Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë grumbulluar para hyrjes së televizionit Klan dhe po presin mbërritjen e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit në orën 21.00 do të jetë përballë gazetarit Blendi Fevizu, në studion e “Opinion”. Mirëpo, siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, të rinjtë e FRPD-së janë grumbulluar në trotuarin para hyrjes së televizionit presin ardhjen e Ramës me protesta. Shërbimet e Policisë ndodhen gjithashtu pranë tyre dhe kanë krijuar kordon sigurie.
Author: tirana
Janë ndarë fondet për partitë politike për vitin 2023. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur shumat që do marrë çdo parti në formën e ndihmës financiare. Në mbledhjen që u organizua ditën e sotme, u vendos që shuma e fondeve që do jepen shihet në varësi të votave që janë marrë. Këto janë fondet vjetore e bazohen tek rezultati i zgjedhjeve në 2021. Këtu nuk ka debat për PD. Fondi i nesërm do të kalojë në llogarinë bankare të PD që aktualisht administrohet nga Gazmend Bardhi. Fondi për fushatën zgjedhore ku ha diskutim PD prej bojkotit 2019, ndahet…
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, (ONM) kërkon shkarkimin e prokurores Mariola Mërtiri, e cila është kunata e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles, të dy në kërkim si të përfshirë me aferën e inceneratorëve. Mariola Mërtiri, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), por ONM nuk ka qenë dakord me këtë vendim prandaj rekomandon ankimimin. Në argumentin e dhënë, ONM thotë se ka gjetur kontakte të Mërtirit me një person të dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik narkotikësh. Sipas KPK-së, Mërtiri nuk e kishte deklaruar këtë kontakt. Madje, ky person i…
Nëse do t’ju duhet të bëni një udhëtim me avion gjatë shtatzënisë duhet të këshilloheni më parë me mjekun tuaj gjinekolog pasi ai është në dijeni të gjendjes tuaj shëndetësore. Në një periudhë të caktuar të shtatzënisë, do t’ju duhet të keni me vete një certifikatë mjekësore, në të cilën zakonisht paraqiten informacione në lidhje me:• Aneminë e rëndë me heloglobinë nën 7.5 g/dL;• Edemat (fryrjet) e gjymtyrëve të poshtme;• Hemorragjinë e zhvilluar gjatë kohëve të fundit;• Otiti i mesëm dhe sinoziti;• Krizat hemolotike në prani të anemisë;• Operacione të mundshme gastro-intestinale.Ky udhëtim paraqet një rrezik për shfaqje të tromboembolisë…
Një studim nga Universiteti i Milano-Bicoccës, botuar në Gazetën e Marrëdhënieve Sociale dhe Personale zbuloi se dedikimi i një vëmendjeje të madhe telefonit në prani të fëmijëve mund të përkeqësojë marrëdhëniet familjare, si dhe të ketë pasoja në mirëqenien psikologjike të fëmijëve. Celulari dobëson marrëdhëniet shoqërore Në bazë të studimit është i ashtuquajturi fenomen i injorimit, sjellje kur njerëzit në një kontekst shoqëror injorojnë bashkëbiseduesin para tyre dhe ia kushtojnë vëmendjen celularit. Luca Pancani, studiues i departamentit të Psikologjisë në Milan-Bicocca, shpjegoi se injorimi është veçanërisht i rëndësishëm për t’u studiuar sepse gjithë prania e smartphonit do të thotë që…
Me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një letër urimi nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. “Situata e re gjeopolitike e krijuar nga lufta e agresionit rus në Ukrainë ka bërë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin e tij politik, ekonomik dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor […] Në këtë drejtim, përshëndes solidaritetin e treguar nga Kosova për pritjen e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas”, ka thënë Presidenti Macron. Ndër të tjera, Presidenti Macron ka bërë thirrje për forcim të marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa ka inkurajuar Kosovën që të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e…
Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, është një prej banoreve më të përfolura të shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Mes debateve të shumta që realizon me banorët e shtëpisë, Olta është e njohur edhe për natyrën e saj provokuese. Së fundmi teksa ka qenë e vetme në dhomë e gjumit, aktorja nuk i ka rezistuar dot muzikës dhe tundimit për të bërë “twerk”. Një video e cila po qarkullon në rrjetin social TikTok e shfaq aktoren duke dridhur të pasmet për qejfin e saj, ndërsa kërcen nën ritmet e muzikës. Olta përndryshe është e njohur për linjat e saj…
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua çifti më i komentuar i momentit, Luiz-Kiara. Pak ditë më parë Luzi i dha varësen e tij me kryq moderatores, duke theksuar rëndësinë e saj si një kujtim nga i ati. Ndërkohë ditën e djeshme ai u pa teksa ia mori mbrapsht varësen. “Ndoshta është mërzitur se Kiara s’ e vendosi varësen natën e spektaklit, kur ai i bëri surprizën për Shën Valentin”, tha Liesa Haxhiasllani, mikesha e ngushtë e Kiarës. Ndërkohë Mika Paci, Albi Lushi dhe Gaz Ujkashi hodhën ide se ndoshta Luiz kishte nevojë për kryqin meqë sot…
Fati i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Talo Çela vijon të mbetet mister. Ai është shpallur në kërkim pasi akuzohet për disa vepra të ndryshme kriminale. Sipas Panorama Tv, burimet policore kanë treguar një tjetër pistë që mund të lidhet me fatin e tij. Dyshohet se përgjatë kohëve të fundit, Çela ishte përfshirë në një konflikt me të ashtuquajturin “Grupi i Dubait”. Kohët e fundit, Çela kishte nisur të hartonte një plan që të ruhej prej tyre dhe dyshohet se ka nisur të krijojë grupin e vet. Ai është tërhequr duke shkëputur lidhjet me pjesëtarët e këtij grupi, në mënyrë që…
Twitter do të lejojë kompanitë e kanabisit të promovojnë brendet e tyre në platformë. Ndryshimet e bëjnë Twitter rrjetin parë social madhor që mirëpret reklamat e kanabisit në SHBA. Edhe pse ndryshimi do të lejojë kompanitë të shesin produkte kanabisi, do të ketë disa kufizime në lidhje me atë çfarë shfaqet në reklamat e tyre. Reklamat nuk mund të promovojnë ose ofrojnë shitje të kanabis në mënyrë të drejtpërdrejtë me përjashtim të disa produkteve CBD. Gjithashtu reklamat janë të kufizuara sipas moshës dhe vendndodhjes. Ndryshimi është më i fundit i një seri lëvizjesh që Twitter ka bërë që kur Elon…
Greqia dhe Bullgaria kanë nënshkruar në Athinë marrëveshje për reduktimin e varësisë së tyre ndaj gazit dhe naftës ruse. Kjo do të bëhet përmes një gazsjellësi të ri. Këto shtete të Ballkanit do të bashkëpunojnë në prokurimin dhe ruajtjen e gazit natyror dhe do të “eksplorojnë” në krijimin e një gazsjellësi të ri midis portit të Alexandrapolisit dhe Burgasit, tha zyra e kryeministrit të Greqisë. Marrëveshjet janë “një hap drejt qëllimit strategjik të autonomisë energjetike evropiane”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, pasi u takua me presidentin bullgar, Rumen Radev. Ai tha se kompanitë greke do të jenë në gjendje të…
Komisioni i Disiplinës, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar. Vllaznia dhe Erzeni janë dënuar me gjoba, për sjellje të gabuara të tifozëve në ndeshjet e tyre respektive. Presidenti i Laçit, Pashk Laska, është pezulluar nga aktiviteti, për protesta ndaj arbitrave të ndeshjes. Është pezulluar edhe presidenti i Erzenit, Durim Keçi. Shkumbini në Kategorinë e Dytë, humb ndeshjen ndaj Delvinës në tavolinë, për shkak të kaosit të krijuar. VENDIMET E DISIPLINËS: