Nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, përmes zv/presidentes, Kamala Harris, SHBA përcaktoi zyrtarisht se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë. Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara i ka etiketuar akuzat për krime lufte ruse në Ukrainë një “justifikim” të krijuar nga Uashingtoni për të përshkallëzuar konfliktin. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, ambasadori Anatoly Antonov u përgjigj deklaratave. “Ne i konsiderojmë insinuata të tilla si përpjekje të paprecedentë për të demonizuar Rusinë në rrjedhën e një lufte hibride, të nisur kundër nesh. Nuk ka dyshim se qëllimi i sulmeve të tilla është të justifikojë veprimet e vetë…
Author: tirana
Gjykata e Kurbinit do zhvendoset në Lezhë sipas hartës së re gjyqësore. Gjykatës së Lezhës një godinë më e vogël se ajo e gjykatës së Kurbinit do ti shtohen rreth 1600 çështje duke krijuar kaos dhe vonesa në dhënien e vendimeve. Zhvendosja e gjykatës sipas Elton Laska, kreu i dhomës së avokatisë Lezhë, do ti penalizojë ndjeshëm banoret e Kurbinit gjithashtu ai shton se me zhvendosjen e gjykatës kriminaliteti në zonë do të rritet. Duke parë fluksin e lartë të çështjeve gjyqësore, ai thekson faktin se 2 gjykatat mund të funksionojnë me dy dhoma të ndara në atë penale dhe…
Një 31-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare në Kakavijë, për të dalë nga vendi ynë, pasi kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në zonën Schengen. ”Punonjësit e Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në vijim të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë konstatuar një rast tjetër të paligjshmërive në këtë fushë. Shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të RSh-së, i kanë kërkuar shtetasit A. Xh., pasaportën, me qëllim kryerjen e procedurës së regjistrimit. Shtetasi A. Xh. e ka dorëzuar pasaportën me një kartmonedhë 50 euro në…
Vdekja pesë ditë më parë e shtetases Keniane Joy Ayokos, fati i të cilës vijon të mbetet i paqartë nëse është vrarë apo vëtvrarë në Tiranë, ka detyruar prokurorinë e kryeqytetit, të kërkojë ekspertizën e autopsisë nga drejtësia Keniane. Përmes ambasadës së Kenias në Romë, akuza e kryeqytetit i është drejtuar me një letërporosi, prokurorisë së Kenias, duke kërkuar vënien në dispozicion të autopsisë që Joy Ayokos, i është bërë në morgun e spitalit ku ndërroi jetë. Ky veprim procedurial, është kryer në vijim të hetimeve që po kryen prokuroria, me qëllim zbardhjen e rrethanave, që i ka shkaktuar vdekjen…
12 pjesë muzikore do të luhen në kurorëzimin e Mbretit Charles i III në Westminster Abbey këtë maj, duke përfshirë muzikën ortodokse greke. Gjashtë komisione orkestrale dhe pesë komisione korale janë kompozuar për këtë rast, duke përfshirë një himn të ri kurorëzimi nga Andrew Lloyd Webber. “Stile të ndryshme muzikore dhe interpretuesish ndërthurin traditën, trashëgiminë dhe ceremoninë me zërat e rinj muzikorë të sotëm, duke reflektuar dashurinë dhe mbështetjen e përjetshme të Mbretit për muzikën dhe artin do të prezantohen atë ditë,” tha Pallati Mbretëor në një deklaratë. Charles kërkon që muzika ortodokse greke të këndohet nga kori gjatë kurorëzimit…
Këtë të dielë, disa prej protestueseve të moshuara në Bërxullë kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke u shtrirë në rrugën e makinave në Rinas. Ato kanë bllokuar rrugën dhe kanë refuzuar të ngrihen duke mos reaguar ndaj ndërhyrjes së efektivëve të policisë. Të moshuarat kanë kërkuar ardhjen e instancave shtetërore për zgjidhjen e problematikave të tyre dhe kanë vijuar përplasjet me fjalë me policinë që ka kërkuar vazhdimisht largimin e tyre nga aksi dhe ka tentuar edhe zhvendosjen e tyre me forcë. Edhe vetë bashkëshortët e grave dhe familjarët u janë bashkuar efektivëve në thirrjen për largimin e tyre nga…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj këtë fundjavë inspektoi punimet në “Rrugën e Saraçëve”, një rrugë historike e Tiranës dhe një aks shumë i rëndësishëm, i cili lidh dy prej zonave më të populluara të qytetit, “Rrugën e Dibrës” dhe Pazarin e Ri. “Rruga e “Saraçëve” është një rruge historike e Tiranës, por duhet të pranojmë se edhe ky realitet po ndryshon. Nga njëra anë, kemi pallatet, disa janë ndërtuar në kohën e komunizmit, disa të tjera në vitet 90-të, nga ana tjetër, disa shtëpi të vjetra. Praktikisht, këtu bashkohen dy pjesë të Tiranës, Tirana e vjetër me Tiranën…
E diela është kthyer në protestë nga ana e banorëve në Bërxullë. Ata janë kundër ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar, kjo për shkak të shpronësimit të cilësuar të padrejtë nga ana e tyre. Një prej banorëve të zonës ka deklaruar se shteti nuk do t’ia dijë për banorët. Ajo deklaroi se ka rreth 5 muaj që këta banorë protestojnë dhe se me ndërtimin e autostradës tokat bëhen të paaksesueshme, përveç pretendimit për shpronësimin e padrejtë të pabarabartë me çmimin e tregut. “Për banorët nuk po pyet as shteti as njeri. Kjo firma ka qenë e PD-së, tani është kthyer me PS-në.…
Presidenti francez Emmanuel Macron, është shprehur së fundmi se nuk do të donte që Rusia të përfundonte e “shtypur” nga disfata në Ukrainë. Teksa fliste për mediat franceze, presidenti Macron u kërkoi vendeve perëndimore të rrisin mbështetjen ushtarake për Kievin teksa shtoi se është i përgatitur për një luftë të zgjatur. “Unë dua që Rusia të mposhtet në Ukrainë dhe dua që Ukraina të jetë në gjendje të mbrojë pozicionin e saj”,-tha ai. Presidenti francez, sulmoi ata që ai tha se donin ta shtrinin luftën në Rusi në tentativa për ta shtypur si komb.
Kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, George Bush, tha se historia do të tregojë se kjo është gjëja e duhur për paqen në Ballkan. “Në deklaratën e saj të pavarësisë, Kosova u angazhua për standardet më të larta të demokracisë, përfshirë lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e të gjitha përkatësive etnike. Këto janë parime që nderojnë dinjitetin njerëzor, janë vlera që Amerika i kërkon te një mik dhe ne, së shpejti, do të vendosim marrëdhënie të plota diplomatike me shtetin e ri të Kosovës”, tha Bush. SHBA-ja e…
Ndërsa gara për Bashkinë e Tiranës ka hyrë në një fazë të re ku kandidatë të rinj po i qasen mundësisë së hyrjes së tyre në konkurimin për Kryebashkiak, kryetari i LRE-Lëvizja e Re ka bërë një deklaratë për mediat të cilën ai e ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook. Arian Galdini ka rikonfirmuar aspiratën e tij për të konkuruar për Kryetar Bashkie i Tiranës në zgjedhjet e 14 majit dhe ka njoftuar se fushata e tij për sigurimin e 3500 firmave mbështetëse vijon. Galdini nuk ka mohuar edhe mundësinë e bashkëpunimit me parti e faktorë politikë parlamentarë…
Mëngjesin e sotëm në zonën e quajtur ish-Konservim, pranë stadiumit “Elbasan Arena”, Prokuroria Elbasan në bashkëpunim me drejtorinë vendore të Policisë kanë lokalizuar një automjet tip Fuoristradë, nga ku do të kryhej një atentat. Njoftimi i plotë Sekuestrohen 4 armë zjarri (3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë) dhe një automjet që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e këtij krimi. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë marrë informacion se në orët e vona të natës së mbrëmshme mund të ndodhte një ngjarje e rëndë kriminale. Bazuar në këtë informacion, Policia ka…