Author: tirana

Tani edhe për rakinë shqiptare ka një studim ndërkombëtar. Revista prestigjioze shkencore “Heliyon” zbulon se brenda pijes tradicionale dhe shumë të vjetër shqiptare, ka në masë të madhe metale të rënda. Por duket se kjo nuk i ka trembur ata që konsumojnë rakinë. Sipas studimit të revistës “Heliyon” faktohet se rakia e prodhuar në vendin tonë ka toksina e metale që paraqesin rrezik për shëndetin publik. “Atëherë duhet ta lemë fare”, -shprehet një qytetar, ndërsa një tjetër thotë se rakia është e pakontrolluar se të ishte e kontrolluar nuk sëmureshin njerëzit. Të vetëdijshëm se po pinë helm, qytetarët i dinë…

Read More

Osman Enes Basturk, i cili lindi në ditën e tërmetit më 17 gusht të vitit 1999, humbi jetën në një tërmet tjetër. Djaloshi 24-vjeçar që erdhi në këtë botë në qytetin e Gaziantepit, filloi jetën gjatë një tërmeti dhe e përfundoi përmes një tjetër tërmeti me epiqendër në qytetin e Kahramanmarasit. Asiye Basturk, nëna e tij, tregoi historinë e jetës së Enesit, i cili humbi jetën pasi një mur ra mbi të, ndërsa përpiqej të mbronte vëllanë nga tërmeti 7.7 ballësh që goditi shtetin turk, raporton t24.com.tr. “Djali im Osman Enes lindi në Gaziantep gjatë tërmetit Golcuk që ndodhi në…

Read More

Një zyrtar i lartë ukrainas përjashtoi mundësinë e bisedimeve të paqes me Moskën sot nëse Rusia nuk tërhiqet nga Ukraina, duke përsëritur qëndrimin e Kievit përpara një konference ndërkombëtare. “Për legjitimitetin e politikës ndërkombëtare dhe sigurinë reale të botës, lufta duhet të përfundojë me një fitore për Ukrainën,” tha Mykhailo Podoliak, këshilltar politik i Presidentit Volodymyr Zelensky, në një postim në Tëitter. “Negociatat mund të fillojnë kur Rusia të tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës. Opsionet e tjera vetëm i japin Rusisë kohë për t’u rigrupuar dhe rifilluar armiqësitë në çdo kohë.” Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez…

Read More

Një grua është sulmuar me grushte dhe spraj të rrezikshëm nga tre burra në Pogradec. Policia ka arrestuar 23-vjeçarin Gledis Dikellari dhe ka shpallur në kërkim dy burra të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe shpallën në kërkim shtetasit N. Ç., 39 vjeç dhe E. Ç., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur në…

Read More

Prokuroria e Kurbinit përfundon hetimet për ish-agjentin e Operacionales Jeton Lami të akuzuar për shpërdorim detyre. Ish-polici kishte shoqëruar ish-bosin e lojërave të fatit Ervis Martinaj para se të zhdukej. Prokuroria në përfundim të 6 muajve ka vendosur të ngrejë akuzën e shpërdorimit të detyrës ndaj agjentit të Forcës Operacionale, raporton BW, duke arsyetuar se ai kishte detyrë funksionale të arrestonte personat e shumëkërkuar, por në vend që të zbatonte këtë detyrë, ai ka vendosur ta shoqëronte 40-vjeçarin, baba të 4 fëmijëve dhe t’i garantonte paprekshmërinë nga forcat e policisë. Për këtë arsye pak ditë më parë prokurori i çështjes…

Read More

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë të falsifikuar, kapet në flagrancë nga Policia Kufitare dhe vihet në pranga një 24-vjeçar turk. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. L. NJOFTIMI I POLICISËShpallet në kërkim një shtetas tjetër që tentoi të ndihmonte 24-vjeçarin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke e pajisur atë me pasaportë false dhe biletë udhëtimi. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, bazuar në dyshime të arsyeshme…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është pyetur nga gazetari i News24 Osman Stafa lidhur me videon erotike për të cilën, kryedemokrati tha në parlament se dispononte ndaj zyrtarëve të lartë të PS. Por Berisha nuk pranoi të japë më shumë detaje dhe theksoi se vëmendja ndaj MCGoginal nuk do të mund të largohet. Pyetje: Zoti Berisha keni bërë një akuzë të rëndë ndaj zyrtarëve të lartë të PS dhe keni thënë se dispononi prova për një video erotike dhe kjo u bë shkak për përjashtimin e tyre. I propozuar deputetëve të bëheshit tre veta nga krahu i opozitës, tre…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha uroi Kosovën në lidhje me 15-vjetorin e Pavarësisë. Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Berisha tha se pas pavarësisë së Shqipërisë, 17 shkurti shënon ditën më të rëndësishme në historinë e lirisë së shqiptarëve. Berisha uroi Kosovën për arritjet dhe e cilësoi atë si vendin ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë. “Pas pavarësisë së Shqipërisë, pavarësia e Kosovës shënon ditën më të rëndësishme në historinë e lirisë së shqiptarëve. Është kjo ditë që shënon lirinë për të gjithë shqiptarët në sensin që një komb, që ka pjesët e tij të robëruara, nuk…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama me të njëjtën gjuhë për ngritjen e Komisionit hetimor parlamentar për çështjen “McGonigal”. Berisha tha se kjo çështje është një nga aferat që ka tronditur në palcë, politikën dhe jetën në SHBA. Kreu i PD-së, theksoi se Edi Rama nuk ka shans të pengojë të drejtën kushtetuese të parlamentit shqiptar për të krijuar komisionin dhe në qoftë se ky beson në këtë, provokon në vend destabilizim të plotë. “Me një arrogancë absolute Edi Rama deklaron se unë shkoj në parlament kur të dua pavarësisht se kushtetuta ka përcaktime…

Read More

Pas investimit në 19 njësi dentare të dentistrisë në shkolla, dy njësi të lëvizshme të shërbimit dentar do të jenë tashmë në dispozicion të zonave rurale. Pra dentistët do të shkojnë në çdo shkollë të zonave më të thella, për t`u dhënë shërbim nxënësve. Në prezantimin e dy njësive të reja, të lëvizshme, ishte e pranishme sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së bashku me Ambasadoren e Zvicrës, Ruth Huber. Projekti financohet nga ambasada zvicerane në Shqipëri. Shërbimi do të ofrohet në shkolla sipas një kalendari të caktuar. “Tashmë ne vijmë me një stad të ri të investimeve përsa i…

Read More

Nga: Sali Berisha Gëzuar Kosovë 15 vjetorin e Pavarësisë! Të dashur miq, sot shqiptarët në Kosovë, dhe kudo që janë në mbarë botën, festojnë 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës si ditën e dytë më të madhe të lirisë se tyre pas pavarësisë së Shqipërisë. Por ne shqiptarët sot kremtojmë 15 vitet e para në historinë tonë shekullore si një komb në liri, mbasi liria kombëtare është një dhe e pandarë. Kosova e lirë dhe e pavarur ka në themel shpirtin e pamposhtur të qytetarëve të saj ndaj barbarive dhe genocidit ciklik serb, ka luftrat, gjakun, qëndresën epike dhe sakrificën…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha nga konferenca me gazetarët në selinë blu, i bën thirrje televizioneve që të mos e ftojnë kryeministrin Edi Rama në emisione, ose do të përballen me protesta. “U bëj thirrje të gjithë gazetarëve që të mos e pranojnë këtë njeri të korruptuar. Është njëlloj si të marrësh në studio një kriminel që nuk shkon para drejtësisë. Në çdo televizion që do të shkojë, ne do të organizojmë protesta të flakta. Dje ishte vetëm fillimi. Keni për ta parë. Mos qeshni ju. Unë e kam me sinqeritet, bojkotojeni, mos i jepni asnjë hapësirë. Do marrim masa…

Read More