Presidenti i Shteteve të Bashkuar atë Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një letër urimi Vjosa Osmanit, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Biden gjithashtu ka shprehur mbështetje për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, si dhe për dialogun me Serbinë. “Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e Kosovës, gjersa shënoni 15 vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj. Përgjatë viteve të fundit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në mënyrë të barabartë efektive qeverisje të mirë,…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në ekspozitën me veprat e Rexhep Selimit, ish-pjesëtarit të UÇK-së në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Në fjalën e tij, Kryeministri falënderoi dy iniciuesit e kësaj vepre arti si dhe shprehu solidaritetin e tij për familjarët e Rexhep Selimit. Rama theksoi se Rexhepi, ashtu si dhe 3 komandantët e tjerë të ndodhur në Hagë janë thirrur të paguajnë për një çmim që nuk e meritojnë. “Sot ata janë thirrur të paguajnë një çmim që nuk e meritojnë por që jeta e solli këtu, nga ana jonë përveç shtrirjes së dorës…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Tiranë kanë kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.202 të vitit 2022, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 259/2, 245/1/4 dhe 248 i Kodit Penal .Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit. Në analizë të…
Mafia shqiptare është kthyer në një nga grupimet kriminale më të rrezikshme në Amerikën Latine, e mbi të gjitha në Ekuador. Ish-prokurori Eugen Beçi zbuloi një metodë të veçantë që trafikantët përdorin për ta futur kokainën pa u zbuluar në vendin tonë. “Shqipëria nuk është vendi ku konsumohet trafiku i drogës. Është thjesht një kanal. E kanë një siguri, kanë një përllogaritje të lëvizjeve të tyre. Këto kohët e fundit pati dhe një bum të mallrave të Amerikës latine në vendin tonë, përfitojnë dhe nga kontrollet e dobëta hyrëse në pikat kufitare. Por trafiku i kokainës në Shqipëri është rritur.…
Spanja ka miratuar ligjin për “lejen menstruale”, duke u bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që u lejon grave të marrin leje me pagesë nga puna. “Është një ditë historike”, shkruan në Twitter ministrja për Barazi, Irene Montero. Projektligji i miratuar nga Parlamenti të enjten është pjesë e një pakete më të gjerë për të drejtat seksuale dhe riprodhuese që përfshin lejimin e çdokujt mbi 16 vjeç që të abortojë ose të ndryshojë gjininë në kartën e tyre të identitetit. Ligji jep të drejtën e një pushimi treditor “menstrual”, me mundësinë e zgjatjes deri në pesë ditë për ato…
Punimet në Rrugën e Arbërit vijojnë me intensitet në tunelin kryesor të Xibër Murriz dhe nga Ura e Vashës deri në Qafë Bualli.Siç dihet punimet në dy tunelet e Xibrit janë shoqëruar me probleme për shkak të formacioneve të buta të nëntokës dhe sasive të mëdha të ujërave nëntokësore.Firma “Gjoka Konstruksion” njoftoj se dje kanë përfunduar punimet në tunelin e emergjencës.”Tuneli i emergjencës në Rrugën e Arbërit, 3.8 km i gjatë, u bashkua të mërkurën, ndërkohë që punimet për tunelin kryesor po vazhdojnë”, njoftoi firma zbatuese.
Një zyrtare e lartë e Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi është gjetur e pajetë. Mediat ruse raportojnë se ajo është hedhur nga dritarja e një apartamenti në Shën Petersburg. Marina Jankina, 58-vjeçe, ishte shefe e financave dhe prokurimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Trupi i saj i pajetë u gjet para ndërtesës ku ajo jetonte. Hetuesit pretendojnë se bëhet fjalë për “vetëvrasje”, kurse vdekja e saj vjen vetëm disa ditë pasi gjenerali rus Vladimir Makarov, të cilin së fundmi e kishte shkarkuar presidenti rus Vladimir Putin, u gjet i vdekur jo larg Moskës. Edhe në rastin e gjeneralit të vdekur rus,…
Piktori i njohur shqiptar, Kujtim Buza ka bërë një rrëfim të rrallë për të gjithë krijimtarinë e tij artistike në “Pas Mesnatës” në ABC News. Ai ka folur për gjithçka, nga trashëgimia e pikturës ndër breza në familje, nëna e tij që ishte modelja e parë nudo dhe deri te zhvillimi i këtij arti në ditët e sotme. Ndër të tjera, Buza ka treguar se kur doli në pension në vitin ’93, ia pasoi vendin kryeministrit aktual Edi Ramës. Ai theksoi se kjo ka qene karrigia e parë e Ramës dhe ky i fundit ishte një student mjaft i talentuar.…
Studimi zbulon se njëlloj si cigaret normale, ashtu edhe cigaret me ngrohje apo edhe ato me avull, shkaktojnë të njëjtin dëm në trup. Çdo pretendim tjetër është mashtrim . Një studim i ri që krahason drejtpërdrejt pajisjet e reja të duhanit me ngrohje me cigaret me avull dhe ato tradicionale, tregon se të treja janë po aq toksike për qelizat e mushkërive të njeriut duke mos bërë asnjë ndryshim krahasuar me njëra-tjetrën në këtë drejtim pavarësisht pretendimeve të disave. Studimi i publikuar në ERJ Open Research sugjeron se pajisjet e reja, të cilat ngrohin duhanin e ngurtë në vend…
Aktori i humorit Ermal Mamaqi ka postuar në Instagram një foto nga liqeni i Tiranës përballë një tabele që kafen dhe ujin e ka me ulje nga ora 7 e mëngjesit deri në 9. Pasi ka parë këtë tabelë, Mamaqit ndërmend i kanë ardhur të moshuarit, të cilët nuk kanë mundësi të përballojnë pagesën e një kafeje në mëngjes, për shkak se nuk kanë suportin e fëmijëve. Sipas tij, që fëmijët nuk i mbështetin është vetë faji i të moshuarve të cilët nuk kanë ditur t’i edukojnë. View this post on Instagram A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)
Një person vdiq tre të tjera u plagosën nga të shtënat me armë që u regjistruan në një qendër tregtarë në “El Paso” në Teksas. Policia ka bërë të ditur se një i dyshuar është në paraburgim, ndërsa autoritetet janë vënë në kërkim të një tjetër personi që mund të ketë bashkëpunuar në sulm. Motivi i sulmit mbetet i paqartë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një numër të konsiderueshëm vrasjesh masive. Në fillim të kësaj jave, në Universitetin Shtetëror të Michigan-it, tre studentë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën. Ndërkohë, në Janar, 11 persona u vranë…
Astrit Patozi dhe Dashamir Shehi i LZHK-së, kanë arritur një marrëveshje dhe do të jenë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 maji. Zyrtarizmi i kësaj marrëveshjeje pritet të bëhet ditën e nesërme, në orën 11:00. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak se Partia Demokratike, vijon të jetë e përçarë dhe gjasat për t’u bashkuar janë të pakta. Diskutime ka pasur edhe me “Nismën Thurrje”, por duket se kanë qenë të pasuksesshme. Kjo marrëveshje, tha Patozi, është një parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që i konsideron më të rëndësishme.