Author: tirana

77-vjeçari Shefki Bylykbashi, i cili vrau të birin për vetëmbrojtje, pak ditë më parë në Maliq në fshatin Zvezdë, ka dalë para gjykatës. Autori është shfaqur kokulur para kamerave dhe shumë i revoltuar. “Çfarë doni, ça jam i mbaruar nga trutë”,-dëgjohet të thotë ai në sallën e gjyqit. Në sallë nuk është i pranishëm asnjë familjar i tij.

Read More

Meta, kompania që zotëron Facebook dhe Instagram do të nisë një abonim me pagesë që do t’i lejojë përdoruesit të verifikojnë identitetin e tyre, siç ka bërë tashmë Elon Musk për Twitter. Vendimi u bë me dije nga CEO i kompanisë Mark Zuckerberg. “Për 11,99 dollarë në muaj, Meta Verified do t’i lejojë përdoruesit të “autentikojnë llogarinë e tyre me ID, të marrin një çekim blu, të marrin mbrojtje shtesë kundër vjedhjes së identitetit dhe qasje të shpejtë në mbështetje”,-tha Zuckerberg. Ai specifikoi se shërbimi do të jetë i aksesueshëm vetëm për ata mbi 18 vjeç. Meta Verified debuton këtë…

Read More

Brenda shtëpisë së “Big Brother Albania Vip 2”, duket se po krijohet një çift i ri. Kristi dhe Keisi prej ditësh po ngacmohen bashkë. Fjalët e ëmbla, ledhatimet dhe prekjet, nuk kanë mungur mes dyshes. Keisi në fakt nuk ka shumë ditë që është bërë pjesë e shtëpisë, por që prej hyrjes së saj, banorët nisën ngacmimet për të dhe Kristin, pasi duan t’i shohin si çift. Gjatë ditës së djeshme, ngacmimet mes tyre nuk munguan thuajse në asnjë moment. Përveçse nuk u ndanë gjatë gjithë ditës, edhe në darkë qëndruan për disa çaste në të njëjtin shtrat, ku ngacmimet…

Read More

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja flet në lidhje me vendimin për rritjen e çmimit të patentës. Për të ky vendim i jepet fund njëherë e mirë të gjitha abuzimeve të kryera ndër vite nga autoshkollat, të cilët ofronin këtë shërbim me çmime “qesharake”. “Kjo është një sfidë tatimore dhe fiskale. Do të ketë momente që ne do të jemi me ju për të ndarë lajme të mirë, ulje çmimesh, ulje tarifash. Në kuptimin e aktivitetit të sektorit të autoshkollave ishte kapur fundi. Nga tërmeti dhe pandemitë ne mezi morën veten. DPSHTRR nuk kishte as salla, kishte stalla. Është punuar prej…

Read More

Në portin e Durrësit është sekuestruar 22 mijë e 500 tonë naftë kontrabandë, dhe për këtë arsyje është bllokuar anija me flamur liberian. “Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo ngarkesë nafte është marrë nga vendet me embargo për naftën, konkretisht nga Rusia. Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër, në një sasi prej 22 500 tonë lëndë djegëse naftë”,-informon Policia e Shtetit. Njoftimi i plotë Zhvillohet operacioni policor i koduar “Embargo”, bazuar në inteligjencën policore. Operacioni është në vijim, për goditjen e futjes…

Read More

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç mendon se Mali i Zi ka predispozitën më të mirë për të qenë anëtari i ardhshëm i BE-së. Në fondin e luftës në Ukrainë ai thekson se konflikti potencial ka të zgjerohet edhe në vende të tjera. DW: Më 19 mars janë zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Do të kandidoni përsëri? Milo Gjukanoviç: Nuk e kam marrë ende vendimin për këtë, por do ta marr në ditët në vazhdim. DW: Partia juaj ju ka mbështetur në këtë moment dhe disa rrethana politike, p.sh. afera me Spajiçin, ju përshtaten. Përse duhet të mendoheni kaq gjatë? Milo…

Read More

Editorial nga LEONARD KARAJ Partia Demokratike rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në zgjedhjet e 14 majit. Nuk është një ide hipotetike, por fakt sa juridik, po aq edhe politik, që mund të lërë forcën më të madhe opozitare jashtë vendoreve. Një gjë e tillë mund të ndodhë në rast se më 3 mars, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, rrëzon vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Tiranës, dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, për regjistrimin e vendimeve/ akteve të dala nga Kuvendi i PD-së së Rithemelimit më 11 dhjetor 2021. Nëse Apeli e rikthen çështjen për rishtyrim në Shkallë të…

Read More

Fokusi i viteve të fundit është në zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin drejt një ekonomie të gjelbër. Por çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë? Vitin që lamë pas, Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës zbatuan programin “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, ku një vëmendje e veçantë iu kushtua shëndetit dhe mbrojtjes së mjedisit, politikave të gjelbra, zhvillimit të qëndrueshëm dhe nismave ndërgjegjësuese për të fuqizuar dhe motivuar të rinjtë të jenë më të përgjegjshëm ndaj mjedisit. Në kuadër të shumë iniciativave të ndërmarra, është realizuar dhe një video-dokumentar, ku këndveshtrimi, investimet, prioritetet dhe roli që…

Read More

Ishte pikërisht 20 shkurti i vitit 1991, ku qindra e mijëra qytetarë nga mbarë Shqipëria, u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik. Kjo ishte nga ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri. Rrëzimi i bustit të diktatorit u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. Momenti kur statuja e Enver Hoxhës u rrëzua atë ditë të ftohtë shkurti me dhunë, por edhe që…

Read More

Tërmetet shkatërruese në kufirin turko-sirian, po rrënojnë edhe historinë. Dy tërmete të mëdha në Kahramanmaraş shkaktuan shkatërrime të mëdha në Hatay, aq sa rrugët dhe strukturat historike të Hatajit u zhdukën, sikur të mos kishin ekzistuar, nga tërmeti. Të tillë fat pati edhe Kisha Ortodokse e Virgjëreshës Mari, e cila ndodhet në Hatay, e cila është një ndërtesë rreth 700-vjeçare. Por, nga tërmeti, e vetmja pjesë që ngeli në këmbë ishte kambana e Kishës, e cila mësohet se ishte restauruar në vitin 2020. Rrënojat e Kishës historike të shkatërruar shiheshin nga ajri.

Read More

Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video në rrjetet sociale ku shfaqen nxënësit e shkollave. Në orën e parë të mësimit, të gjithë me dorë në zemër këndojnë himnin kombëtar. “Dhe me këtë video për traditën e re të së hënës shkollore, “rreth flamurit të përbashkuar me një dëshirë e një qëllim”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri përkrah kësaj video kaq emocionuese.

Read More

Joy Aoko u dhunua barbarisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë. Një ngjarje pa autor para drejtësisë, ndaj dhe sot do të mbahet një protestë para Prokurorisë së Tiranës. Protesta do të zhvillohet në orën 17:00 dhe do të kërkohet drejtësi për vrasjen barbare të 22-vjeçares nga Kenia, e cila kishe ardhur për të punuar në një kazino në Tiranë. Por rrethanat si ka ndodhur ngjarja ende janë mister. Në një apel në rrjetet sociale, shoqja e saj, e cila mbërriti me të në Tiranë thotë se ai person…

Read More