Dashi Kjo ditë për dashurinë është shumë e bukur ku problemet në çift mund të zgjidhen njëherë e përgjithmonë. Në punë ka plane për lëvizje dhe gjithashtu shumë gjëra të reja. Bëhuni gati dhe mos u shqetësoni. Demi Të premten yjet do t’ju lejojnë të rizbuloni të gjithë bukurinë e emocioneve. Dita është ideale edhe për punë ku do të mund të gjeni një ekuilibër të mirë me kolegët. Binjakët Kini kujdes në dashuri sepse disponimi është paksa i paqëndrueshëm. Në punë mund të ketë ndonjë ngatërresë me partnerin por asgjë shumë serioze. Në çdo rast, përpiquni të sqaroheni për…
Author: tirana
Nga: Eduard Zaloshnja Në zgjedhjet e prillit 2021, partitë e mazhorancës (PS+PSD) morën vetëm 50.9% të votave në rang kombëtar, por falë ndarjes territoriale vendore (që opozita e bojkotoi si proces më 2014), ato morën më shumë vota se sa koalicioni PD-PDIU-PR-PAA-LZHK në plot 50 bashki, nga 61 gjithsej. Ndërsa në 42 bashki, PS+PSD morën më shumë se gjysmën e votave të vlefshme. Nga ana tjetër, LSI dhe disa partiza të vogla garuan më vete atëherë, por në shumë bashki, politikanët lokalë të tyre janë bashkuar me mazhorancën ose janë tërhequr mënjanë. Sa më sipër, i jep një epërsi paraprake…
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një tjetër shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin e bimëve narkotike të llojit marijuanë, në Spanjë, kanë organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Escape”. Në kuadër të këtij operacioni, u kap në Rrugën Transballkanike dhe u arrestua përkohësisht, shtetasi: -U. S., 25 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar…
15 vite më parë, ai mëngjes i ftohtë i të dielës së 17 shkurtit, gjeti këdo, të madh e të vogël, në dëlir për festën e gëzimin që do të vinte gjatë ditës, me politikën që po mendonte detajet e fundit, edhe ajo mes emocionesh, me qytetarët që kishin mbushur rrugët e Prishtinës, me Kuvendin që po bëhej gati për seancën solemne, ku Kosova do të shpallej shtet i lirë dhe i pavarur. Mes zhurmës së vazhduar të politikës së brendshme në Prishtinë, mes përplasjeve e debateve në dhjetëra raunde dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ulje e ngritje të…
Në 15 vjetorin e pavarësisë, një rrëfim prekës vjen nga Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. ai ka folur rreth takimit me ish-presidentin që ndodhen në Hagë ku po gjykohet nga Gjykata Speciale. Sipas tij, do të kishte marrë shtëpi në Hagë po të kishte mundësi dhe të vizitonte më shpesh të birin por e ka të pamumndur prej gjendjes shëndetësore. Ajo çfarë vuri re nga takimi me Hashim Thacin ishte se kishte ndryshuar fizikisht për shkak të rënies në peshë. “Pasha Zotin s’jam mërzitë veç për Hashimin, por për krejt popullin. S’kisha çka me ba. Isha…
Për 15 vjetorin e pavarësisë, liderë botërorë, partnerë e aleatë të Kosovës, kanë uruar për qytetarët dhe Prishtinën zyrtare. Mesazhet u dërguan në adresën e Presidentes Vjosa Osmani dhe janë publikuar nga mediat e Kosovës. Përveç urimeve dhe zotimeve për thellime të raporteve, këtë vit kanë theksuar edhe nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në kuadër të planit të BE-së. Presidenti Joe Biden: Ne mirëpresim miratimin tuaj për propozimin e BE-së në normalizimin, me synimin eventual të njohjes reciproke, i cili mund të ndihmojë të sigurojë një të ardhme më paqësore dhe më me prosperitet për qytetarët e të…
Komisioni Evropian ka propozuar sot ndalimin e shitjes së cigareve me ngrohje. Propozimi vjen si përgjigje ndaj rritjes së ndjeshme të përodrimit të këtyre produkteve në të gjithë BE-në. Një raport tregoi një rritje prej 10% në vëllimet e shitjeve të cigareve me ngrohje në më shumë se 5 shtete anëtare dhe në përgjithësi në Bashkimin Evropian. Produktet e cigareve me ngrohje tejkaluan 2.5% të shitjeve totale të produkteve të duhanit. Stella Kyriakides, Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, tha: “Duke hequr nga tregu cigaret me ngrohje synojmë të realizojmë vizionin tonë për të mposhtur kancerin dhe për të krijuar…
Një rrugë të gjatë me sfida ka kaluar Kosova deri në shpalljen e pavarësisë. Pas heqjes së dhunshme të autonomisë së Kosovës brenda ish-Jugosllavisë më 1989, qytetarët shqiptarë që refuzonin t’i nënshtroheshin regjimit serb, filluan një rezistencë paqësore që përfshinte krijimin e institucioneve paralele në shumë fusha. Ishte fundi i korrikut të vitit 1990, kur Syheda Latifi-Hoxha, gjinekologe nga Prishtina, po kthehej nga pushimi për të mbajtur kujdestarinë në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, që i ishte caktuar muaj më parë. Përgjatë vitit paraprak, ajo kishte qenë dëshmitare se si gradualisht kolegët e saj shqiptarë në klinikat e spitalit kryesor…
Mëngjesin e sotëm, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për 15-vjetorin e pavarësisë së vendit të tyre përmes një mbledhjeje “festive”. Arsyeja se pse kreu i qeverisë së Kosovës zgjodhi ta nisë me një mbledhje ishte për të tejçuar mesazhin se vetëm nëpërmjet punës dhe sakrificës, do të arrihet rritja e pavarësisë por më e rëndësishmja do të arrijë të karakterizojë njerëzit e mirë të Kosovës. Kurti u ndal edhe te detyra që i pret në të ardhmen, ku synim mbeten të rinjtë. Ai tha se synimi janë të rinjtë e Kosovës, për të…
Kosova feston këtë të premte të 17 shkurtit, 15-vjetorin e Pavarësisë. Në vitin 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli shtetin më të ri në Europë, të pavarur, sovran dhe demokratik. Një urim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një pikture me tematikë Kosovën dhe të ardhmen e saj me brezin e ri, ka uruar kështu për 15 vjetorin e Pavarësisë! 15-vjetori e gjen Kosovën sërish të trazuar politikisht. Marrëveshja që kërkohet të arrihet me Serbinë mbështetet nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kërkojnë që Prishtina zyrtare të formojë sa më shpejt Asociacionin e Komunave…
Këtë të premte, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën e parë të ditës, pasdite do të kemi më tepër kthjellime. Temperaturat minimale do të jenë me rritje e mëngjes -1-8 gradë, temperaturat maksimale do të luhaten 8-10°C në veri, 14 -16°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë e lehtë Jug- Perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 1-2 balle në det të hapur.
Në shtëpinë e Big Brother VIP ka mbërritur ditën e sotme ka mbërritur një zarf i kuq për Oltën. Zarfi është për Oltën pas fitores së saj në lojën me litar, prova e radhës në të cilën vëllai i madh i vendosi banorët. Sipas rregullave, kush fitonte, do kishte një avantazh në lojën në shtëpi. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)