Author: tirana

Nderi kthehet me nder. Kryeministri Edi Rama përmes një telefonate ka bërë të ditur se dhuron për Turqinë, në emër të qeverisë, plot një milionë euro. Dhurimi u bë në një lidhje direkte me televizionin turke, “Turqia në zemër” ku po bëheshin donacione dhe bamirësi për tërmetin tragjik. “Jam shumë i nderuar të jem pjesë e këtij programi sensibilizues, si përfaqësues i Shqipërisë. Vendi ynë mbajti të hënën një ditë zie kombëtare, për të shprehur solidaritetin dhe nderuar viktimat e tragjedisë. Ne nuk do ta harrojmë çfarë bëri Presidenti Erdogan pas tërmetit të vitit 2019. Ne jemi me popullin turk.…

Read More

12 deputetë demokratë pas kaosit në seancat e shkuara, do të mungojnë këtë të enjte në sallën e Parlametit, Garda nuk do të lejojë që ata të futen në sallë. Ata janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati. Në rendin e ditës të seancës së sotme është parashikuar të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi. Për këtë arsye seanca do të drejtohet nga Ermonela Felaj. Nga ana tjetër PD-ja e Sali Berishës do të jetë në protestë…

Read More

Dashi Në dashuri mund të ketë disa zënka të vogla gjatë fundjavës dhe madje edhe një distancë të caktuar nga partneri. Në punë do të ishte më mirë të vazhdoni përpara dhe të kaloni të gjitha vështirësitë. Do të dini si të rezistoni në detin e stuhishëm. Demi Ata që janë në një marrëdhënie të qëndrueshme mund të kenë disa probleme. Në punë mundohuni të mbani larg nervozizmin, që është shumë. Duhet të qetsohesh dhe gjithçka do shkoi për së mbari. Binjakët Në dashuri dita ju lejon të sqaroheni. Në punë është më mirë të kujdeseni për detajet sepse ndonjëherë…

Read More

Këtë të enjte moti do të jetë i qëndrueshëm. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat pashikohet të jenë të pakta kalimtare përgjatë zonave malore. Era do të fryjë me drejtim nga jugperëndimi-veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1 ballë. Temperaturat parashikohen: në zona malore -1 deri 14°C, në zona e ulëta -2 deri 19°C dhe në zona bregdetare 6 deri 19°C.

Read More

Ministria e Arsimit, me vendim të qeverisë, ka bërë publik udhëzimin për kriteret dhe procedurat e kualifikimit të mësuesve. Sipas këtij udhëzimi, që bëhet publik nga rtsh.al, kualifikimi i mësuesve do të organizohet në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara në këtë udhëzim dhe se do të udhëhiqet nga parimi i transparencës, meritokracisë dhe barazisë për situata objektive të njëjta. Organizimi i procesit të kualifikimit Procesi i kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për kandidatët e kategorisë III (Mësues i kualifikuar) dhe të kategorisë II (Mësues specialist) kryhet nëpërmjet portofolit të zhvillimit profesional të mësuesve dhe provimeve me…

Read More

Përmes aparaturave të posaçme, Policia Rrugore e Tiranës për herë të parë ka nisur kontrollet për gjendjen e gomave. Thellësia e luleve të gomave për mjetet duhet të jetë 1,6 mm, për rimorkiot 1 mm dhe për motomjetet 0.5 mm. Kontrolle të tilla po bëhen për të evituar aksidentet rrugore. Pas thuajse një jave që nga nisja e këtij aksioni, rezulton se gomat e mjeteve të mëdha janë më problematike. Për këto shkelje parashikohen gjoba. Për evidentimin e çdo rasti ku nuk plotësohen kërkesat teknike dhe funksionale të gomave për qarkullim merret një masë administrative nga 5 mijë deri në…

Read More

Ministri i Bujqësisë së Ekuadorit, Bernardo Manzano u dorëhoq pas raportimeve në media që hidhnin dyshime për mënyrën sesi e mori këtë post në Maj të 2022. Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, emri i ministrit doli në hetimet që policia po bënte mbi aktivitetin e biznesmenit Ruben Cherres, i dyshuar për lidhje me mafian shqiptare. Të martën, Manzano i paraqiti presidentit ekuadorian Guillermo Lasso dorëheqjen, në mesin e asaj që duket të jetë një skandal i përmasave të mëdha. Gjithçka erdhi pas publikimit në media të një raporti konfidencial të njësisë antidrogë. Muaj më parë, shërbimet e inteligjencës nisën…

Read More

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia franceze, pasi dyshohet se ka vrarë me thikë një 34-vjeçar. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat franceze, sipas të cilave gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit në shtëpinë e viktimës në qendër të qytetit Poitiers. Gjithashtu bëhet me dije se edhe shqiptari banonte në po të njëjtën shtëpi. Sipas elementeve të para të hetimit, i dyshuari ka shpjeguar se ka pasur një debat me viktimën gjatë ditës së martë për çështje që kanë të bëjnë me fenë.

Read More

Iva Tiço ka marrë një propozim për martesë nga partneri i saj ditën e “Shën Valentinit”. Gëzimin, gazetarja e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj të “Instagram”. Përmes fotove, ajo ka treguar dhe unazën. “Unë thashë po”, thekson Tiço, ndërsa më batutë shton se nuk është e sigurt nëse përgjigjja që i ka dhënë në momentin e propozimit ka qenë pozitive. “Nuk mbaj mend as nese thashe “po”, as nese me beri ndonje pyetje P.S. @argjendari_ulpiana here tjeter me lajmero po pata surpriza te tilla, se isha dhe me thonjte pa bere😂 #mysweetvalentine #isaidyes💍💎 #ithinkso”, shkruan gazetarja. Në intervistat e realizuara më herët,…

Read More

Rakia, pija alkoolike tradicionale e shqiptarëve, rezulton të jetë jashtë standardeve për konsum, dhe e dëmshme për shëndetit e konsumatorëve. I pari studim publikuar në revistën mjekësore “Helyon” ka marrë në analizë 30 mostra rakie dhe ka nxjerrë në pah se përkundrejt raportimeve nga prodhuesit, ajo ka përqindje të lartë etanoli, plumbi dhe bakri. Sipas të dhënave të studimit, 63.3% e mostrave të rakisë kishin përqendrim të etanolit mbi 40% të vëllimit të saj. Prania e metaleve të rënda, të njohura për dëme në organizëm ishte një tjetër gjetje. Studiuesit vënë në dukje se nga 24 metale të matura, alumini,…

Read More

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo thotë se nuk ka shtetas shqiptarë që ka mbetur viktimë nga tërmeti që goditi vendin disa ditë më parë. Në një intervistë për Euronews Albania, Robo u shpreh se mes viktimave janë disa shtetas turq me origjinë shqiptare, teksa shtoi se ende nuk kanë shifra të sakta. “Fatmirësisht, nuk na rezulton që të ketë viktima shtetas shqiptarë. Rezultojnë disa viktima, anëtarë të komunitetit shqiptar, janë shtetas turq me origjinë shqiptare në këto zona të prekura. Statistika të sakta ne nuk posedojmë, por në lidhje me shoqatat e shqiptarëve në këto vende, na bëhet…

Read More

Tre persona janë vënë nën hetim nga policia e Beratit, pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative nga zona e mbrojtur e malit të Tomorrit. Procedohet penalisht shoferi i kamionit dhe 2 administratorë subjektesh Këta persona u denoncuan mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Konkretisht, hetimet kanë nisur ndaj shoferit të kamionit që transportonte pllakat e gurit dekorativ dhe 2 administratorëve D. L., 29 vjeç, banues në Bogovë, Skrapar dhe M. L., 39 vjeç të cilët menaxhonin grumbullimin dhe përpunimin e gurëve dekorativë në subjektet e tyre. Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara, është gjetur një punonjës i…

Read More