Author: tirana

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali tha në seancën plenare se e gjithë kjo zhurmë që bën opozita në Kuvend, është frika e Sali Berishës edhe nga hetimet për 21 janarin. Ajo tha edhe se revolucionin e bilbilave po e udhëheq Edmond Spaho. “Nuk po lejoni zhvillimin e një mocu9oni me debat për këtë temë për t’i dhënë një herë e mirë kapak kësaj historie që nuk ka lidhje me ne por me situatën tuaj. Ju jeni kthyer në ndihmës të “non-grata-s”. Jeni kthyer në qiririn e një njeriu që kurrë s’ka më shans të rikthehet në…

Read More

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy protestues të arrestuar të hënën pas protestës së Partisë Demokratike. Jakup Stafa dhe Dorison Petoku u lanë në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Kujtojmë se pas protestës së të hënës, dy persona u vunë në pranga, një u procedua penalisht dhe një tjetër u shpall në kërkim. Në gjendje të lirë u procedua për shkak të moshës një 16-vjeçar, kurse në kërkim u shpall një 30-vjeçar.

Read More

Pjesë e protestës së PD-së së Sali Berishës para Parlamentit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se është i bindur që shumë shpejt në Kuvend do të dëgjohet fjala e lirë ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka synim të asgjësojë demokracinë. “Asgjësimi i demoracisë është skenari i Edi Ramës. Përmendi traun doktori. E kanë shumë qejf traun, e duan traun kudo, e vunë edhe në Divjakë. U bëj thirrje të gjithëve që na dëgjojnë, mos prisni t’ua vëjnë traun dhe t’u marrin lekë edhe kur dilni e hyni. Jam i bindur se në këtë mënyrë të qëndrueshme,…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në protestën para Parlamentit se ky nuk është revolucion i opozitës, por lëvizje e fuqishme shqiptare. “Kjo protestë nuk është për Partinë Demokratike, por për 750 mijë shqiptarët që votuan kundër Ramës dhe për çdo shqiptar i cili ka në vetëdijen e tij idealet e lirisë. Jeni këtu sot për çdo shqiptar i cili beson se Parlamenti duhet të jetë tempulli i demokracisë dhe jo bunkeri i fjalës së ndaluar. Protestoni sot për çdo shqiptar i cili beson, pavarësisht se për cilën forcë politike ka votuar, se ata që përfaqësojnë opozitën janë aty…

Read More

Partia Demokratike vijon avazin duke fryrë bilbilat dhe duke krijuar zhurmë në seancën plenare. Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, u kërkoi deputetëve të PD të largojnë pajisjet zhurmuese që kanë futur në seancë, me qëllim që mos të pengojnë zhvillimin normal të seancës së sotme. Ajo njoftoi ndërprerejn e seancës për dhjetë minuta duke kërkuar nga deputetët t’i thërrasin arsyes. “Hiqni pajisjen zhurmuese që keni futur në Kuvendin e Shqipërisë. Parlamenti sigurisht që duhet të vijojë të funksionojë normal. Nuk bëhet me fishkëllima dhe unë kërkoj, Pezullohet seanca dhjetë minuta, në mënyrë që deputetë të reflektojnë për qëndrimin e tyre…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në seancën plenare i ka kërkuar deputetëve të mazhorancës të arsyetojnë, duke u kërkuar të sjellin seancën në binarë. Sipas saj, kryeministri Edi Rama duhet të japë llogari dhe transparencë në mënyrë që Parlamenti ti kthehet normalitetit dhe t’i përmbahet rendit të ditës. “Qeveria nuk mund të fshihet përjetësisht, të vijë të bëjë transparencë, të tregojë çfarë ka ndodhur në akuzën e skandalit të McGonigal. Kemi 3 javë nuk flasim për buxhetin. Njerëzit presin që ne të flasim për qytetarët. Duam të flasim për transparencë, për përjashtimin e kryetares së kuvendit se është kërkesë e…

Read More

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë urës së Vasil Shantos në Tiranë ku një BMW është përplasur me makinën e policisë. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjerët. Drejtuesit të mjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe rezultoi se nuk kanë pirë pije alkoolike. Njoftimi i policisë: Rreth orës 05:15, te ura e “Vasil Shantos”, janë përplasur dy automjete, konkretisht automjeti tip “Skoda” i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 me drejtues Inspektor B. M., 31 vjeç, dhe automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin N. B.,…

Read More

Nga protesta e grupit të Sali Berishës para Parlamentit, deputetja Ina Zhupa tha se deputetët e mazhorancës kishin hyrë në Kuvend fshehurazi, kjo duke u përpjekur të mos përballen me qytetarët e mbledhur para godinës së parlamentit. “Doktor Berisha vjen këtu me misionarët e revolucionit dhe krenarinë e demokracisë. Ne sot pamë me sytë tanë sesi disa deputetë zgjodhën të rrinin ballazi të përshëndeteshin me qytetarët për të hyrë në sallën e parlamentit dhe deputetët e Edi Ramës hynë fshehurazi nga hyrja e dytë e parlamentit. Ata mendojnë se duke e fshehur Ramën për 3 javë ne do harrojmë skandalin…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka në protestën e opozitës jashtë Parlamentit, tha se kryeministri Edi Rama mendon se mund t’ia hedhë duke e kthyer Parlamentin në “burg me roje”. “Rama mendon se duke e kthyer Parlamentin në burg me roje, do t’ia hedhë. I ka bërë llogaritë gabim. Edi Rama është i pashpresë. Qytetarët e këtij vendi nuk pranojnë që të kenë më kryeministër McGonigalin. Shqiptarët e lirë nuk mund të pranojnë që të kenë kryeministër një njeri që nuk ka punuar asnjë ditë për këtë vend, por ka punuar që të zhdukë opozitën. U kap…

Read More

Deputetja e PD-së, Flutura Açka, në fjalën e mbajtur në seancën plenare, foli për përjashtimet e kolegëve të saj, duke theksuar se me këtë sjellje Kuvendi po bëhet fashist. “Me këto përjashtime këtu është bërë një parlament fashist. Kush jeni ju që nuk e sillni Kryeministrin këtu? Mblidhmi mendtë e Kokës. Sillni Kryeministrin këtu se kam disa pyetje t’i bëj për të më dhënë përgjigje nëse është i korruptuar. Ne në këtë parlament nuk gjejmë dot gjysmë orë kohe për të folur për Kosovën në këtë moment të rëndësishëm”, tha Flutura Açka.

Read More