësojmë cilësitë e personave që paraqesin kërkesë për t’u regjistruar. Besoj në datë 3 gjykata do të vendosë…