Një nga gazetat më të mëdha në botë, prestigjozja New York Times, i ka kushtuar këtë fundjavë një artikull të posaçëm Tiranës, duke u fokusuar te transformimi i Piramidës, nga mazoleumi i ish diktatorit komunist në një qendër për teknologjinë dhe inovacionin për të rinjtë dhe fëmijët. Rindërtimin e saj, New York Times e cilëson si një tempull që shkëlqen për shpresat ambicioze për të ardhmen e Shqipërisë. Gazeta kujton braktisjen e Piramidës gjatë viteve të para të demokracisë, rrënimin e saj, dhe vendimin e rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës për ta transformuar. “Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion…
Author: tirana
Pas mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha këtë të hënë për gazetarët, se për të gjithë deputetët e opozitës që kanë bllokuar foltoren e Kuvendit në seancën e së enjtes së shkuar, do të ketë masa disiplinore. “Seancat do të bllokohen deri sa Berisha do vazhdojë t’i bëjë presion drejtësisë me këto qasje, apo me ato që i quan protesta, apo të shkojë deri te ajo që thotë; revolucioni i madh. Vendimmarrja jonë, në cilësinë e kryetarit të grupit kam bërë një paraqitje të seancës së fundit. Me gjithë këto përpjekje nga opozita, ose foltorja e…
Akuzat e reja për dosjen “Gërdeci”, do të shqyrtohen nga Irena Gjoka. Ajo është gjyqtarja e re e cila do të shqyrtojë akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme, ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për tragjedinë e Gërdecit. Gjoka u caktua gjyqtare e re, pasi gjyqtari Erjon Çelja dha dorëheqjen nga çështja në fjalë, për shkak se kishte shqyrtuar kërkesën fillestare të SPAK-ut. Pritet të caktohet edhe data për seancën praraprake nëse dosja e SPAK-ut për Mediun lidhur me Gërdecin, do të kalojë ose jo për gjykim.
Në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet e 14 majit, misioni nga ODIHR ka nxjerrë një raport paraprak ku ndalet edhe te situata brenda PD-së, por edhe te rekomandimet për numrin e vëzhguesve që duhet të vijnë për të monitoruar nga afër procesin. OSBE synon që të ketë 24 vëzhgues afatgjatë dhe 300 të tjerë afatshkurtë që të mbulojnë të gjithë periudhën zgjedhore dhe të ngrenë shqetësime në lidhje me mundësinë e blerjes së votave dhe votimit “të organizuar”, veçanërisht në mesin e komuniteteve të cenueshme sociale. “ODIHR rekomandon dërgimin nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së të 24 vëzhguesve afatgjatë…
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në prag të 1 vjetorit të luftës ruse në Ukrainë, ka mbërritur në Kiev, në një vizitë surprizë. Kjo është vizita e parë e Biden në Ukrainë, ku fillimisht ishte presidenti Zelensky ai që u prit më 21 dhjetor 2022 në Shtëpinë e Bardhë. “Joe Biden, mirë se erdhe në Kiev! Vizita juaj është një shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit”, tha presidenti ukrainas, pasi priti homologun nga SHBA-ja në pallatin Presidencial. Sipas Sky News, presidentët e SHBA-së dhe Ukrainës po diskutojnë furnizimin e armëve me rreze të gjatë dhe një…
Shënjestër e atentatit që dështoi në Elbasan, ishte Elton Kila i njohur si “Oti i Elbasanit”. Ngjarja e së dielës, është e katërta herë ndaj tij dhje që dështojnë atentatet mafioze. Më 29 mars 2022, kur mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua, Nuredin Dumani tha se ishte nisur për të vrarë Elton Kilën. Porosinë për vrasjen e Kilës, ia kishte dhënë Suel Çela. Atentati dështoi pasi dhjetëra forca policie kanë rrethuar makinën BMW X6 në bordin e të cilës janë sekuestruar 3 armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fisheke, si dhe 2 shishe me lëndë ndjekëse. Policia informon se…
Këtë të hënë u mbajt edhe raundi i tretë, dhe i vërtetë pasi kreu i ri i Gjykatës Kushtetuese do të jetë Holta Zaçaj, e cilia mori 5 votat e nevojshme. Për këtë pozicion shprehën interesin 3 gjyqtare: Fiona Papajorgji; Marjana Semini; Holta Zaçaj. Pas dështimit të dy raundeve, sot Holta Zaçaj mori Zaçaj mori shumicën e kërkuar ligjore për t’u zgjedhur në krye të Kushtetueses, dhe tashmë do jetë ajo kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese. Në janar të këtij viti, ajo u betua në Presidencë si anëtarja e nëntë e Gjykatës Kushtetuese.
Policia ka arrestuar dy persona, pasi dyshohet të ishin pjesë e atentatit të dëshuar janë arrestuar nga policia. Njëri është Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibej dhe tjetri është Arsen Preci. Në çantën tip marsup të sekuestruar nga policia ditën e djeshme janë gjendur dy mjete identifikuese të falsifikuara greke me identitetin e Arben Spahiut. Atentati i djeshëm dështoi pasi dhjetëra forca policie kanë rrethuar makinën BMW X6 në bordin e të cilës janë sekuestruar 3 armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fisheke, si dhe 2 shishe me lëndë ndjekëse, gati për atentat. Makina ishte fshehur në një magazine të braktisur,…
Princesha e Uellsit, Kate Middleton i kushtoi vëmendje elegancës mbretërore në BAFTA të dielën mbrëma, duke kombinuar një fustan të Alexander McQueen me një palë vathë prej 28 dollarësh nga marka Zara. Ajo u paraqit në tapetin e kuq me një fustan që kishte veshur më parë në çmimet e vitit 2019. Por ajo e transformoi pamjen me një dizajn të ndryshuar të shpatullave dhe një palë doreza të zeza. Fustani i saj i gjatë ishte ndryshuar që nga hera e fundit që u pa e veshur me të. Detajet me lule të shpatullave në 2019-ën u zëvendësuan me një…
Ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi pritet që të dalë sot në sallën e gjyqit, pasi ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë. Klosi është e akuzuar për pastrim parash, deklarim të rremë dhe fshehje pasurie, kërkon lirinë në gjykatën e Apelit duke argumentuar se ka 2 fëmijë të mitur për të rritur dhe se ka në kujdestari edhe nënën e saj të verbër. Ish-zyrtarja dhe djali i pastrueses Havier Hobi janë marrë në pyetje, por asnjë e re nuk është zbuluar nga dëshmia e tyre. Klosi i ka qëndruar dëshmisë së saj të mëparshme, ndërkohë që Havier Dobi i qëndron…
Nga ROLAND QAFOKU 2 vjet, 4 muaj e 4 ditë. Pak njerëz e dinë që shtatorja e Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej” e rrëzuar si sot 32 vjet më parë, qendroi kaq pak kohë. Ajo u përurua në një ceremoni të veçantë më 16 tetor 1988 nga pasardhësi i Hoxhës, Ramiz Alia, i cili mbante në të njëjtën kohë detyrën e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor por edhe të Sekretarit të Parë të PPSH. Ky moment është fiksuar në foton e parë. Aty dallohet Alia bashkë me shpurën e drejtuesëve të shtetit komunist të asaj kohe si dhe e…
Qeveria e Afganistanit do të kthejë disa ish-baza të huaja ushtarake në zona ekonomike për bizneset. Vendimi u njoftua të dielën nga zv/kryeministri për çështjet ekonomike, Mullah Abdul Ghani Baradar. “Ministria e Industrisë dhe Tregtisë vendosi të merrte në mënyrë progresive kontrollin e bazave të mbetura ushtarake të forcave të huaja me synimin për t’i kthyer ato në zona të veçanta ekonomike”,-tha Mullah Baradar. Ai shtoi se projekti do të fillojë me vende në kryeqytetin e Kabulit dhe provincën veriore të Balkhut, por nuk dha detaje të mëtejshme. Afganistani është përballur me një krizë të thelluar ekonomike dhe humanitare që…