Një person ka mbetur i plagosur pasditen e kësaj të premteje pas një sherri në Shijak. I riu është goditur me thikë në shpatull. Ai është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dijet gjendja e tij shëndetësore. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Author: tirana
Seanca e fundit në parlament shënoi një ri-konfigurim të numrave në favor të shumicës në kuvendin e Shqipërisë duke e çuar mazhorancën që mbështet qeverinë Rama në kuotën e 81 votave. Deputetët e PDIU-së gjatë votimit të projektligjeve bashkuan votat me socialistët dhe socialdemokratët. Sinjalin e parë e dha Shpëtim Idrizi duke votuar pro projektligjin e menaxhimit financiar e prodhuar votimin në tërësi me 77 vota. Ndërsa në një tjetër projektligj atë të taksimit të dyfishtë tre nga katër deputetët e PDIU Mesila Doda, Shpëtim Idrizi dhe Nusret Avduallai votuan pro e shënuar numrin 79 vota në favor të shumicës…
Policia italiane ka arritur godasë një grup të trafikut të drogës dhe të sekuestrojë 100 kilogramë drogë. Nga operacioni i zhvilluar, kanë përfunduar në pranga 10 persona, tre prej të cilëve rezultojnë të jenë shqiptarë. Organizata kriminale e kishte shtrirë aktivitetin e tyre në provincat e Torinos dhe Asti dhe me degëzime në Lombardi, Veneto, Toskanë, Siçili dhe Sardenjë. Lënda narkotike e sekuestruar dyshohet se do të sillte të ardhura të paligjshme prej 20 milionë eurosh. Çmontimi i kësaj bande kriminale u bë i mundur falë përgjimeve telefonike dhe mjedisore. Sipas provave të mbledhura mësohet se grupi përbëhet nga një…
Në paradën ushtarake të javës së kaluar në kryeqytetin e Koresë së Veriut, makineria propaganduese nuk ishte fokusuar në imazhin e Kim Jong-un, por në nxjerrjen në pah të vajzës së tij të vogël. Një kalë i bardhë u vu re në paradë, së bashku me raketat bërthamore dhe ushtarët marshues. Kjo kafshë, siç zbuluan mediat shtetërore, është e preferuar e vajzës së liderit korean. Është një vazhdimësi e paralajmërimit të rritjes së shpejtë të vajzës së re, që disa ekspertë besojnë se po përgatitet të udhëheqë vendin më të izoluar në botë. Legjitimiteti i saj si pasardhëse e linjës…
Çmimi i gazit natyror në Evropë më 17 shkurt ka rënë nën 50 euro, për herë të parë në pothuajse një vit e gjysmë. Çmimi i gazit standard në Dutch TTF ra në 48.775 euro për litër. Ky nivel i çmimit për herë të fundit kishte qenë në gusht të vitit 2021, që i bie se është pothuajse shtatë herë më i ulët sesa çmimet e larta për gaz që ishin pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës pothuajse një vit më parë. “Çmimet e gazit evropian kanë rënë për 50 për qind që nga nëntori i vitit të kaluar falë…
Të diplomuarit në një degë studimi të ngjashme me mësusinë si ekonomi, arte, gjuhësi apo përkthim do të kenë mundësi të ushtrojnë dhe profesionin e mësuesit. Por fillimisht duhet të marrin leksione të paktën për një semestër në fushën e psikologjisë pedagogjike. Udhëzimi është firmosur nga ministrja e Arsimit Evis Kushi. Ndërkohë nga rrjetet sociale Kushi i drejton këtë mesazh drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë. “Ftoj të gjitha universitetet që, bazuar në këtë udhëzim, të paraqesin sa më shpejt aplikimet për miratimin e programeve të nevojshme, për t’u dhënë mundësi të interesuarve që të regjistrohen që në vitin…
Georgina Rodriguez, në një intervistë të dhënë së fundmi, teksa fliste për partnerin e saj, të cilin e cilësoi si një shembull për shumë meshkuj, tregoi pak edhe nga defektet e tij. 28-vjeçarja u shpreh se ai ka shumë gjëra të mira dhe se gjëja e vetme që nuk pëlqen të ai është fakti që nuk di të gatuajë. “Cristiano është një super baba dhe partneri më i mirë që mund të ëndërroja ndonjëherë. Defekti i tij i vetëm? Ronaldo nuk gatuan. Ne kemi një kuzhinier, por ndonjëherë gatuaj vetë”, deklaroi Georgina Rodriguez.
Për herë të parë ish-agjenti i operacionales, Jeton Lami ka thyer heshtjen duke dhënë disa shpjegime të detajuara për sa i përket shoqërimit të Ervis Martinajt, por ka refuzuar të ketë dijeni për zhdukjen e tij. Ai thotë se Martinajn e ka njohur 10 vite më parë, por thekson se nuk ka pasur miqësi apo lidhje të ngushtë. “Ervis Martinajn e kam njohur 10 vite përpara. Me atë nuk kam pasur asnjë miqësi apo lidhje të ngushtë. Megjithatë tre ditë para se ta shoqëroja në Durrës, e kam takuar rastësisht tek një ambient te Zogu i Zi. Më ka kërkuar…
Për Beatrix Ramosajn, banorja e preferuar e “Big Brother VIP Albania” është Ermiona Lekbello, konkurrentja më e re që u bë pjesë e këtij formati vetëm pak ditë më parë. Këngëtarja shprehet se e mbështet Ermionën, pasi sipas saj është njeriu me i vërtetë në shtëpi. “Vallaj ke qef ta shofesh dhe ta degjosh Ermionen. Eshte vetvetja, s’ja perton njeriu faaare cope jau thot muhabetet. Pa strategji, pa LOJË. She only speaks truths. Everyone else listens. Her vibeeee! The realest one in there”, shkruan Beatrix.
Ministria e Punëve të Brendshme në Bullgari ka njoftuar se brenda një kamioni në fshatin Lokorsko afër Sofjes janë gjetur 18 trupa të pajetë emigrantësh. Në kamionin që transportonte lëndë drusore ndodheshin rreth 40 persona. 14 persona u transferuan në spitalet e Sofjes në gjendje të rëndë, ndërsa të emigrantëve të tjerë iu dha ndihmë në vendin ku u gjetën. Mediat bullgare raportojnë se emigrantët ishin fshehur në një vend të veçantë fshehjeje nën ngarkesë, e se ata kaluan një kohë të gjatë pa ushqim dhe ujë. Sipas mediave bullgare, drejtuesit e mjeteve janë larguar dhe janë në kërkim.
Ilir Meta ka reaguar ashpër kundër ndërhyrjes së policisë në biznesin e deputetit të PD-së, Agron Shehajt. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, kryetari i Partisë së Lirisë ngre akuzat se bllokimi i biznesit të deputetit është sulm politik dhe terror policesk i kryeministrit Edi Rama. Postimi i Ilir Metës: Sulmet politike dhe terrori policesk i Edi Ramës kundër bizneseve të ndershme, të identifikuara nga patronazhistët si mbështetëse të opozitës janë një tjetër dëshmi e arbitraritetit dhe paligjshmërisë të bandës së “Rilindjes”. Ndërkohë që shpall ministrat e tij si “investitorë strategjikë” dhe u fal gjobat e taksat e shqiptarëve…
Gjyqtari Erjon Çela ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes së Gërdecit, e cila është rihapur nga SPAK dhe i pandehur është marrë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Arsyeja e dorëheqjes është bërë fakti se Erjon Çela ka dhënë njëherë mendim për rastin. Sipas tij, Fatmir Mediu nuk mund të gjykohet pasi afati për veprat penale për të cilat ai akuzohet është parashkruar, shkruan Ora News. Mirëpo, SPAK nuk e ka pranuar këtë arsyetim dhe Prokuroria ka ankimuar, duke plotësuar dosjen me prova të reja. Fatmir Mediu akuzohet për dy vepra penale të “Shpërdorimit të detyrës”, një e parashikuar nga…