Përjashtohet nga seanca deputeti i PD-së, Edmond Spaho, me pretendimin se ka bllokuar foltoren e Kuvendit për disa orë dhe i ka rënë bilbilit. Pasi e lajmëroi disa herë drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj pohoi se përveç përjashtimit nga seanca e sotme, Spaho është gjobitur, duke iu hequr paga e një dite pune. Që në nisje të Kuvendit pak pas orës 10 të paradites, seanca është zhvilluar me debate të ashpra, ndërsa opozita ka bllokuar foltoren. Ndërkohë jashtë Kuvendit është mbajtur një protestë e thirrur nga opozita.
Author: tirana
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shpërthyer në akuza në drejtim të opozitës. Nga salla e Kuvendit, theksoi mes ironisë se ndoshta janë në rend të ditës kur vrasësi ngrihet dhe të quan kriminel. “Nuk e kuptoj se në ç’a momenti të rendit të ditës jemi ne këtu. Këtu hajduti ngrihet dhe vrasësi gjakftohtë ngrihet dhe të quan kriminel. Ndoshta jemi në pikën e rendit të ditës ku imorali ngrihet dhe gjykon moralin kolektiv të grave të shumicës. Ata që si kanë lënë gjë më këtij vendi, nga dosjet, te blloqet, te çizmet, te boja, të dallaverja me…
Kaosi në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ka shkaktuar edhe një përplasje mes deputetëve të PS-së. Nënkryetarja e Kuvendit, deputetja socialiste Ermonela Felaj është përplasur me deputetin socialist Erion Braçe në Kuvend. Kjo pasi ish-zv/kryeministri Braçe u ankua se nënkryetarja nuk i dha fjalën në Kuvend. Braçe: Nuk e dua më fjalën! Felaj: Po doni merreni po të doni jo!
Ata janë ende në qendër të vëmëndjes, po flasim për çiftin Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Duket se ardhja në jetë e një foshnje po pritet me padurim nga ana e aktorit. Kjo u vërejt pas një eventi të mbajtur natën e mbrëmshme me gjestin që bëri. Teksa Bora ishte duke dhënë intervistë, ishte Donaldi ai i cili i shkoi afër duke ia prekur barkun. Veshaj nuk po ndalet së ngacmuari edhe në publik të dashurën, madje ndonjëherë po e vënë edhe në siklet. Bora filloi te qeshte duke ia larguar dorën, ndersa kjo video shpejt u shpërnda nga fansat…
Seanca plenare në Parlament vijon, edhe pse ka kaos. Në rend dite është parashikuar edhe votimi i kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike për të shkarkuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Seanca është drejtuar nga Ermonela Felaj, ndërsa Nikolla është ulur krah deputetëve socialistë. Sipas PD-së, Nikolla nuk ka respektuar procedurat parlamentare, duke shkelur kështu Kushtetutën, me mohimin e të drejtës së fjalës për opozitën.
Në prangat e Policisë së Elbasanit ka rënë një 50-vjeçar, kjo pasi ka goditur për shkak të detyrës dy infermiere. Bëhet e ditur se në pranga është vënë K.S, 50-vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 50-vjeçari është dërguar nga familjarët e tij në spitalin e Peqinit për shkak të problemeve shëndetësore. Siç ishte në gjendje të dehur, ai ka goditur dy infermieret që po i jepnin ndihmë mjekësore si dhe ka dëmtuar xhamat e spitalit. Kujtojmë se një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në kryeqytet në fillim të këtij…
Seanca plenare në Parlament po vijon, edhe pse jashtë protesta u shua. Punimet në Kuvend po shoqërohet me debate pasi deputetët e opozitës kërkojnë praninë e kryeministrit Edi Rama për t’u përgjigjur pyetjeve që ata i kanë drejtuar lidhur me dosjen hetimore “McGonigal”. Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka shkëmbyer replika me nënkryetaren e shumicës parlamentare, Ermonela Felaj, e cila drejton seancës e sotme. Në fjalën e saj, Kryemadhi i ka thënë Felajt që të mos llogarisë minutata e opozitës, teksa i është drejtuar me ironi me fjalët: Në ato maja rripa-rripa, njëherë ma hipe, njëherë ta hipa.
Një grua ka humbur jetën si pasojë e zjarrit në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, si pasojë e rrjedhjes së gazit nga furnela e ngrohjes. “Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. G., 65 vjeçe dhe për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, lexohet në njoftimin e policisë.
Europa League rikthehet sonte në mbrëmje me sfidat e raundit të 1/16-ve. Disa prej klubeve me më shumë histori në futbollin e kontinentit të vjetër do të ndeshen mbrëmjen e sotme për të luftuar për trofeun e Europa League. Sfida më e fortë e kësaj faze është Barcelona-Manchester United, që ritakohen me njëra-tjetrën pas plot 4 vitesh. Barcelona është në një formë shumë të mirë në La Liga, ndërkohë që edhe United ka pasur rritje në ndeshjet e fundit. Juventus, që vjen pas sanksioneve në kampionat, do të ketë përballë në fazën e 1/16-ve francezët e Nantes. Skuadra italiane kërkon…
Pas më shumë se dy orësh para Parlamentit, protesta e thirrur nga Sali Berisha është mbyllur për ti lënë rradhës protesës së rradhës, kur do të jetë edhe seancë plenare. Teksa në Kuvend u njoftua se mocioni me debat me Edi Ramën do të mbahet më 2 mars, Sali Berisha njoftoi se nëse do të mungojë në seancë, bashkë me protestuesit do shkojnë në Surrel. Berisha tha se gjithçka do të jetë paqësore dhe 13 pyetjet do ia drejtojë në Surrel nëse nuk vjen në Kuvend. “Tani, le të betohemi këtu, në emër të të gjithë atyre që përfaqësojmë, po…
Pas protestës të së hënën, edhe këtë të enjte po mbahet një protestë nga PD-ja e Sali Berishës para Parlamentit. Video-ja e mëposhtme tregon sesa është pjesëmarrja.
Është votuar në seancën plenare edhe pse në kaos, që me datë 2 mars do të zhvillohet mocioni me debat i opozitës me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çëshjten “McGongial”, ku opozita ka edhe 13 pyetje lidhur me këtë dosje. Kundër këtij propozimi të bërë nga nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj ka votuar deputeti i PS-së Erion Braçe. Koha për mocionin me debat do të jetë pa limit.