Author: tirana

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë lajmin e mirë se së shpejti do të nisë zbatimin e projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”. Ky model i transportit publik gjendet sot në qytetet më të zhvilluara të Europës, Amerikës dhe Azisë, nga Amsterdami në Çikago, nga Meksiko City në Guangzhou të Kinës. Në videomesazhin e javës kushtuar lëvizshmërisë në Tiranë, Veliaj shpjegoi me detaje se si do funksionojnë linjat e shpejta dhe ku do të vendosen ato. “Lajmi i mirë është se shumë shpejt Tirana nis zbatimin e projektit të “Bus Rapid Transit”, ose…

Read More

Ashtu po ndodhte deri në minutën e 87-të, kur Mbappe dhe Lionel Messi vendosën të marrin mbi shpinë fatet e ekipit. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për kryeqytetasit që zhbllokuan shifrat në minutën e 11-të me anë të Kylian Mbappe që realizoi një gol mjaft të bukur duke dribluar dy kundërshtarë me një lëvizje. Ndërkohë, gjashtë minuta më pas, Neymar dyfishoi shifrat pas një asisti të Vitinhas. Gjithsesi, miqtë rihapën llogaritë me anë të një goli në minutën e 24-të me anë të Diakite ndërsa në pjesën e dytë, pas një penalltie shumë të kontestuar nga…

Read More

Autoritetet në një qytezë në jug të Spanjës janë duke hetuar vdekjen e një shqiptari i cili u gjet i pajetë brenda një plantacioni kanabisi në Mont-roig del Camp, pranë Katalunjës. Mësohet se autoritetet besojnë se shqiptari ishte përgjegjës për bimët e kanabisit, pranë të cilave u gjet i vdekur, i rrethuar nga një pellg gjaku dhe me një tub gazi në gojë. Sipas mediave spanjolle duke qenë se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ekspertët mjeko-ligjorë e kanë trajtuar vdekjen e tij si vetëvrasje deri më tani, por kanë lënë të hapur mundësitë duke vijuar hetimin…

Read More

Qindra hektarë pyje e kullota të bashkisë Klos në rrethin e Matit janë përfshirë nga flakët ditën e sotme. Flakët kanë avancuar pasi janë favorizuar edhe nga era e fuqishme duke arritur deri në aksin nacional ‘Qafë e Buallit-Klos’ duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve. Gjithashtu flakët i janë afruar edhe pyjeve të territorit të bashkisë Bulqizë, ku një pjesë e mirë e qytetit është përfshirë nga tymi. Sipas tij edhe pse dy zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje nuk kanë mundur të neutralizojnë flakët për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa policia ka nisur hetimet rreth nisjes së zjarrit.

Read More

Katër persona që udhëtonin me automjet nuk i janë bindur urdhrit të policisë që ishte stacionuar pranë Urës së fshatit Fshat në Klos ku fillon edhe rruga e Arbrit. Gjatë orëve të natës të së premtes, patrulla ka pikasur një mjet me xhama të zinj që vinte nga Tirana dhe i ka kërkuar të ndalojë, por personat në makinë nuk janë bindur, duke u larguar në një distancë jo shumë larg ku kanë braktisur automjetin dhe duke u larguar në drejtim të paditur. Sakaq, mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në mjet janë gjetur kapuçë të zinj në formë maske…

Read More

Tirana ka arritur të marrë një fitore në sekondat e fundit ndaj Kastriotit më një gol të Nikqit në minutën e 100’. Me këtë triumf, Tirana kryeson tabelën e Superiores me 3 pikë më shumë se Partizani. Nga ana tjetër, Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 20 pikë. Kujtojmë se sfida pati dhe përplasje fizike ku të dy ekipet ngelën me nga një lojtar më pas pas daljes me karton të kuq të Aleksit dhe Çelës. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Egnatia barazoi pa gola me Vlazninë.

Read More

Brighton i drejtuar nga Roberto De Zerbi doli pa pikë në ndeshjen e fundit të Premier League teksa u mposht me shifrat 0-1 ndaj Fulham. Megjithatë, vendasit patën pretendime të shumta për një penallti të padhënë ndërsa iu anulua dhe një gol. Trajneri ishte tejet i irrituat me gjykimin ndërsa përmendi edhe takimin me shefin e arbitrave, Webb duke e konsideruar atë si një takim të pavlefshëm për sa kohë gjyqtarët nuk reagojnë në fushë. ”Dua të tregohem i qartë, nëse vjen dhe më takon mua më bëhet qejfi. Por, nëse më humbet kohë nga puna ime duhet që në…

Read More

Gara mes tre kandidatëve femra për drejtimin e Gjykatës Kushtetuese duket se do ta çojë procedurën e zgjedhjes së titullares së re në shortin me gogla. Fiona Papajorgji, Marjana Semini, Holta Zaçaj, asnjëra prej tyre nuk mundi të marrë 5 vota, që është numri minimal i kërkuar nga ligji për zgjedhjen e kryetarit. Raundi i dytë i votimit, i mbajtur të premten, nuk dha rezultat, madje, votat u ndanë në mënyrë të barabartë. Për këtë shkak, Mbledhja e Gjyqtarëve të Kushtetueses caktoi 20 shkurtin për një raund të tretë votimi, mundësia e fundit që ligji jep për zgjedhjen e kreut…

Read More

20 kamera të tjera të instaluara në kundërshtim me ligjin janë sekuestruar në kuadër të operacionit në koduar policor “Fijet”. Njoftohet se kamerat janë sekuestruar në qarqet Dibër, Korçë, Tiranë dhe Durrës. Për këto raste, kanë nisur hetimet për tetë persona për cenim të privatësisë dhe për të dokumentuar ligjërisht qëllimin përse ata i kishin instaluar këto kamera. Në rang kombëtar, shkon në 548 numri i kamerave të çmontuara dhe në 116 numri i personave që janë në hetim. Më konkretisht, Peshkopi, u çmontuan dhe 7 kamera të instaluara në kundërshtim me ligjin, si dhe nisën hetimet për një qytetar…

Read More

Sulmuesi kavajas, Sokol Cikalleshi po kalon një formë të mirë në Arabinë Saudite. Ai shënoi dy gola kundër Damac-it, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Lojtari shqiptar shkon në kuotën e 5 golave dhe kap në renditjen e golashënuesëve edhe Cristiano Ronaldon. Me 5 golat e shënuar dhe 1 asisit të dhënë deri më tani, Cikalleshi është kthyer në një pikë kyçe të Al Khaleej-it. Futbollisti i Kombëtares kuqezi ka marrë pjesë në 6 prej golave të shënuar prej skuadrës, që përkthehet ndryshe në gjysmën e golave që Al Khaleej-i ka shënuar këtë sezon. Në statistikat e klubit deri…

Read More

Lëvizshmëria dhe trafiku në Tiranë ishte tema e radhës e trajtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj në rubrikën e përjavshme, ku ai sqaron me argumente çështje e problematika të qytetit. Veliaj tha se Tirana rritet çdo vit me dhjetëra mijëra banorë të rinj, çka sjell edhe sfida si ajo e trafikut, për zgjidhjen e të cilit Bashkia e Tiranës ka sjellë konceptin e “demokracisë së rrugës”. “Po e them troç që në fillim: 20-25 mijë qytetarëve, që na bashkohen çdo vit në Tiranë ne nuk do t’ua vëmë traun, siç kërkojnë të bëjnë disa që i ndajnë qytetarët në të ardhur…

Read More