Debati i nisur dje mes Luizit dhe Armaldos e që vazhdoi sërish sot, ka indinjuar bashkëshorten e tenorit. E shqetësuar nga komentet fyese dhe bullizuese ndaj bashkëshortit të saj nga fansat e Luizit, ajo ka reaguar e revoltuar, duke u shprehur se nuk i toleron aspak, veçanërisht në këtë moment të jetës së saj, që është në pritje të ëmbël. Shkrimi i plotë: Kur morem ftesen per Big Brother per Armaldon ishim paksa skeptik. Me pas me takimet me stafin dhe duke e njohur dhe qene pjese shume here e Top Medias vendosem per po sepse do ishte mes artistesh.…
Author: tirana
Deputetja Monika Kryemadhi akuzon kryeministrin Edi Rama se po tenton të përçajë opozitën. Për të arritur këtë qëllim, sipas Kryemadhit, shefi i qeverisë po përdor si deputetët e mazhorancës, ashtu edhe të opozitës. Duke vënë theksin te protesta e thirrur nga opozita më 3 mars, Kryemadhi deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar, mes të cilave përmendi çmimin e naftës dhe dyfishimin e kostos së patentave. “Ne në parlament dhe në rrugë na ka ngelur. Ne deputetët i ndajmë në disa standarde. Kemi ata deputetët të mazhorancës që përdoren për interesat e tyre, nga ata…
Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur procedurat e ekstradimit për Leonard Dukën, i përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Brenda 10 ditëve, Ministria e Drejtësisë do t’i dërgojë autoriteteve belge dosjen dhe akuzat që rëndojnë mbi 37-vjeçarin, që do përdoren për ekstradimin e tij drejt vendit tonë. Duka u arrestua në një provincë të Belgjikës, 3 ditë më parë, pas shkëmbimit të informacioneve mes Belgjikës dhe Shqipërisë. Ish-efektivi i Policisë, Santiago Malko, i konsideruar si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, u ekzekutua natën e 27 gushtit 2019, në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Pas krimit, polici shpalli në kërkim…
Të paktën dy civilë u plagosën dhe dritaret e disa shtëpive u thyen në qytetin Hmelnytcky në Ukrainën Perëndimore, më 18 shkurt, pasi Rusia lëshoi raketa nga Deti i Zi, thanë autoritetet ukrainase. Forca ajrore e Ukrainës tha se mbrojtja ajrore e saj rrëzoi dy nga katër raketat Kalibr, që Rusia i lëshoi nga Deti i Zi. Sipas Oleksandr Symchyshyn, kryebashkiaku i Hmelnytckyt, dy shpërthime u dëgjuan në qytet, i cili shtrihet 274 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Kiev. “Ka tri institucione arsimore të dëmtuara dhe rreth 10 blloqe apartamentesh shumëkatëshe të dëmtuara. Rreth 500 dritare dhe ballkone janë shkatërruar”,…
Një grua 52-vjeçare ka goditur për vdekje me thikë vajzën e saj të mitur. Krimi i rëndë ka ndodhur në Siçili. Mediat italiane bëjnë me dije se nëna ka vrarë me thikë në banesën e tyre të bijën 14-vjeçare, ndërsa më pas është hedhur nga dritarja për t’i dhënë fund jetës. E mitura është gjetur në tualetin e banesës, pa shenja jete, ndërsa e ëma i ka mbijetuar vdekjes, por ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Olta Gixhari deklaroi se nëse Vëllai i Madh do t’i jepte mundësinë që të largonte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ai do të ishte pikërisht Kristi. Sipas aktores, ai po bëhet i rrezikshëm dhe duhet ta largojë nga shtëpia. Nga ana tjetër, Kristi i thotë se ka banorë të tjerë brenda shtëpisë për të larguar, teksa aktorja i përgjigjet se “do t’iu vijë radha” të gjithëve. Pjesë nga biseda: Olta: Po bëhet i rrezikshëm, duhet me e hequr që tani Kristi: Unë i rrezikshëm? Olta: Po Kristi: Për ty? Olta: Patjetër që për mua Kristi: Pse? Olta: Je…
Edmond Spaho deklaroi se opozita do të mbrojë me çdo kusht pluralizmin në vend. I ftuar në “Euronews Albania”, deputeti demokrat theksoi se është e patolerueshme për një shtet demokratik që kryeministri të pengojë ngritjen e komisioneve parlamentare dhe mos të shkojë në parlament të përballet me opozitën. “Nëse Rama do të vazhdojë me këtë model që ‘do të shkojë në parlament kur dua unë dhe jo kur ia detyron Kushtetuta’ dhe kur thotë se ‘nuk keni për ta marrë Komisionin Hetimor sepse kështu dua unë’. Atëherë dhe ne do t’i përgjigjemi me mjete të tjera. Ne do të mblidhemi…
Gjatë një takimi me gratë përfituese të programit të ri të mbështetjes për nënat me shumë fëmijë në Korçë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se vetëm për muajin janar janë 5210 nëna përfituese nga programi i mbështetjes me sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për nënat e papuna me tre ose më shumë fëmijë. “Është një politikë universale që buroi nga Këshillimi Kombëtar për mbështetjen e nënave me shumë fëmijë. Përgjatë muajit janar ne kemi patur mbi 8 mijë nëna që kanë aplikuar nëpërmjet portalit e-albania. Vetëm për muajin janar janë 5210 nëna përfituese, 5210 nëna të cilat…
Anëtari i Kryesisë të PD, Enno Bozdo akuzon qeverinë se nuk ka arritur të menaxhojë siç duhet Kaskadën e Lumit Drin. Duke u bazuar në raportin e KLSH-së, ai shprehet se në total, për të siguruar energjinë që na duhej, gjatë vitit 2021 dhe gjashtëmujorit të parë 2022, Shqipëria shpenzoi rreth 690 milionë euro energji. “Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit, pasi ka audituar menaxhimin e Kaskadës së Lumit Drin, konkludon se gjatë periudhës maj-gusht 2021, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, në kundërshtim me rregulloren, zbrazi thuajse të gjithë rezervën energjetike të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës. Raporti…
Një person në Pogradec është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi akuzohet për dhunë në familje. Nën hetim është vënë shtetasi me iniciale G.L., i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. L., banues në fshatin Proptisht, Pogradec, për veprën penale ‘Dhuna në familje’, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vjehrrës së tij”, njofton policia.
Ilir Meta ka publikuar emrat e anëtarëve të rinj të Kryesisë. Në një postim në Facebook, kryetari i Partisë së Lirisë u shpreh se integriteti i lidershipit dhe energjia rinore janë garanci për triumfin e PL në zgjedhjet lokale të 14 majit. Postimi i plotë:Një urim të përzemërt për anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë të Lirisë.Jam i bindur se me Prof.Luigj Turmalaj, Dr.Gentian Çalën, Viktor Tushën, Kontiana Kuçin, Ismeralda Seidollin, Anisa Ibraj dhe Faik Bashën fuqizojmë përfaqësimin e Partisë të Lirisë dhe autoritetin e lidershipit të saj.Integriteti i lidershipit dhe energjia rinore, garanci për triumfin e Partisë të…
Ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit që ndihmoi në gjetjen e të mbijetuarve nga tërmeti shkatërrues i rënë në rajonin e Gaziantep-it mëngjesin e 6 shkurtit, është kthyer në Shqipëri pas përfundimit të misionit. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar dhe videon e kthimit të ekipeve të djemve dhe vajzave nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe ekipet shëndetësore që kontribuuan përgjatë 11 ditëve në operacionet e kërkim-shpëtimit. “Krenari dhe mirënjohje pafund për 3 ekipet e vajzave dhe djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe ekipet shëndetësore që kontribuuan përgjatë 11 ditëve në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara…