Kreu i Kadastrës, Artan Lame i është përgjigjur deklaratave të Ilir Metës nga protesta e 11 shkurtit, në të cilën tha se prona e shqiptarëve është e pasigurt. Në konferencën ku tregoi arritjet për vitin 2022 të Kadastrës, Lame tha se do t’i përgjigjet me shifra. 250 mijë familje theksoi ai se kanë marrë certifikatën e pronësisë për vitin 2022. Ndërkohë, kreu i Kadastrës iu kthye edhe faktit se shumë institucione shtetërore janë të paregjistruar mes tyre edhe Presidenca. Lame thotë se që në kohën kur Meta ishte president u ka bërë thirrje që ta regjistrojnë institucionin, por kanë refuzuar.…
Author: tirana
Policia e Sarandës ka vendosur në pranga një 35-vjeçar si autor të dyshuar të grabitjeve të shumave të parave dhe sendeve personale brenda 3 automjeteve. Në pamje, shihet i riu që afrohet drejt automjeteve të parkuara dhe grabit çfarë gjen brenda makinave, përmes derës së pasagjerit. Njoftimi i policisë: Vodhi shuma parash dhe sende personale, në 3 automjete, në qytetin e Sarandës, identifikohet dhe vihet në pranga 35-vjeçari. Në vijim të punës për parandalimin e rasteve të vjedhjes së pronës e pasurisë dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që…
Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka finalizuar operacionin policor “The shadow of the night”,duke prangosur në flagrancë një 25-vjeçar nga Berati,që ishte kthyer në “makthin” e banorëve të qytetit,për shkak të vjedhjeve që kryente gjatë natës nëpër banesa. I drejtuar nga shefi i krimeve në detyrë Ledjo Ferzaj,operacioni finalizoi jo vetëm prangosjen e Andrea Zerollarit por edhe dokumentimin e 4 vjedhjeve banesash,të kryera dy netët e fundit. Zerellari,i dënuar 3-herë më parë për vjedhje,u kap në flagrancë gjatë tentativës për shqyerjen e një dritareje në një banesë private në zonën e “Bregut të lumit”. Ai ishte prej disa ditësh nën vëzhgim…
Në listën e 100 grave frymëzuese për 2022 përfshihet Gjystina Grishaj, një prej burrneshave të mbetura të Shqipërisë Në listën e 100 grave frymëzuese dhe me ndikim nga e gjithë bota për vitin 2022, BBC ka përfshirë edhe historinë e Gjystina Grishaj, një burrneshë ose një prej “virgjëreshave të betuara” të Shqipërisë. “Shqipëria ishte një botë burrash, e vetmja mënyrë për të mbijetuar ishte të bëheshe e tillë”, thotë Gjystina Grishaj. Si një vajzë 23-vjeçare që jeton në malet e veriut të Shqipërisë, ajo mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën. Ajo u betua për beqari dhe të jetonte pjesën…
Efektivi Leonard Palushi, ka përdorur një shok fëmijërie, emrin e të cilit e ka futur në dokumentat e pronësisë së “Benzit C Class 3000”, që ja dhuroi në Elbasan, Erion Alibej. “Ora News” zbulon se Atem Tema, rezulton të jetë bërë pronari i makinës Benz me Benzinë+Gaz dhe më pas emri i tij është përdorur edhe në pronësinë e makinës tip “Toyota Rav4”, që Leonard Palushi e ka ndëruar me Benzin, në një pikë shitjesh në Shënavlash të Durrësit. I gjithë mekanizmi i dhurimit të makinës ka nisur në vitin 2020. Ku gjatë takimeve mes shefit të sektorit të hetimit…
Studiuesi Auron Tare është i mendimit se Shqipëria ka individualisht personazhe me të cilët mund të mburresh, por jo si komb. I pyetur nëse emisionin “Arnautistan” nëse është krenar që është shqiptar, Tare tha se kur udhëton në këtë vend e ke të vështirë të jesh krenar. Po ashtu ai u shpreh se është vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jesh krenar se je shqiptar. Megjithatë Tare thotë se ndihet krenar për trashëgiminë kulturore, e cila sipas tij, po shkatërrohet dita-ditës. “Fëmija im i vogël refuzon të flasë shqip, sepse i vogël i kanë mbetur imazhe, thotë…
Konfirmohet vdekja e Christian Atsu, ish-lojtarI i Chelsea në Turqi. Ai ēshtë tashme nje nga mijera viktimat e termetit tragjik qe goditi Turqine ne 6 shkurt. Trupi i pajetë i Atsu u gjet nën rrënojat e shtëpisë së tij në Hatay, qytet ku ai jetonte pasi luante se fundmi me ekipin Hatayspor. Madje një ditë para tërmetit tragjik, ganezi në ndeshjen e kampionatit kishte shënuar një gol vendimtar për ekipin e tij në minutat shtesë. Përveçse shumë ndeshjeve me përfaqësuesen, Atsu ka luajtur edhe me Njukasell në Premier League dhe Viteshen në Holandë.
Projekti evropian i mbrojtjes kundërajrore i nisur nga Gjermania ka anëtarë të rinj: Danimarka dhe Suedia duan të bëhen pjesë e tij. Ministri gjerman i Mbrojtjes Pistorius shpreson për më shumë pjesëmarrës. Nën ndikimin e sulmit rus ndaj Ukrainës, në mes të tetorit 15 shtete nënshkruan një deklaratë qëllimi për një iniciativë të përbashkët të mbrojtjes ajrore, të quajtur Iniciativa Evropiane e Mburojës së Qiellit (“Sky Shield Initiative). Numri i pjesëmarrësve tani do të rritet: Suedia dhe Danimarka po i bashkohen iniciativës gjermane. Suedia dhe Danimarka i bashkohen nismës gjermane për një mbrojtje ajrore të përbashkët evropiane. Ministri gjerman i…
Elidon Çela, ka rënë në prangat e policisë, pasi iu gjetën sërish mallra kontrabandë, kësaj herë në qytetin e Vlorës. Një ditë pas shoqërimit në Komisariat, Çelës iu vunë prangat pasi 32-vjeçarit, pronar i agjencisë ‘Buon Aventura’, në furgonin e tij iu gjetën mallra kontrabandë, si ilaçe, shishe me verë dhe pesticide, lëndë e ndaluar, mallra këto pa faturë blerjeje. Ndaj tij rëndojnë akuzat , për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara” dhe “Kontrabanda me mallrat e licencuara.” Kjo nuk është hera e parë që Çela arrestohet për mallra kontrabandë. Në tetor…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Korçës, ishte sjellë i pajetë shtetasi H. B., 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, menjëherë kanë shkuar në spital dhe në vendngjarje, me qëllim verifikimin e rastit. Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se 50-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë. Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor i përbërë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Maliq dhe specialistët e Seksionit…
Policia greke është vënë në alarm dhe ka nisur një operacion të gjerë nga deti e toka pasi prej një javë, në tre raste, deti ka nxjerrë në breg 163 kg marijuanë. Bëhet fjalë për tre sasi prej 134 kg, 15 kg dhe 14 kg, të dala të gjitha në bregdetin e Rethymnos. Pakot e drogës kanë qenë të lagura me ujë deti dhe për këtë policia dyshon se ose kanë rënë ose janë hedhur nga ndonjë mjet lundrues. Ajo çka vihet re tek pakot, është se ato janë tipike të modelit “shqiptar” të shkruara sipër me sprajt duke vendosur…
Diabeti është një sëmundje që vitet e fundit është rritur me shifra alarmante. Si një rrezik i heshtur ai sulmon gjithmonë e më shumë, duke qenë ndër shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës apo dhe humbjes së jetës. Diabeti shfaqet kur pankreasi nuk prodhon sasi të mjaftueshme të insulinës, ose kur trupi nuk mund ta shfrytëzojë në mënyrë efikase insulinën e prodhuar nga pankreasi. Insulina është një hormon që rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër mjeku endokrinolog Florian Toti, shpjegoi në emisionin “Dritarja e Doktorit” shkaqet dhe mënyrën si të mbrohemi nga kjo sëmundje. “Ka një faktor,…