Author: tirana

Sot ka seancë plenare dhe nga grupet e PD-së, janë të përjashtuar 12 deputetë. Pas një mbledhje me Sali Berisha, deputetët që e mbështesin janë para Parlamentit, edhe pse Garda nuk do lejon futjen e tyre në sallë.

Read More

Analisti Kreshnik Spahiu, thotë se Erion Veliaj do të fitojë me një diferencë me më shumë se 30 mijë vota në zgjedhjet e 14 Majit për Bashkinë e Tiranës. Në emisionin “Top Story”, Spahiu u shpreh se përballë Veliajt, PD ka vendosur Belind Këlliçin i cili sipas tij është kandidati më i dobët që ka pasur opozita në 25 vitet e fundit. Ai shtoi se sot PD-së i duhej një kandidat shumë herë më i fortë përballë Veliajt në krahasim me zgjedhjet e kaluara, por ka zgjedhur një emër 5 herë më të dobët. “Në 25 vite për herë të…

Read More

Beteja për drejtësisë nuk ka rreshtur kurrë. Familjet e viktimave të 21 Janarit do të bëjnë kallëzim në SPAK, kundër Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit. Kallëzimi do të behët në orën 10:00. Në 21 janar 2011 u vranë nga Garda 4 qytetarë gjatë protestës së PS para Kryeministrisë. Për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën ende nuk ka asnjë drejtësi, ndërsa familjarët presin që kjo të ndodh sa më shpejt.

Read More

Sot ka seancë plenare brenda në Parlament dhe protesta nga PD-ja e Sali Berishës jashtë Kuvendit. Berisha dhe 11 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike janë të përjashtuar nga seanca plenare për bllokim të foltores së Kuvendit dhe shkelje të etikës. Pavarësisht kësaj mase disiplinore të marrë ndaj tyre, Berisha dhe deputetët e përjashtuar, kanë deklaruar se do të marrin pjesë në seancën e sotme që nis në orën 10:00. Policia do të jetë e angazhuar me rreth 1000 efektivë në protestën e opozitës që pritet të nis për pak para godinës së Kuvendit. Si përherë rreshti i parë do…

Read More

Forcat e policisë shqiptare në bashkëpunim me Interpol ka arrestuar një 30-vjeçar i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal në fushën e narkotrafikut. Bëhet fjalë për  Xhuljano Hajrulla, banues në Vlorë, i cili sipas autoriteteve aktivitetin e tij kriminal e kishte spostuar në Spanjë. I kërkuari ndërkombëtarisht u arrestua në zonën e njohur si “Albano e Romina” në Vlorë, ndërkohë që pritet të ekstradohet për në Spanjë, me vendim të gjykatave spanjolle. Sipas policisë, grupi kriminal kultivonte marijuanë në disa ndërtesa industriale por edhe në banesa private. Shtrirja e lëndës narkotike ishte aq e madhe saqë energjia elektrike e…

Read More

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska deklaroi në një intervistë për “Euronews Albania”, se do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës. Përnaska nuk është një emër i panjohur në Tiranë, veçanërisht në radhët e demokratëve. Me origjinë nga Tirana, Lajla Përnaska ka lindur dhe banon në Tiranë. Ajo ka një profil profesional në politikbërje dhe ligjvënie në fushën e shëndetësisë dhe atë sociale. E angazhuar ne fushen publike si aktiviste e shoqerise civile si dhe ne jeten politike ne vend, qe prej 1995. Eksperienca Parlamentare Zgjedhur Anëtare e Kuvendit të Shqipërisë, 2005-2013 (Legjislatura XVII dhe XVIII).2006-2013 Council of Europe, Zv.…

Read More

Mrekullitë nën rrënoja po ndodh. Nëna dhe dy fëmijët e saj janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesës Uğur në qytetin Hatay 228 orë pas tërmetit. Në qytetin Hatay vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş. Ekipet e kërkim-shpëtimit që kryejnë punime në rrënojat në ndërtesën Uğur të shembur nga tërmeti në rrugën Oymak, arritën të gjejnë një grua dhe dy fëmijë. Nëna, emri i të cilës mësohet se është Ela, u nxor e gjallë nga rrënojat bashkë me dy fëmijët e saj me punimet e ekipeve. Ajo dhe fëmijët u dërguan me ambulancë në spital.

Read More

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për Gjergj Laçi, i cili mbante familjen të ngujuar për 6 vite. Pas ekspertizës mjekësore gjykata ka vendosur për Laçin masën mjekim i detyrushëm në spital. Ai kishte ngujuar bashkëshorten e tij për 6 vite me radhë në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Prej 1 viti, 52-vjeçari kishte ngujuar edhe dy fëmijët e tij, të cilët nuk i kishte lënë të vazhdonin gjimnazin pasi kishin përfunduar shkollën 9-vjeçare. Vetë Laçi dilte nga shtëpia vetëm ditën e premte, pasi shkonte në xhami për t’u falur, ndërsa në momentin e arrestimit i janë…

Read More

Presidenti Bajram Begaj nis sot një vizitë dy ditore në Republikën e Kosovës, me rastin e festës së 15 vjetorit të pavarësisë së saj. Begaj do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të politikës në Prishtinë. Axhenda e vizitës së presidentit Begaj përfshin takime me Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti, kryeparlamentarin Konjufca, takim me komandantin e KFOR-IT dhe me ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë. Aktivitetet dhe takimet: 16/02/2023 11:00 – Pritja me ceremonia shtetëror nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh. S. Dr. Vjosa Osmani-Sadriu. 11:00-11:45 – Takim mes dy Presidentëve. 16:15-16:45 – Takim…

Read More

E gjithë bota po jep kontribut financiar për Turqinë, për të rindërtuar zona banimi për qytetarët e prekur nga tërmetet shkatërruese që i kanë marrë jetën 41 mijë personave përgjtë kufirit turko-sirian. Talebanët kanë preferuar të japin ndihmën e tyre financiare në para “cash” për të prekurit nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit. Sipas mediave turke, Matiul Haq Halis, kryetar i Gjysmëhënës së Kuqe afgane, i ka dorëzuar ambasadorit të Turqisë në Afganistan, Cihad Erginay, rreth 50 mijë dollarë të futura në një qese plastike, ndërsa përcolli ngushëllimet e tij për popullin turk.

Read More

Në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2”, situatat nuk kanë të sosur. Disa ditë më parë Luizi i dhuroi Kiarës një varëse me kryq, e cila ishte tepër e shenjtë për të, mirëpo atë varse mbrëmë krejt papritur ai ja ka marrë moderatores. Kiara: Pse ma more? Luizi: Unë të dua me gjithë shpirt, jam njeriu më i lumtur që të kam ty, jap jetën për ty, unë do të jap gjithçka gjatë gjithë jetës. Kiara: Pse iku varsja? Më the që do të ta le derisa të dalësh nga këtu, kur të dalësh do ma kthesh. Luizi: Po,…

Read More

Është kthyer në një trend të kohës, por cigarja elektronike nuk jep benefite në shëndet dhe as nuk ndihmon në lënien e duhanit. Toksikologia Suela Xhufi, thotë se cigarja elektronike se ka prani të lartë të metaleve të rënda në cigaret elektronike. “Është një risk shumë i lart për tumore malinje. Nëse ne kemi metale të rënda në organizëm, jo vetëm që nuk ka mundësi të pastrohet mëlçia, por mund të futen në pjesë të trurit duke shkaktuar toksicitet shumë të lartë”,-u shpreh Xhufi.

Read More