Author: tirana

Dashi Java në vazhdim nuk parashikon gjëra të mira përsa i përket ndjenjave në përgjithësi. Ju ende keni dyshime për historinë që po jetoni, sepse nuk shihni ndonjë rrugëdalje në të ardhmen. Do të merrni lajme të mira. Java do vijojë me ulje-ngritje. Demi Kjo java që do të jetoni do të jetë veçanërisht plot ngjarje të paktën deri të enjten. Përpiquni të mbani nën kontroll stresin dhe të mos derdhni frikën dhe nervozat tuaja mbi partnerin tuaj. Binjakët Java do jete shume pozitive sidomos ne dashuri pasi Venusi do jete pozitive. Çiftet do përjetojnë një erë të pazakontë pasioni.…

Read More

Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrushme atmosferike falë masave ajrore me origjinë perëndimore këtë javë. Do të ketë rritje të temperaturave gjatë mesditës, vlera të cila do t’i ngjasojnë shumë atyre të pranverës. Në të shtatë ditët e javës moti parashikohet kryesisht me diell por nuk do të mungojnë alternimet e herëpashershme të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura por kalimtare.

Read More

Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov, planifikon të krijojë një kompani private ushtarake të ngjashme me ushtrinë Wagner . Kadyrov, i cili ka kritikuar ushtrinë tradicionale të vendit së bashku me udhëheqësin e Wagner, Yevgeny Prigozhin, vlerësoi “rezultatet mbresëlënëse” të këtij të fundit. Forcat e Kadyrov tashmë veprojnë kryesisht të pavarura nga ministria ruse e mbrojtjes, por ai është një aleat i vendosur i Vladimir Putinit. “Kur të përfundojë shërbimi im ndaj shtetit, unë planifikoj seriozisht të konkurroj me vëllanë tim të dashur Yevgeny Prigozhin dhe të krijoj një kompani private ushtarake. Mendoj se gjithçka do të funksionojë,” tha Kadyrov, i…

Read More

Për Armaldo Kllogjerin, Big Brother VIP Albania ka marrë një rrjedhë tjetër. Maestro ka shkëputur çdo marrëdhënie me Luizin dhe tashmë është pozicionuar krah Oltës, madje ai e shikon atë si fituese të këtij edicioni. Sot ai i bëri të ditur Oltës, se do ishte shumë i lumtur nëse Big-n e fiton një femër e sidomos Olta. “Për mua, vazhdo rrugën tënde, si të duash ti. Sipas cdo interesi tend personal ma beso. Unë dëshirë kam ta fitojë një femër Big Brother, e sidomos për mua ta fitosh ti do ishte kryevepër. Mos u ndiko nga kjo e, që të…

Read More

Dy qytetarë janë futur brenda një shpelle në malin e Klenjës, për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave. Por A.T., dhe N.T., gjatë punës kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore. Pas ndërhyrjeve të autoriteteve janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Bulqizë/informacion paraprak Në njësinë Administrative Ostren, Bashkia Bulqizë, shtetasit A.T., dhe N.T., janë futur brenda një shpelle në malin e Klenjës, për të…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të dielën se Kina po e shqyrtonte sigurimin e armëve për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, duke paralajmëruar Pekinin se çdo furnizim do të “shkaktonte një problem serioz”. “Shqetësimi që kemi tani bazohet në informacionin se ata po konsiderojnë të ofrojnë mbështetje vdekjeprurëse”, tha Blinken për Face The Nation të CBS. I pyetur se çfarë mbështetjeje vdekjeprurëse po fliste, ai tha “gjithçka nga municionet deri te vetë armët”. Kina ka mohuar raportimet se Moska ka kërkuar pajisje ushtarake. Presidenti kinez, Xi Jinping, është një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe…

Read More

Kjo javë sjell për tre shenja, disa lajme shumë të mira. Pjesa më e madhe e kësaj do të vijë në formën e dashurisë ose nëpërmjet mundësive nga miqtë dhe familja. Sezoni i Peshqve sapo ka filluar dhe ndjenja e përgjithshme është ajo e lehtësisë. Peshqit ndihmojnë që energjia pozitive të rrjedhë dhe me kalimin e javës, shenjat e mëposhtme do të kenë mesazhe shpresëdhënëse, por edhe zgjedhje çuditërisht të mira. Demi Mos u habitni nëse e gjeni veten në vendin e duhur në kohën e duhur, falë një shoku që ju kërkon një udhëtim. Gjatë javës nga 19 –…

Read More

Një grup shqiptarësh dhe rumunësh janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në një klub nate. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Greqi, në Evia, në zonën e Nea Artakut. Sipas asaj që raporton faqja Eviathema, gjithçka ka ndodhur pak pas mesnatës së të enjtes. Dy grupet fillimisht kanë pasur një përplasje të fortë verbale deri në momentin që ka nisur sherri fizik. Gjatë konfliktit u përdorën dhe sende të forta si karriget e tavolinat e klubit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer arrestime, por asnjë nga palët nuk ka ngritur padi për tjetrën.

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, njoftoi sot se SHBA do të japë 100 milionë dollarë ndihmë shtesë për të prekurit nga tërmeti që ka vrarë rreth 45,000 në Turqi dhe në Siri. Blinken ndodhej në Mynih, Gjermani për Konferencën e Sigurisë, ku nga aty udhëtoi në Turqi për të treguar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për aleatin e saj në NATO. Ai vizitoi bazën ajrore Incirlik në pjesën juglindore të vendit. Në këtë bazë janë stacionuar rreth 1500 ushtarë amerikanë, dhe një pjesë e ndihmave humanitare për zonat e prekura nga tërmeti 7.8 ballë i 6 shkurtit. Gjithashtu është…

Read More

Të enjten e 16 shkurtit, oficerët e policisë gjyqësore zbarkuan në ambientet e burgut 325 në Ali Demi për të marrë dëshminë e parë pas arrestimit të Alda Klosit, ish zyrtarja e Kryeministrisë, e cila po mbahet në paraburgim nën dyshimet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklarimit të rremë para oficerit të policisë gjyqësore. Ish zyrtarja e lartë e kryeministrisë ka vendosur t’i qëndrojë besnike versionit të saj të mëhershëm, se në shtëpinë e saj janë vjedhur 120 mijë euro 30 mijë dollarë dhe disa bizhuteri, ndërsa dyshimet thotë se i kishte të pastruesja Rozeta Dobi. Burimet thanë se…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka zhvilluar një vizitë këtë të diel në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi. Ai u prit nga homologu i tij turk, Mevlut Çavusoglu. Dy politikanët hipën në një helikopter të forcave ajrore turke, ndërsa bënë një vëzhgim nga afër të problematikave. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Blinken ndodhet në Turqi për të diskutuar mënyrat për të ndihmuar rajonet që kanë pësuar fatkeqësi të pallogaritshme dhe banorët e tyre që po i afrohen çdo ditë e më shumë krizës së thellë humanitare. Nga ana tjetër analistët politikë theksojnë se do të diskutohet edhe për zhvillimet…

Read More

Ditët e fundit kanë qenë shumë emocionale për Luiz Ejllin. Thuajse çdo mëngjes ai e nis i përlotur i vetëm dhe i heshtur në oborr pasi zgjohet i pari. Luizi ka deklaruar shpesh se nuk do t’i rrëfejë emocionet dhe jetën personale dhe ai nuk është shprehur se çfarë e mundon. Gjithsesi, në një bisedë me Valbonën pak ditë më parë tha se e ka marrë malli për të ëmën. Ajo jeton në SHBA dhe që kur ka hyrë në BBVA Luizi nuk ka marrë asnjë mesazh prej nënës e cila ka edhe probleme shëndetësore. Fansa të tjerë spekulojnë se…

Read More