Author: tirana

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter është regjistruar në Kroaci. Epiqendra e tërmetit është në një thellësi prej 10 kilometrash në ishullin Krk në pjesën veriore të Ishujve Dalmat. Tërmeti u ndje në Crikvenica, Novi Vinodolski, Cres, Rijeka, por edhe në Karlovac dhe Zagreb. Një ditë më parë zona e Kvarnerit u godit nga një stuhi e fortë. Banorët e zonës rreth epiqendrës raportojnë se lëkundjet kanë zgjatur rreth 10 sekonda dhe se ishin mjaft të fuqishme. Nuk ka raportime për viktima apo dëme.

Read More

Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli, u shpreh se qytetarët shqiptarë e kanë të vështirë të pranojnë një vajzë me mentalitet si ajo, pa tabu, siç e quan veten. Gjatë një bisede me Artanin, ajo ka folur rreth mentalitetit shqiptar duke thënë se e ndjen që paragjykohet. Xhuli: Atdheun e kam puth se m’ka pëlqyer, por nuk mund të puthë 10 meshkuj brenda dite. Atdheun kur e kam puth e kam menduar dhe që është ok. Babi ndoshta këtë gjë do e ketë frikë, jo se nuk e pëlqen këtë gjë tek unë, por nuk e pëlqen gjykimin e…

Read More

Çkodimi i platformës SKY ECC, pas shkatërrimit dy javë më parë në Belgjikë të një grupi shqiptaro-bullgar droge dhe operacionit në Shqipëri për kapjen e autorëve të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ka çuar në një tjetër operacion nga grupeve kriminale shqiptare. 9 shqiptarë janë arrestuar pas një hetimi të madh për trafikun ndërkombëtar të drogës. 100 mijë euro dhe mallra të shumta luksi janë sekuestruar. Gjyqtari hetues i Bruges ka arrestuar shtetasit me origjinë shqiptare të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. “Përveç gati 100,000 eurosh në para kesh, u sekuestruan edhe një numër i madh telefonash…

Read More

Një 35-vjeçar nga Saranda është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash dhe dy telefona në dy automjete të parkuara. Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi E.Z, ndërkaq ka nisur hetimi për zbardhjen e rrethanave. Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Z., 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe 2 aparate celulare, në 2 automjete të parkuara.

Read More

Një vajzë e re u shpëtua pas 248 orëve nga rrënojat e banesës së saj në Atabey në Kahramanmara. 17-vjeçarja Aleyna Ölmez u gjet e gjallë pas operacionit të kërkimit. Adoleshnetja Aleyna Ölmez, u transferua në spital nga ekipet e UMKE me ambulancë. Ndërkohë që familjarët dhe ekipet pjesëmarrëse në punën e shpëtimit ishin shumë të lumtur për këtë mrekulli. Kujtojmë që 10 ditë më parë një termet tragjik goditi Turqinë dhe Sirinë duke shkakaktuar mijëra viktima dhe dhjetra mijëra të tjerë të lënduar.

Read More

Për Fifin, periudha e shtatzënisë nuk është aq e lehtë. Shkak nuk janë shqetësimet fizike, por sulmet dhe fjalët që dëgjon nga njerëzit. Ajo ka ndarë sot këtë shqetësim me të gjithë ndjekësit e saj, nëpërmjet Instagramit. Postimi i Fifit: “Kam mendu qe shtatezanine do e kaloja krejt ndryshe. Me shume dashuri , me shume lule , me shume fjale te bukura , me shume mirekuptim , me shume mbeshtetje . Por jo. Jam tu e kalu me shume stres , me shume siklet , me shume pune , me shume gjera neper koke , me plot sulme nga njerzit…

Read More

Gjykata e Sarandës la në fuq masën e sigurisë “Arrest në burg” për 36-vjecarin Sotir Çabiri të dyshuar si autor të shpërthimit me eksploziv të hotel “Bizanti” në orët e para të mëngjesit të se hënën. Çabiri u shpreh pak minuta para shpërthimit ndodhej në hotel për të marrë dicka që kishte harruar pasi po atë ditë do te shkonte ne Angli, ndaj dhe ishte filmuar duke dalë nga objekti 3 min para shpërthimit. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një kallëp tritoli i pashpërthyer. Në masën e sigurisë sot prokurore ishin Kledi Llaho dhe Alba Dhima ndërsa gjyqtar…

Read More

Kryqi i Kuq bëri thirrje për mbi 700 milionë dollarë ndihmë për viktimat e tërmeteve vdekjeprurëse që goditën javën e kaluar Turqinë dhe Sirinë. Federata Ndërkombëtare Kryqit të Kuq dhe Shoqërive të Gjysmëhënës së Kuqe tani vlerëson se do të duhen 702 milionë dollarë për të ndihmuar në krizën humanitare në këto dy shtete. Para një jave, organizata tha se duheshin afër 200 milionë dollarë për këtë katastrofë natyrore. Tërmeti prej 7.8 ballësh i 6 shkurtit – që u pasua nga një tërmet tjetër prej 7.5 ballësh dhe qindra dridhje të tjera të tokës – ka vrarë pothuajse 40.000 persona…

Read More

Prokuroria e Fierit ka kërkuar burg të përjetshëm për Elton Metën, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Sabrina Bengaj. Mbrëmjen e 10 tetorit të vitin 2021, në fshatin Zhupan të Fierit, Meta ka hyrë në banesën e prindërve të ish-bashkëshortes me një armë zjarri kallashnikov në dorë. Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, i pandehuri e ka qëlluar disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u…

Read More

Në rrjet u hodhën dyshime për një ndarje të mundshme mes Elhaida Danit dhe Lediani Agalliajt. Shkak u bë pasi çifti nuk ndau asnjë mesazh dashurie në ditën e Shën Valentinit. Për më tepër këngëtarja e kaloi një pjesë të ditës së të dashuruarve, me shoqen e saj. Mirëpo, thashethemet se ata po kalojnë një krizë në çift janë mohuar nga vetë dyshja. Elhaida dhe Lediani kanë ripublikuar postimin e Flori Mumajesit, i cili ka ndarë një moment nga performanca e tyre në “Dancing With the Stars”, nën tingujt e këngës “Fjala e fundit”.

Read More

Këngëtarja e famshme turke, Karsu, ka humbur 16 të afërm si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë pak ditë më parë, i cili shkaktoi mijëra të vdekur. E shkatërruar nga dhimbja që jetoi, Karsu organizoi një fushatë të madhe ndihme në Holandë, vend në të cilin banon, dhe mblodhi 88 milionë eurove në natën e ndihmës. Duke parë shumën e grumbulluar gjatë natës, këngëtarja nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët. Duke publikuar ato momente në llogarinë e saj në Instagram, Karsu ka thënë: “88 milionë euro. Faleminderit, Holandë”.

Read More