Një 50-vjeçar ka humbur kontrollin e kamionit dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar. “Më datë 18.02.2023, në Fushë-Prezë, shtetasi F. L., 50 vjeç, duke drejtuar mjetin (kamion), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, 50-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Author: tirana
Pas sjelljes dhe të bërtiturave të Luizit ndaj Kiarës kjo e fundit ka vendos të mbajë një qëndrim të ftohtë. Teksa po hante Luizi iu afrua duke i folur dhe ajo i qëndroi e mërzitur. Biseda mes tyre vijoi duke rikthyer edhe një herë temën për Maestron. Kiara iu drejtua Luizit duke i thënë të mos merret me të dhe te vazhdojë lojën e tij. Luizi insistoi duke i thënë se e ka lënë pas këtë bisedë dhe se do merret më me të duke i kërkuar Kiarës të ngrihen të bëjnë prova.
Ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Mikko Savola, tha më 18 shkurt se vendi i tij do t’i bashkohet NATO-s pa e pritur Suedinë, nëse pranimi i fqinjit nordik pengohet nga qeveria turke. Ai i tha Associated Press se Finlanda do të preferonte që të dy vendet t’i bashkoheshin Aleancës së bashku, por nuk do ta pengonte procesin nëse Turqia vendos ta ratifikojë kërkesën për Finlandën, por jo edhe për Suedinë, ashtu siç ka paralajmëruar. “Jo, jo. Pastaj ne do të bashkohemi”, tha Savola në një intervistë në margjinat e një konference të sigurisë në Mynih. Parlamentet e të 30 anëtarëve…
Një rrjet ndërkombëtar trafiku që prostituonte vajza të reja nga Amerika Latine në Greqi, është shkatërruar nga policia greke. Në pranga kanë rënë 8 persona, mes tyre 6 shqiptarë. Grupi ishte aktive në trafikimin dhe shfrytëzimin e grave të huaja nga Amerika Latine. Sipas mediave greke, në tre hotele në zona të ndryshme të Atikës ndodheshin 15 femra, viktima të organizatës kriminale, të gjitha shtetase të Brazilit, Kolumbisë, Venezuelës dhe Marokut. Ka qenë një viktimë e cila ka kontaktuar policinë në numrin 112 dhe ka denoncuar hotelin. Por duket se deri sa policia mbërriti në hotel, trafikantët kishin marrë informacion për kontrollin,…
Inxhinierja Luljeta Bozo foli për situatën sizmologjike në Shqipëri, pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi dhe Siri. Në një intervistë për “Kjo Javë”, Bozo sqaroi se nga të dhënat historike, tërmeti maksimal që mund të ketë ndodhur në vendin tonë është 7-7.1 ballë. “Nga të dhënat historike, tërmeti maksimal që mund të ketë ndodhur ka shkuar 7-7.1 ballë. Harta sizmologjike duhet ndryshuar. Zonat më të rrezikuara janë përgjatë bregdetit Adriatiko-Jonian. Aty ka çarje tektonike. Korja është e dobësuar. Kjo është çarja më e madhe. Ne jemi në zonën e Adriatikut. Kemi tjetër natyrë. Ne jemi në një zonë që mbizotërojnë termet…
Einxhel ka kujtuar finalen e “Big Brother VIP Albania 1” me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë dhe një mesazh publik për finalistët, Ilirin, Donaldin dhe Beniadën. Ajo ka shkruar se ndihet krenare për finalen e merituar që ata kishin. “Ta ndash finalen me miken e ngushte te atij rrugëtimi dhe dy ‘rivalet’ e mi tregon qe ajo eksperience eshte me shume se nje gare… I perngjason jetes tone, ku na duhet dhe mund te korrim sukses krahe atyre qe duam me se shumti dhe atyre qe duhet te gjejme menyre te bashkëjetojmë pavarësisht mosperputhjeve tona……
Mungesa e pilotëve në Shtetet e Bashkuara po kufizon numrin e fluturimeve që linjat ajrore mund të kryejnë, duke shkaktuar vonesa dhe anulime gjatë periudhave kur kërkesat për të udhëtuar janë të mëdha. Disa kompani të mëdha ajrore po bashkëpunojnë aktualisht me shkollat e pilotëve ose kanë nisur programet e tyre të përgatitjes, për të krijuar një ekip më të larmishëm pilotësh. Ashley Montano nuk kishte bërë asnjë fluturim deri në verën e kaluar. Me dy diploma në fushën e kriminalistikës, ajo la punën e saj të analizimit të të dhënave të dënimeve me burg dhe mori një hua për…
Ilir Meta beson se 14 maji do të jetë dita e ndëshkimit për bandën e “Rilindjes” dhe se bashkitë do t’u kthehen qytetarëve. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se në këto zgjedhje do të ndëshkohet arroganca dhe korrupsioni. “Më pak se tre muaj na ndajnë nga dita e Ndëshkimit të Madh për bandën e “Rilindjes” dhe Ndryshimit të Madh që shqiptarët meritojnë në të gjithë vendin. 14 Maji është dita e ndëshkimit të arrogancës, korrupsionit të shfrenuar dhe mungesës së transparencës dhe llogaridhënies. Bashkitë do t’u kthehen qytetarëve!”, ka shkruar Meta.
Një burrë në Francë i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i fundit i një qendre tregtare në Paris, në zonën e populluar të La Défense. Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të shtune, kur njerëzit raportuan një zhurmë të madhe, e cila bëri që dhjetëra persona të vraponin në panik nga frika e një sulmi. Fillimisht autoritetet kanë qetësuar qytetarët duke thënë se nuk ka pasur të shtëna me armë, ndërsa më pas kanë rrethuar vendin e ngjarjes.
Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në një zonë detare në veri të Kretës. Epiqendra e tërmetit ishte 44 kilometra në veri të Heraklionit, ndërsa thellësia fokale ishte 10 kilometra. Lëkundja sizmike është ndjerë në disa zona të Kretës.
Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën e tensionuar dhe kaotike që u krijua javën e fundit në Kuvend. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Bozo u shpreh se ishte e pranishme vetëm 45 minuta në seancën e fundit plenare, por u largua me dhimbje koke për shkak të zhurmës akustike të shkaktuar nga deputetët e opozitës. “Ajo seancë, ishte për mua jo normale, sepse në vend të bëhen diskutime pro dhe kundra, seanca ishte një tmerr i vërtetë. Unë tre çerek ore ndenja dhe më filloi një dhimbje koke e tmerrshme…
Shkencëtarët panë nga se çfarë po gërryen pak nga pak akullnajën Thwaites në Antarktidë. Akullnaja ka marrë nofkën “Fundi i botës” për shkak të potencialit masiv dhe rritjes së nivelit të detit në rast të shkrirjes së saj. Është një lajm i mirë dhe i keq. Duke përdorur një robot në formë lapsi prej tre metrash, shkencëtarët panë një pikë kritike të shndritshme në ndarjen kaotike të Thwaites. “Akullnaja Thwaites është në thelb një masë akulli që lëviz shumë ngadalë e që po del nga kontinenti i Antarktikut dhe po lëviz në oqean. Mund ta imagjinoni atë si një lumë…