Gazetarja ruse, Maria Ponomarenko, është dënuar me gjashtë vjet burg për një postim në rrjetet sociale mbi bombardimin rus të një teatri në qytetin ukrainas të Mariupol. Gjykata në Barnaul e shpalli atë fajtore për përhapje të “lajmeve të rreme”, sipas ligjeve të paraqitura që synojnë të përmbysin mospajtimin rreth pushtimit të Ukrainës. Asaj iu ndalua edhe veprimtaria si gazetare për pesë vjet. Qindra civilë vdiqën kur teatri Mariupol u bombardua marsin e kaluar. Ponomarenko u arrestua prillin e kaluar, disa javë pas bombardimit, pasi kishte postuar se sulmin e kishin kryer avionët luftarakë rusë edhe pse Ministria ruse e…
Author: tirana
Talo Çela, një ndër personat më të shumëkërkuar për momentin në Shqipëri, dyshohet të jetë vrarë. Gazetarja e kronikës në Report Tv, Keti Banushi ka deklaruar se ka dyshime që dhe Talo Çela të ketë pasur të njëjtin fat si Ervis Martinaj. Ajo tha se ka informacione që Ervis Martinaj është vrarë, por nuk ka prova. “Talo Cela, është shumë i kërkuar. Ka thashetheme që e kanë vrarë dhe është zhdukur. Nuk është i vetmi Ervis Martinaj. Thuhet se dhe ai ka pasur të njëjtin fat si Ervis Martinaj, këto persona nuk kërkohen vetëm nga organet shtetërorë, por edhe nga…
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska deklaroi se do të rikthehet në politikë. Në një intervistë për Euronews Albania, Përnaska u shpreh se rruga e vetme për t’u kthyer në politikë dhe për të dhënë një kontribut real, është kandidimi për Bashkinë e Tiranës. Përnaska nënvizoi se nuk ka rëndësi për të sigla me të cilën do të garojë, duke lënë të nënkuptojë se mund të jetë edhe kandidate e pavarur. “Rruga e vetme për të dhënë një kontribut real është kandidimi për kreun e Bashkisë së Tiranës. Sigla është çështje teknike, për mua nuk ka rëndësi sigla. Për mua…
Policia franceze ka arrestuar një shqiptar, pasi akuzohet se ka vrarë një person me thikë pas një sherri të çastit. I dyshuari është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe është dërguar në paraburgim. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se mes autorit dhe viktimës ka pasur një përplasje para se të kryhej krimi lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me fenë. Rezulton se 30-vjeçari shqiptar nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë.
Nëndrejtori i gjeoshkencave, Edmond Dushi foli për përditësimin e hartave sizmike që kanë filluar pas tërmetit të 2019 dhe rëndësinë e tyre. Ai u shpreh se hartat e reja u shprehin tërmetin në aspektin sasior dhe në terma më probabilitar. “Tërmeti i vitit 2019, na gjeti ende me një hartë të vjetëruar, të cilat ishin bazuar mbi sistemit sizmik, që është një parametër që nuk përdoret më. Periudha për të cilën ka qenë në zbatim kjo hartë përkon për një rrezik sizmik më të pakët , periudhë kur dhe ndërtimet kanë qenë të tipologjisë së ndryshme. Rregullat e vjetra kanë…
Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi vijojnë misionin e tyre për të gjetur persona të mbijetuar pas katastrofës që shkaktoi tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter pak ditë më parë. Por, përveç njerëzve të mbijetuar, ekipet e shpëtimit po gjejnë edhe sende me vlerë nën rrënoja. Mediat raportojnë se së fundmi është gjetur një tenxhere me 150,000 dollarë. Lajmi është shoqëruar edhe me foto, ndërsa ekipet e shpëtimit thanë se tenxherja ishte e mbushur me kartëmonedha 100 dollarëshe. Por ende, shumës së parave nuk u ka dalë pronari.
Për Shën Valentin, Elton Ilirjani u kujdes t’i dhuronte Javës së Modës në New York një përformancë mahnitëse. Drejtpërdrejt nga Spring Studios ne Manhattan, u zhvillua sfilata e brand-it Besfxxxk. Sërish ne kuadrin e fashion week, Concept Korea solli sërish një triologji fantastike veshjesh të cilat u ndërthuren midis modeleve meshkuj, femra dhe atyre me gjini te papërcaktuar. Këtë herë Elton Ilirjani përmbylli shfaqjen i veshur me një fustan në dukje sport me një prerje abstrakte, kombinuar me gjysmë çizme me gurë shkëlqyes, flokë të stiluar pas koke, make up dhe syze optike. Një look i spikatur për të cilin…
Janë edhe ata persona që nuk do të ndihen të kënaqur me asgjë. Vështirë se do të ndihen të ngopur dhe optimistë, ndërsa me shumë gjasa do të arrijnë t’ju bëjnë të mjerë ditën me gjithë ankesat e tyre. Ata nuk do të përqendrohen në gjerat pozitive, por në vend të kësaj në gjithçka që duhet ndryshuar, që duhet të përmirësohet, që duhet të jetë në një mënyrë ose në një tjetër. Vërtetimi dhe energjia e tyre negative përfundimisht mund të rezultojnë fatale për marrëdhëniet e tyre dhe kur ta kuptojnë, është tepër vonë. Por edhe atëherë do ta vështirësojnë…
Një burrë është gjetur pa shenja jete në Gjirokastër. Bëhet fjalë për 53-vjeçarin me iniciale E.Xh., trupi i të cilit u gjet në një objekt të pabanuar në lagjen “11 Janari” të qytetit. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. NJOFTIMI I POLICISEMë datë 15.02.2023, rreth orës 17:00, njoftohemi se në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, në një objekt të pabanuar, është gjetur i pajetë shtetasi E. Xh., 53 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lazio do të ketë një duel aspak të thjesht ndaj Cluj për 1/8-at e Conference League. Elseid Hysaj ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para duelit ku shfaqi dhe ambiciet për këtë sezon në Europë. “Duam të fitojmë Conference League. Mund t’ia dalim. Të gjithë lojtarët duan të kenë një trofe më shumë në karrierën e tyre. Jam më i qetë dhe po përmirësohem. Nuk dua të dorëzohem deri në fund. Ndihem më i qetë se më parë. Kemi parë një video të Cluj, por fusha ishte e ngrirë. Cluj? Kanë 3-4 lojtarë që bëjnë diferencën. Nuk duhet t’u…
78 persona janë arrestuar nga autoritetet në Turqi, pasi akuzohen se kanë krijuar frikë dhe panik duke “ndarë postime provokuese” për tërmetin që shkaktoi mijëra viktima. Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë në Turqi tha se kishte identifikuar 613 persona të akuzuar për postime provokuese dhe ndaj 293 kishin nisur procedimet ligjore. Nga ky grup, kryeprokurori kishte urdhëruar arrestimin e 78 personave, shkruan Al Jazeera. Po ashtu, u mbyllën 46 faqe interneti, të cilat ishin krijuar për të vjedhur donacione për viktimat e tërmetit.
Zbardhet draft propozimi i Bashkimit Europian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Gjithsej ky draft, i publikuar nga Dukagjini, përmban 11 nene që të dyja palët do të duhet të zbatojnë ose në të kundërt nuk do të marrin asnjë financim nga Bashkimi Evropian. Edhe pse në planin evropian nuk përmendet në mënyrë direkte njohja reciproke, dokumenti parashikon respektimin e integritetit territorial dhe si pasojë paprekshmërinë e kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe dokumentave zyrtare. “Palët do të zhvillojnë në mënyrë reciproke marrëdhënie normale, të mira fqinjësore mbi bazën e të drejtave të barabarta. Të dyja palët do të njohin në…