Author: tirana

Kandidati serb për president, Nikola Sanduloviç ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku këtë të premte ka bërë homazhe në varrezat e Memorialit në Prekaz, në 15 vjetorin e pavarësisë. I shoqëruar nga krerët e shtetit të Kosovës, Sanduloviç ka thënë se do të bëjë gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm të përgjigjen. “Është ditë e vështirë dhe nder i madh që më është mundësuar nga kjo qeveri, me presidenten tuaj të nderuar dhe kryeministrin tuaj të nderuar, të më bëjnë të mundur që në emër të Serbisë së ndershme. Kërkoj një ndjesë të madhe…

Read More

Në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2”, ka edhe momente jo të mira. Duket se situata mes çiftit Kiara dhe Luiz, nuk po shkon edhe aq mirë. Mbrëmjen e djeshme teksa Kiara ishte në krevat, Luizi e pyeti se çfarë problemi kishte. Kiara u shpreh se është e mërzitur me të dhe nuk dëshiron të flasë. Kurse Luizi i kërkoi të kishte besim tek ai.

Read More

Nga seanca solemne në Kuvendin e Kosovës, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 15-vjetorin e pavarësisë, duke dhënë një mesazh për tensionet me Serbinë. Begaj thotë se duhet të bashkëpunojnë për stabilitet dhe paqe në rajon. “Në këtë ditë të shënuar, me mirënjohje kujtojmë Adem Jasharin, UÇK, luftëtarët e lirisë që edhe sot na frymëzojnë për të mbrojtur të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e një kombi. Kërkojmë sot liderin e forcës së durimin, shqiptarin që çoi përpara kauzën e Republikës së Kosovës dhe ruajti paqen, kujtojmë presidentin Rugova, president i paqes në rajon. Ju uroj sukses e…

Read More

Rumania është goditur nga një tjetër tërmet, por me një magnitudë më të vogël se ai i para dy ditëve, që ishte me magnitudë 5,2. Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 4,3. Epiqendra e tërmetit ishte 14 km larg qytetit Targu Jiu. Gjatë ditëve të fundit, Rumania është goditur nga disa tërmete, më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 5,2. Ky është tërmeti i 26 në Rumani në 3 ditët e fundit.

Read More

Tërmetet vdekjeprurëse me qendër në Kahramanmaraş, rrafshuan plotësisht ndërtesat në lagjen Antakya të Hatay-t. Pas 12 ditësh, në një kompleks pallatesh të shkatërruar në këtë zonë, janë dëgjuar zëra nën rrënoja. Sipas gjasave, bëhet fjalë për 3 persona, por ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet. Deri më tani, ekipet nuk kanë mundur të flasin drejtpërdrejt me njerëzit nën rrënoja, kështu që nuk dihet gjendja e tyre. Mendohet se janë gjallë të tre, pasi reagojnë ndaj thirrjeve të herëpashershme. Duke qenë në ditën e 12-të pas tërmetit fatal, skuadrat kërkuese janë të vetëdijshme për gjenden serioze shëndetësore të të mbeturve nën…

Read More

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani u bëri të gjithëve thirrje se që të jemi të bashkuar përballë Serbisë, e cila sot e kësaj dite cenon dhe vë në dyshim pavarësinë e Kosovës. Osmani u shpreh se procesi i dialogut me Serbisë e ka një epilog, atë të njohjes reciproke. “Sot rikujtojmë dhe falënderojmë edhe miqtë, aleatë të cilët i kemi quajtur me të drejtë shpëtimtarë të lirisë të cilët kanë qenë me ne. Kur ne ishim të shtypur e kërkonim lirinë, e kur e fituam dhe gëzonim tokën tonë të lirë ata janë ende me…

Read More

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit. Yuri Kim shoqërohet nga Dilawar Syed, përfaqësues Special për Çështjet Tregtare dhe të biznesit në Departamentin e Shtetit, dhe është takuar me kryetarë dhe nënkryetarë të Komisionit të Jashtëm, të Integrimit dhe ata të Ekonomisë.

Read More

Para 3 vitesh më 17 shkurt 2020, Bashkimi Evropian (BE) organizoi në Bruksel Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, që kishte si synim mbështetjen e Shqipërisë në përpjekjet e saj të rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar. Në këtë kontekst, mori jetë edhe Programi “EU4Schools” / “BE për Shkollat” me një vlerë prej 75 milionë Euro i financuar nga BE dhe zbatuar nga PNUD në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare. 25,000 nxënës, mësues dhe fëmijë janë përfituesit e drejtpërdrejtë këtij projekti. I zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), i cili ka investuar gjithashtu 765,000 euro, “EU4Schools” synon…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, zgjodhi të uroi 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës përmes një albumi të vizatimeve të fëmijëve të shkollave të vendit, me tematikën e kësaj feste. “Në këtë ditë të shënuar, zgjodha të uroj vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë me disa nga punimet e realizuara nga nxënës të shkollave nga e gjithë Shqipëria. Ndihem krenare për mesazhet kuptimplotë që përcjellin nxënësit tanë nëpërmjet talentit të tyre dhe është detyra jonë e përbashkët që të ushqejmë tek ata ndjenjat e atdhedashurisë, vëllazërisë dhe krenarisë kombëtare. Të gjitha këto punime të nxënësve të shkollave të Shqipërisë,…

Read More

Edhe raundi i dytë për zgjedhjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese ka dështuar. 3 kandidatët kanë marrë nga tre vota. Në garë janë Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj. Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e tretë të votimit në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00.Në raundin tjetër, kryetari do të zgjidhet me short. Si zgjidhet kreu i ri i Kushtetueses Kryetari/Kryetarja i/e Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Seanca për…

Read More

Në fjalën e tij, në çeljen e konkursit ndërkombëtar për projektin e Muzeut “Besa”, i cili i hapi udhën krijimit të një destinacioni të historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe të historisë, traditës, kulturës dhe artit hebraik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky muze do të shërbejë për të na kujtuar ditët tona të lavdishme. Ai tha se muzeu është edhe një përgjigje për cinikët që thonë ‘nuk bëhet’ për gjithçka dhe se ka ardhur koha për një besë ndaj njëri-tjetrit, atë të mos bllokimit të punëve publike…

Read More