Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Rama, diktator skizofrenik”/ Kryemadhi “shënjestron” disa deputetë të opozitës: I bien dajres kot

18:20 / February 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryemadhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja Monika Kryemadhi akuzon kryeministrin Edi Rama se po tenton të përçajë opozitën. Për të arritur këtë qëllim, sipas Kryemadhit, shefi i qeverisë po përdor si deputetët e mazhorancës, ashtu edhe të opozitës.

Duke vënë theksin te protesta e thirrur nga opozita më 3 mars, Kryemadhi deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar, mes të cilave përmendi çmimin e naftës dhe dyfishimin e kostos së patentave.

“Ne në parlament dhe në rrugë na ka ngelur. Ne deputetët i ndajmë në disa standarde. Kemi ata deputetët të mazhorancës që përdoren për interesat e tyre, nga ata që përdoren nga opozita për të intimiduar opozitarizmin. Ka dhe nga ata deputetët të opozitës që i bien dajres kot. Targeti im nuk janë deputetët që duan të sillen si parimor, por që në fakt  parimi është i zgërlaqur. Nuk është se i bëjnë dëm opozitës, por vetes së tyre dhe zhvlerësojnë opozitën në Parlament. Do vijë një moment që dhe ky moment do të sqarohet. Kjo ka ardhur dhe nga loja permanente e Ramës për të përçarë opozitën”, ka deklaruar Kryemadhi.

A besoni se Rama mund të largohet me protesta?

Kryemadhi: Rama është një diktator skizofrenik. Në raste të tilla këta janë njerëz që masakrojnë dhe familjarët e tyre për hir të pushtetit. E di që do të jetë e vështirë për ta lëvizur, por metodologjia nuk është problemi Rama po ata që e institucionalizojnë atë. Të paktën aq ndërgjegjeje profesionale e morale te ato institucione që kornizojnë funksionimin e një diktatori skizofrenik, do të japë efektet saj. Në të kundërt, revolucioni popullor do e bëjë. Se kur vjedh 30 mijë euro çdo ditë për inceneratorët dhe fut në burg një 84-vjeçare për një kotec, do të ketë efektin e saj dhe do të çoj njerëzit drejt një përplasje. Siç ndodhi dhe në rastin e IKMT-së. Nuk i hypi ruspës Dallëndyshja…, problemi është që nuk do e mbajë vetëm Dallëndyshja, por kush i del për zot asaj dhe atyre që godasin në emër të tyre. Kush i del për zot asaj? Çështjen e inceneratorit e kam ndërtuar në një strategji ndryshe. Këtu çudia më e madhe tre ditë zgjat dhe pastaj e harrojmë. I kam lënë kohë sistemit të drejtësisë për të reaguar. Kemi raste që institucionet nuk kthejnë përgjigje Kryemadhit dhe presidentit, por gjykatës dhe SPAK-ut po.

Kryemadhi Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.