Fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Në orët e mëngjesit përgjatë luginave prezencë të mjegullës së dendur. Era pritet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 1 ballë.
Author: tirana
Kur ishte hera e fundit që u kujdesët për veten? Muaji i Ujorëve ishte një vërdallisje, i Bricjapëve një zhytje në punë dhe ka kaluar një kohë e gjatë nga hera që keni pushuar. Më 18 Shkurt Dielli hyn në Peshk duke sjellë një frymëmarrje të re që e kemi pritur. Në muajin e Peshqve do të jeni më të butë dhe do t’i merrni ndjenjat në konsideratë më shumë se kurrë. Shenjat e Ujit: Peshqit, Gaforrja dhe Akrepi janë në kulmin e tyre ndërsa shenjat e ndryshueshme si Binjakët, Virgjëresha dhe Shigjetari. Peshqit janë shenja e fundit e horoskopit…
UEFA ka shpallur listën përfundimtare të kandidatëve për postet e presidentit të UEFA-s dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që do të zgjidhen në Kongresin e 47-të të zakonshëm në Lisbonë, të mërkurën më 5 prill. Aleksander Ceferin nuk ka rival në luftën për presidencën, kështu që ai do të zgjidhet president edhe për njër periudhë katërvjeçare tjetër. Të gjithë kandidatët iu nënshtruan një kontrolli të përshtatshmërisë të kryer nga një komitet zgjedhor i përbërë nga anëtarë të Komitetit të Qeverisjes dhe Pajtueshmërisë së UEFA-s (në përputhje me nenin 21(6) të Statutit të UEFA-s dhe nenin 4bis të Rregullores…
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ardian Çapjan, i akuzuar si organizator për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, ngjarje e ndodhur 10 vite më parë Gjithashtu me burgim të përjeshtshëm SPAK kërkoi të dënohet Olsi Leku. Për Florenc Çapen, nipin e Ardian Çapes SAPK kërkoi 25 vite burg. Prokuroi i çështjes Behar Dibra për vrasjen e bujshme kërkoi edhe dënimin me 20 vite burg për Etjen Canin e Kladi Doklin, ndërsa për dëshmitarin e drejtësisë Ervis Bardhin SPAK kërkoi 6 vite burg. Ndaj tyre rëndon akuza për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “grup…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 persona, për vepra të ndryshme penale, që nga pastrimi parave, konflikti dhe dhuna në familje. Kështu, pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet S. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po ashtu pas hekurave përfundoi edhe një 37-vjeçare me inicialet F.L., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi…
Whatsapp ka lançuar disa risi për përdoruesit e Android, ndërsa ata të iPhone do duhet të presin ende. Tani përdoruesit e Android do mund të dërgojnë deri në 100 foto apo video njëkohësisht, një rritje e konsiderueshme nga 30 që ishte më parë. Me këtë ndryshim, nuk do duhet të shpenzoni kohë të tepërt për të dërguar sasi të mëdha materialesh drejt kontakteve tuaja. Përdoruesit e Android tani mund të vendosin emra dhe përshkrime më të gjata në bisedat në grup dhe të përfshijnë diçitura kur dërgojnë dokumente. Këto opsione të reja vijnë dy muaj pas shtimit të avatarëve të…
Një familje siriane me shtatë anëtarë, duke përfshirë pesë fëmijë, ka humbur jetën në një zjarr që goditi një shtëpi turke ku ata u zhvendosën pasi i mbijetuan tërmetit të javës së kaluar, raportuan mediat lokale. Agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu, raportoi duke cituar një deklaratë me shkrim nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Konias se shtëpia njëkatëshe, në të cilën jetonin 14 persona, mori flakë të premten. Shtatë persona të plagosur në incident po marrin trajtim, tha ajo. Anadolu raportoi se familja ishte zhvendosur në rajonin qendror të Konias vetëm pak ditë më parë nga qyteti juglindor turk i…
Partia Demokratike i është kthyer sërish akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama për instilacionin e vendosur para Kryeministrisë. Në një dalje për mediat, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo pohoi se Rama ka humbur në kopshtin e harlisur të lajthitjeve të veta. DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKEKatër milionë euro nga taksat tuaja do të kushtojë një instalacion, që do të vendoset në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë. I mbiquajtur “kopështi i Parajsës”, përveç kostos së pajustifkuar, është edhe një tallje e hapur me shqiptarët. Për kujtesë, ajo që Rama e quante “Pakoja e madhe” dhe do të ndahej mes 1 milionë shqiptarëve, ka nxjerrë nga…
Shkrimtari i tranzicionit, Fatos Kongoli e ka cilësuar politikën në Shqipëri një katrahurë. Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, ai është shprehur se askush nuk është i kënaqur me politikën përveç fanatikëve. “Nuk e di nëse mund të gjesh një njëri përveç fanatikëve, që të jetë i kënaqur, e kam fjalën për politikën e ditës. Është një katrahurë e gjitha”, tha shkrimtari. Më tej, Kongoli ka folur për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat sipas tij, fshihen nga personat që kanë probleme me to. “Le të hapen dosjet. Unë jam shprehur herë pas here për këtë. Dosjet mesa…
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, sot ka uruar Kosovën në 15-vjetorin e pavarësisë. Ajo ka potencuar se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm nga viti 2008. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë! Kosova ka bërë një progres të jashtëzakonshëm që nga viti 2008 dhe dëshiroj të shoh shumë të tjera në vitet në vijim! Krenare që BE u ka përkrahur me vendosmëri në çdo hap gjatë rrugës.”, ka shkruar ajo në Twitter. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë. Në…
Në 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Prizrenit. Titulli iu akordua nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili tha se Veliaj shembullin e një drejtuesi modern që ka transformuar Tiranën. Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh i emocionuar për marrjen e titullit “Qytetar Nderi” dhe tha se vetëm të bashkuar mund t’ia dalim të ecim përpara, duke u zotuar se do të kontribuojë më shumë për qytetin e Prizrenit. “Sot, si qytetari më i ri i Prizrenit, ndjej…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në SHBA, ku një grua është hedhur nga ujvara e Niagarës së bashku me fëmijën e saj 5 vjeç. 34-vjeçarja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur besohet se është hedhur qëllimisht. Djali 5-vjeçar arriti të shpëtonte dhe u dërgua në spitalin e fëmijëve në Buffalo me një dëmtim në kokë, por nëna e tij nuk ia doli të mbijetonte. Menjëherë pas tragjedisë 5-vjeçari është dërguar me helikopter në spital. Ende nuk dihet arsyeja e ngjarjes tragjike, ndërsa policia ka marrë në pyetje bashkëshortin dhe familjarë të saj.