Tan Brahimi është aktori i humorit që prej dy javësh është bërë pjesë e “Big Brother”. Aktori shumë pëlqyer në rrjetet sociale ka çuar në shtëpinë e famshme natyrën e tij paqësore, por edhe shumë batuta e të qeshura. Ndonëse u bë shumë ditë në shtëpi, ai ka zgjedhur që të flasë pak për jetën e tij brenda, edhe pse episode e dhimbshme nuk kanë qenë të pakta për të. Vetë aktori i humorit e ka ndarë rrëfimin e tij me ndjekësit në rrjete sociale, duke zbuluar copëza të një kalvari me ngjarje të rënda për të. Jeta e tij…
Author: tirana
Gati një vit pas fillimit të sulmeve ndaj Ukrainës, liderët botërorë takohen në Konferencën e Sigurisë në Mynih, për të diskutuar mbi sigurinë dhe mbrojtjen globale. Konferenca e 59-të, vjetore e Sigurisë së Mynihut (MSC) filloi sot, në Mynih, me mbledhjen e liderëve botërorë, që do të diskutojnë për sigurinë globale, mbrojtjen, teknologjinë dhe qëndrueshmërinë, duke e mbajtur fokusin në pushtimin rus që vazhdon ende në Ukrainë. Krahas shumë liderëve botërorë dhe evropianë, në Konferencë morën pjesë Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez, Emanuel Macron, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e të tjerë figura të rëndësishme të politikës botërore. “Ka…
Zbardhet dosja hetimore për dy efektivët e policisë rrugore, tashmë të arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Bëhet fjalë për efektivët Amarildo Lika dhe Eljo Picoku u merrnin deri në 1 mijë euro, drejtuesve të automjeteve për t’i rikthyer patentat e pezulluara. Në dosjen e publikuar nga ABC, është zbardhur një prej këtyre episodeve, ku nga përgjimet ka rezultuar se shtetasit S.T i kërkohen 900 euro për t’I rikthyer patentën e pezulluar për 6 muaj. Pjesë nga dosja hetimore: -Shtetasi S.T, me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, deklaron se ka kontaktuar me shokun e ti,…
Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat tha se revolucioni i opozitës ka nisur me protesta dhe të fituar do të dalin vetëm ata që besojnë tek revolucioni i viteve 1990. Berisha tha se PD ka nevojë të frymëzohet nga revolucioni i viteve ’90, pasi në vend janë ngritur sirena alarmi që po vrasin shpirtin e çdo shqiptari. Sakaq theksoi se kryeministri Edi Rama duhet të largohet sa më parë pasi vjedh dhe korrupton ccdo ditë që është në pushtet. “Sot është një situatë kritike. Sot jemi në kushte, një narkoshtet, diktaturë krimi, nga më të fuqishmet…
Kreu i Kadastrës Artan Lame ka bërë me dije se po merret në shqyrtim mundësia e uljes së tatim-fitimit për transaksionet e pronave. Në një komunikim me media ai tha se niveli aktual prej 15% nxit qytetarët të fshehin shifrat e vërteta të transaksioneve duke kryer evazion fiskal, në një kohë që nga ana tjetër edhe frenon shitjet e pasurive. Lame bëri një përmbledhje të punës së Kadastrës, duke nënvizuar se është drejt fundit procesi i legalizimeve dhe se tashmë është kryer pjesa dërrmuese e tyre. Ai gjithashtu bëri me dije se gjatë vitit 2022 janë kryer mbi 1.2 milionë…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se Rama ka arritur që të korruptojë edhe zyrtarë të lartë të FBI-së, referuar Charles McGonigal, por thotë se asgjë nuk e shpëtojë atë nga ndëshkimi. “Mund të ketë lekë sa të dojë por Ilir Metën e Sali Berishën nuk i blen dot. I bëj thirrje socialistëve ta largojnë sa më shpejt që të mos përfundojë si Pasoku. Asgjë nuk do ta shpëtojë nga ndëshkimi”, tha Meta. Meta tha se fakti që kryeministri Edi Rama nuk pranon ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal është tregues se ai ka frikë, pasi është…
Nga rrënojat e pallatit Kanatlı në qytetin Hatay janë shpëtuar 296 orë pas tërmetit tre persona, njëri prej tyre fëmijë. Ekipet kryen punime të kërkim-shpëtimit në rrënojat e një ndërtese të shembur në rrugën Türkmenbaşı në lagjen General Şükrü Kanatlı. Në punimet intensive të kryera nga ekipet e kërkim-shpëtimit në mesin e të cilëve morën pjesë edhe ato të ardhur nga Kirgistani, u identifikuan të gjallë 3 persona. Ekipet u intensifikuan në zonën e identifikuar në rrënoja dhe 296 orë pas tërmetit shpëtuan një grua, një burrë dhe një fëmijë identitetet e të cilëve nuk janë përcaktuar ende. Të lënduarit…
77-vjeçari Shefki Bylykbashi në gjendje të rënduar psikologjike, ka pranuar vrasjen e të birit. Ai ka deklaruar para policisë, se nuk ka patur konflikt për asnjë arsye me të birin, por fakti që 50 vjeccari vinte në gjendje të dehur çdo ditë në shtëpi, ka bërë që të konfliktoheshin ditën e djeshme. “Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte ccdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Këtë fotografi ata e kanë realizuar në Konferencën e Sigurisë që mbahet në Mynih të Gjermanisë, ku dyshja po marrin pjesë. Sipër kësaj fotografie, Rama ka vendosur flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë dhe një zemër në mes.
Jo larg nga universiteti i Prishtinës Suzana M., 25 vjeç, nga Novi Sadi i Serbisë dhe Gent S., po ashtu 25 vjeç, nga Ferizaj në Kosovë, kanë krijuar me dashuri një shtëpi të vogël së bashku. Të dy janë çift prej gati dy vitesh. Historia e tyre është ajo e një dashurie që duket ende pothuajse e paimagjinueshme sot në të dy vendet. Historia e dashurisë i çoi Suzanën dhe Gentin në thuajse gjithë Ballkanin. Ata u takuan në portin kroat të Rijekës në maj të 2021. Suzana ishte punësuar aty gajtë pushimeve verore si kamariere, ndërsa Genti punonte në…
Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i cili rezultonte në kërkim ndërkombëtar për llogari të Spanjës, ku akuzohej si pjesëtar i një organizate të dhunshme kriminale me aktivitet në krime të shumta. 22-vjeçari Xh.A., banues në qytetin e Fierit, ishte lënë nga gjykata spanjolle nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Mashtrime tregtare”, “Vandalizmi”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në formën e organizatës kriminale “Fier/ Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Brenda një jave vihet në pranga shtetasi i…
Me një karrierë artistike të jashtëzakonshme, një rrugëtim ku ka fituar të gjithë dashurinë e publikut dhe plotësisht emrin si artiste, Aurela Gaçe është padyshim ndër këngëtaret më të dashura. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo foli për dy albumet e saj të punuara gjatë periudhës së pandemisë, “Unike” dhe “Me Taban” të cilët i prezantoi në një mbrëmje mes miqsh. Ndërsa kthehej edhe pak pas në kohë, Aurela preku edhe pjesën e pamjes së saj në skenë që gjithnjë ka ardhur si kameleon i vërtetë dhe asnjëherë njësoj, duke e lidhur edhe me këngën “Unike”. Aurela Gaçe: Jam shumë e lumtur…