Author: tirana

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj, nga ceremonia e fillimit të punimeve për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, komentoi edhe protestën e opozitës para Parlamentit, duke e cilësuar si të degraduar dhe zhgënjyese. “Kur pashë pamjet e asaj proteste me fishkëllima e ulërima, të bësh një teatër fëmijësh të duket një punë shumë serioze. Kur shikon se si të rriturit kanë degraduar, si një pjesë e politikës ka degraduar, më duket shumë më serioze biseda sot për një teatër kukullash e një teatër fëmijësh se sa disa nga ata që kinse peshohen në gravitetin e seriozitetit dhe në fakt zhgënjejnë…

Read More

Amerikani Lamar Johnson, i cili vuajt 28 vjet në burg për një vrasje që ai gjithmonë e mohonte, është liruar pas një vendimi të gjykatësit David Mason. Gjykatësi tha se ai veproi pasi dy dëshmitarë kishin ofruar “prova të qarta dhe bindëse” se Johnson ishte i pafajshëm. Pas shpalljes së vendimit, 50-vjeçari u emocionua, ndërsa mbështetësit e tij filluan të brohoritnin. “Kjo është dërrmuese,” tha zoti Johnson, pasi doli nga salla e gjyqit. Johnson akuzohej për vrasjen e Marcus Boyd në vitin 1994. Ky i fundit u qëllua për vdekje nga dy persona të maskuar në verandën e përparme të…

Read More

“Ato ishin dy motra, njëra 7 vjeç dhe tjetra 10, të cilat prindërit e tyre i kishin regjistruar në një video në profilin e tyre në Tik-Tok teksa pyeteshin me humor “sa bëjnë 7 herë 5”. Në momentin kur njëra prej motrave gabonte me përgjigjen, tjetra reagonte duke e goditur lehtë me shuplakë. Kjo video ishte marrë dhe nxjerrë nga konteksti, për t’u qarkulluar më pas në një faqe tjetër me ndjekës të shumtë”. Borjana Dine, psikologe e Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve, CRCA, thotë se kjo është një nga historitë e shumta të denoncuara në platformën “Isigurt.al” gjatë…

Read More

Një 50-vjeçar nga Vlora është vënë nën hetim nga policia, pasi po drejtonte një autobus, brenda të cilit u gjetën gjatë kontrollit disa kuti me shishe vere. Policia bën me dije se vera ishte futur kontrabandë në vendin tonë. Njoftimi i policisë Port Vlorë/Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Goditet një tjetër rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohet një sasi vere, procedohet…

Read More

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen se kanë kryer 15 vjedhje banesash në zona të ndryshme të Italisë. Mediet italiane raportojnë se shënjësjtrat e shqiptarëve ishin vilat dhe rezidenca të marrë me qira nga të huaj në zonat Luça dhe Versilia. Gjatë hetimeve autoritetet kishin mbajtur nën vëzhgim edhe makinat me të cilat lëviznin autorët e dyshuar, ku edhe kanë zbuluar se në shënjestër ishin përkatësisht zonat si Massarosa, Seravezza, Forte dei Marmi dhe Luça, apo zonat kodrinore të Pieve Santo Stefano.

Read More

Donaldi mund të mos jetë treguar dhe aq romantik me dhuratën që mendoi t’i bënte Borës këtë “Shën Valentin”, por me siguri moderatorja ka qeshur shumë me veprimin e tij. Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, ai ka zbuluar dhuratën e menduar prej tij. “Dhurata ime për këtë Shën Valentin ishin çorapet e mia. Ajo u surprizua shumë kur e mori vesh që dhurata ka qenë gjithë kohës në shtëpi, 2 sirtare larg. Të dua shpirt”, shkruan Donaldi me humor.

Read More

Ish-kreu i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, thotë se Sali Berisha nuk po lejon hetimin e çështjes së ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, por po e përdor këtë situatë për interesin e tij. i ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, Haklaj, tha se Berisha po tenton t’i bëjë presion SPAK, që ka në duar, dosje të rëndësishme të tij, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve politikë. “Sipas Berishës, ai ka të drejtë të bëjë kompromis me këdo, por të tjerët me askënd. Nuk ka revolucion me ftesa. Berisha nuk po lejon transparencën e kësaj çështjeje. Berisha po e përdor këtë situatë…

Read More

Gjatë ditës së djeshme është publikuar kënga “Me Ty”, e sjellë nga Luiz Ejlli si një dedikim për Kiarën në ditën e “Shën Valentinit”. Dyshja kanë arritur të bëjnë për vete shumë shqiptarë, e kjo vërehet edhe në bazë të klikimeve në platformën “Youtube”. Brenda 24 orëve, kënga ka arritur të mbledhë më shumë se 2 milionë klikime.

Read More

Ilir Meta iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e nesërme para Parlamentit. Kryetari i Partisë së Lirisë beson se revolta popullore nuk do të ndalet deri në largimin e plotë të Ramës nga pushteti. “Revolta popullore është më e vendosur se kurrë dhe nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës, i cili kërkon të asgjësojë edhe Kuvendin, sepse kërkon të shuajë llogaridhënien, pluralizmin dhe opozitën”, thuhet në videon e publikuar nga Meta. Reagimi i Metës: Kuvendi nuk mund të jetë kurrë një zyrë noteriale për korrupsionin e Kryeministrit në largim. Prandaj nesër, në ora…

Read More

Një grua 42-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat, 222 orë pasi tërmeti i fortë goditi goditi Turqinë dhe Sirinë. Sipas mediave turke gruaja u nxor nga rrënojat e një godine në qytetin Kahramanmaras, aty ku ishte dhe epiqendra e tërmetit. Ekipet e shpëtimit thanë se gruaja e shpëtuar është Melike Imamoglu. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi të martën se më shumë se 35 mijë njerëz kanë vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit të javës së kaluar, duke e bërë atë fatkeqësinë më vdekjeprurëse që nga themelimi i vendit 100 vjet më parë. Ndërsa numri i të vdekurve…

Read More

Policia e Durrësit ka vënë në pranga sot një 68-vjeçar me iniciale Dh.R. Një ditë më parë, duke drejtuar automjetin e tij, përplasi për vdekje një grua. Viktima, identiteti i të cilës nuk është bërë publik, humbi jetën në vend. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase rreth moshës 30 – 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, e cila për pasojë, ka humbur jetën.”

Read More

“Jo vetëm gratë, por edhe burrat, që janë të siguruar dhe kanë të drejtën e përfitimit të lejes së lindjes. Por kjo kulturë është ende shumë pak e zhvilluar në Shqipëri.“ Sipas sociologëve, kjo lidhet me disa faktorë siç është mosndërprerja e punës nga burrat të cilët ende shihen si shtylla e familjes apo edhe diskriminimi që mund të ndiejnë në rrethin shoqëror. Sipas të dhënave të siguruara nga Tv Klan, për vitin 2022 vetëm 6.4 % e burrave kanë marrë leje lindje nga mbi 13 mijë gra që kanë sjellë në jetë një foshnje dhe kanë qenë të siguara. Ndërsa…

Read More