Armando Broja është një nga futbollistët më të përfolur në Angli në sezonet e fundit për shkak të përformancave të tij veçanërisht kur ishte në formë huazimi te Southampton. Ylli i Chelsea tanimë ka zënë vend edhe në rrugët e Londrës. 21-vjeçari është kthyer në një simbol të Bluve, duke qenë tanimë edhe në rrugët e kryeqytetit. “Krenaria e Londrës”, thuhet në një poster me imazhin e Armando Brojës. Duket se Broja tanimë ka një arsye më shumë për t’u rikthyer më i fortë në sezonin e ri. Kujtojmë se sulmuesi është dëmtuar në një miqësore kundër Aston Villës dy…
Author: tirana
Jens Stoltenberg pritet të vizitojë nesër Turqinë. Gjatë vizitës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të përcjellë mbështetjen e aleancës ushtarake për Turqinë në sfondin e tërmetit. Ai do të zhvillojë bisedime me Presidentin e Republikës së Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, gjithashtu do të diskutojë edhe anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Ish-futbollisti i njohur, Ricardo Kaka, është bërë baba për herë të katërt. Bashkëshortja e tij, modelja braziliane, Carol Dias ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë së bashku. Çifti janë bekuar me një vajzë, të cilën e e kanë pagëzuar me emrin, Sarah. “13.02.23 lindi Sara. Faleminderit Zot për këtë bekim”, ka shkruar modelja krahas fotove të vogëlushes së porsalindur në Instagram. View this post on Instagram A post shared by Carolina Batista Leite (@diasleite)
Udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës do të “bëjnë kompromise të vështira” për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilat do të sjellin siguri dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, tha sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, përmes një letre drejtuar Serbisë me rastin e Ditës së Shtetësisë, më 15 shkurt. “Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për…
Sali Berisha ka përshëndetur autoritetet italiane, pasi ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, iu dha azil politik. Kreu i PD tha se Llalla u sanksionua pasi “guxoi të denoncojë kompanitë e Sorosit dhe Rex Tillersonit”. Më tej shtoi se u bën thirrje autoriteteve italiane të ndërmarrin një hetim për rastin e ish-prokurorit të përgjithshëm. “Së fundmi dua të përshëndes autoritetet italiane, të cilat i dhanë azil politik, Adriatik Llallës, Prokurorit të Përgjithshëm. Unë nuk them se Llalla ishte një prokuror i fortë apo pa të meta, por shqiptarët duhet ta dinë se Adriatik Llalla u sanksionua sepse guxoi të denoncojë kompanitë…
Këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe korrupsionit u zhvillua gjyqi ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Gjatë seancës, vetë Koka ka hedhur dyshime për proces të parregullt gjyqësor ndaj tij, dhe ka kërkuar nga gjykata të mos dënojë njerëz të pafajshëm. Pas deklarimeve, ish-ministri është larguar nga salla për shkak të problemeve shëndetësor. “Mirë unë që u dogja dhe do dënohem, po gjykata duhet të qëndrojë me dinjitet dhe mos të arrestojë njerëz të pafajshëm”, tha Koka.
Sekuestrohen pasuritë e Ervis Martinaj, i konsideruar si ish-mbreti i lojërave të fatit. Lëvizja e autoriteteve ka ardhur më shumë se gjashtë muaj pas zhdukjes së Martinajt, teksa ende nuk dihet nëse është gjallë apo është vrarë. Urdhri për këtë aksion është firmosur nga A.Dumani, D.Musabelli, B.Dibra. Aksioni është përqëndruar në Lezhë dhe Fushë Kuqe, raporton BW, ndërkohë që në përfundim të tij do të bëhet edhe bilanci i pronave të sekuestruara.
Pas publikimit të videos ku shfaqet oficeri i Policisë së Pogradecit, Gjergji Riza duke rrahur të riun Ervin Norolla në ambientet e një pallati, mësohet se Riza është pezulluar nga detyra në Drejtorinë Vendore të Policisë të Korçës. Ngjarja ka ndodhur dy javë dy javë më parë dhe i riu në video është arrestuar prej disa ditësh për përdorim dhe shitje narkotikësh. Ervin Norolla është arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe ndodhet në burgun e Drenovës, ndërsa Policia i gjeti 50 gramë heroinë. Ndërkohë që hetimet do të vijojnë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore.
Imami i xhamisë Dine Hoxha, Ahmed Kalaja dhe Pastor Akil Pano kanë pozuar bashkë në një selfie pasi kanë konsumuar së bashku kafen e mëngjesit. Foton e ka postuar në rrjetet sociale Kalaja i cili shkruan se pati një takim të këndshëm me pastorin në mëngjes ku nuk munguan bisedat gazmore. Ata japin mesazhin e harmonisë fetare dhe urojnë mbarësi për këtë ditë të muajit shkurt. Përshkrimi i Kalasë në Facebook: Kafe mëngjesi e pas kafes erdhi momenti i selfijes. Pastori:- Jo mos e hiq se ska nevojë!Imami:- Jo, jo do e heq!Pastori:- Po pse?!Imami:- Mos del ti më bukur! Më…
Çifti, të cilët u takuan gati 20 vjet më parë dhe u martuan në dy ceremoni verën e kaluar, festuan ditën e parë të Shën Valentinit si çift i martuar. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vendosën të bënin tatuazhe të ngjashme dhe padyshim që ne i gjetëm ato të lezetshme, aq e zakonshme sa është kjo taktikë. Në një postim të ri, Lopez ka publikuar momente me Affleck, teksa ka zbuluar tatuazhet e reja të përbashkëta, të cilat i kushtoheshin lidhjes së tyre. “Angazhim”, ka shkruar ylli latin i fotos, së bashku me një emoji infinity. “Gëzuar ditën e Shën Valentinit dashuria ime”, shtoi JLo, duke…
Kreu i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen me grupin e tij në selinë blu, ka paralajmëruar se edhe nesër do të jetë bashkë me mbështetësit e tij për të protestuar para Parlamentit. Nga ana tjetër, ai tha se është përjashtuar një tjetër grup deputetësh nga seanca pasi kryeministri Edi Rama do jetë nesër në Kuvend. “Nesër do të jetë dita e betejës. Çdo ditë, çdo betejë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Sot ata për turpin e tyre marrin përsipër të përjashtojnë dhe një grup tjetër tonë nga parlamenti sepse nesër Edi Rama, pas 1 muaji vendos të shkojë në sallën…
Pas videos rivale ku oficeri i policisë Gjergji Riza dhunon një qytetar, mësohet se rreth dy javë më parë i është montuar tritol te shtëpia dhe dyshonte se mund t’ia ketë vene pikërisht ky person me të cilin shihet në video duke e rrahur. Sidoqoftë, tritoli i vënë në banesën e tij nuk është raportuar si ngjarje. Ende nuk kemi asnjë konfirmim nga Policia e Shtetit mbi situatën dhe video që po bën xhiron e rrjetit.