Author: tirana

Një mjet  i parkuar në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan është gjetur i djegur. Zjarri dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Ndërhyrja e zjarrfikëseve bëri të mundur që mos të dëmtoheshin mjete të tjera të parkuara ngjitur

Read More

Dashi Puna juaj e palodhur do të shpërblehet në çdo fushë të jetës. Por, mos harroni të vini një ekuilibër mes punës dhe jetës personale dhe se ju keni nevojë për një pushim. Merrni një farë kohe pauzë, relaksoni mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj. Kujdes, më mirë heshtni nëse sot ndizet ndonjë debat i ashpër në punë. Demi Sot do të analizoni veten. Gjendeni në një situatë ku ju duhet të distancoheni nga familja dhe miqtë, t’i merrni vendimet pa u ndikuar. Mos u nxitoni në punë. Binjakët Mund të keni pengesa të papritura në rrugëtimin e jetës dhe ato…

Read More

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në zonën perëndimore dhe bregdet ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara. Kthjellime do të ketë më në tepër zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes dhe rënie në mesditë në zonën perëndimore. Temperaturat minimale dhe maksimale: Zona malore 1/13°CZona e ulët 3/16°CZona bregdetare 9/15°C

Read More

Të rinjtë shqiptarë kanë filluar të përdorin steroidet, për të fituar masë muskulare më shpejt, ndërkohë që ndjekin palestrën. Përdorimi i steroideve është kthyer në shqetësim në të gjithë botën dhe tani edhe në Shqipëri. Kreshnik Brekofca menaxher i nje kompanie dhe distributor i autorizuar i suplementeve në Shqipëri thotë për Gazetasi.al se përdorimi i shtesave ushqimore ishte diçka jashtë perceptimeve më parë ose përdorimi i tyre ishte vetëm nga meshkujt, e ndërsa sot numri i individëve në përgjithësi apo i vajzave në veçanti të cilat përdorin suplemente është rritur ndjeshëm duke tejkaluar kufinjtë e “Tabusë”. “Proteinat janë baza kryesore…

Read More

Alex Soros, djali i filantropit, George Soros është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës që ky i fundit po zhvillon në Mynih ku merr pjesë në mbledhjen e sigurisë ndërkombëtare. “Vëllezër me atlete”-shkruhet në foton që Soros ka shkruar në rrjetin e tij Instagram.

Read More

Vladimir Putin dhe presidenti i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko, janë takuar sot në Moskë. Nga pamjet e takimit dypalësh, të shpërndara nga këshilltari i ministrisë ukrainase të Punëve të Brendshme, Anton Geraschchenko, shihet Putin, të cilit i dridhen këmbët. Prej se filloi pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt 2022, spekulime të shumta kanë qarkulluar në mediet e huaja lidhur me gjendjen shëndetësore të liderit rus. Video të shumta gjithashtu kanë dalë gjatë gjithë kësaj që e tregonin presidentin rus jo në gjendje të mirë.

Read More

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën sot për sot është i pamundur pasi kundërshtohet nga SHBA-ja me arsyen se mund të krijojë precedentë për pretendime të ngjashme nga popujt e tjerë në Ballkan. Milo tha se një ditë shqiptarët do të bashkohen dhe se skenari më i mundshëm është bashkimi në familjen evropiane. ”Bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë sot nuk mund të behët pasi që parët do kundërshtojnë janë SHBA-të se nuk duan të krijojnë precedent për pretendime që mund të kenë popujt të tjetër të Ballkanit. Kemi Bosnjën që mbahet peng nga ekuilibrat…

Read More

Artisti Sam Smith është sulmuar nga disa persona teksa po kalonte në një park të New York-ut. Në video, shihet një grua duke i bërtitur yllit të muzikës në mes të ditës teksa ecte rastësisht nëpër rrugë:“Ti i përket ferrit… Sam Smith i përket ferrit… ti demon, i sëmurë. Lëri fëmijët të qetë, o i sëmurë f**ker… Sam Smith është një pedofil. Kujdesi për fëmijët. Ti je i ligë”. Ky moment vjen pas performancës së tij në çmimet “Grammy” në fillim të këtij muaji, që u kritikua gjerësisht. Ekspertët e krahut të djathtë e përshkruan performancën si “satanike” dhe pretenduan…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj deklaroi se grupimi i Sali Berishës është më i madhi brenda kësaj force politike, por sipas tij, nuk e mund dot kryeministrin Edi Rama. Xhaferaj u shpreh se opozita nuk është në gjendje të ofrojë një alternativë. Xhaferaj shtoi se duhet një lidership, përtej dy grupimeve aktuale në Partinë Demokratike. “Kemi një opozitë radikale, kur tani në prag të zgjedhjeve lokale duhej të merrej me paraqitjen e programeve alernative dhe me strukturimin e saj të brendshëm, sepse ka shumë probleme. Nga ana tjetër, kemi një opozitë tjetër, që pas dorëheqjes së zotit Basha, nuk…

Read More

Kryesia e Partisë të Lirisë diskutoi për kriteret e përzgjedhjes të 1650 kandidatëve të saj për Këshillat Bashkiake për zgjedhjet e 14 Majit.”Integriteti, lidhjet me komunitetin dhe fuqia denoncuese e korrupsionit do të jenë kritere kryesore për kandidim. Nesër Komiteti Drejtues Kombëtar do t’i miratojë përfundimisht këto kritere.Nga dita e hënë procesi i aplikimit për kandidim do të jetë i hapur.Në 14 Maj monizmi merr fund dhe qytetarët rimarrin në dorë fatin e bashkive të tyre që ato t’u shërbejnë vetëm qytetarëve. Ndryshim me çdo çmim”, shkruan Ilir Meta në Facebook.

Read More

Eduard Zalonshja deklaron se në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj, mazhoranca ka avantazh direkt në 42 bashki dhe opozita në këto bashki edhe sikur të ishte e bashkuar do ta kishte të pamundur. “Sepse mazhoranca, PS dhe PSD në 42 bashki kanë fituar në mbi gjysmën e votave të vlefshme, në 8 të tjera morën më shumë vota se koalicioni i PD. Kështu edhe nëse bashkohet gjithë opozita, mazhoranca ka sërish avantazh në 42 bashki. Baza fillon aty ku ka ndaluar për herë të fundit ora elektorale. Socialistët do shkojnë të kërkojnë votat e tyre, po…

Read More

Pak ditë më parë, Bora Zemani ndezi dyshimet për një shtatzëni të mundshme përmes një fotoje që kishte publikuar në “Instagram”, pozë e cila nga ndjekësit u interpretua sikur moderatorja është në pritje të ëmbël. Por, Bora ka hedhur poshtë zërat për një fëmijë. Ajo u shpreh se planet janë bërë edhe në këtë drejtim, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. “Planet janë gjithmonë. Plane kemi por gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Jo nuk ka”, u shpreh ajo.

Read More