Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19 në vendin tonë. Për fat të mirë, ditën e sotme nuk ka pasur viktima, ndërsa rastet e reja ka qenë nëntë. Bëhet me dije se po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 persona. Njoftimi: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 216 testime, ka 9 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 8 të shëruar në 24 orët e fundit 19 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për…
Author: tirana
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alvesh, do të duhet të qëndrojë në paraburgim pa kusht të paktën deri në javën e ardhshme. Kështu kanë bërë të ditur mediat spanjolle që i janë referuar vendimit të gjykatës në Barcelonë. Ajo do të vendosë brenda pak ditësh për ankesën e bërë nga avokatët mbrojtës të ish-mbrojtësit të Barcelonës dhe Seviljes që kërkuan lirimin e klientit të tij deri në gjykim. Prokuroria kërkon të mbajë në burg Dani Alveshin, i cili është i inkriminuar nga testi i ADN-së. Frika e lirimit të tij me kusht ka të bëjë me faktin se në Spanjë i…
“Big Brother” është edhe një mundësi e mirë biznesi për të gjithë ata që kanë një “Instagram”. “Top Albania Radio” rendit çdo fundjavë sesi kanë ndryshuar shifrat e ndjekësve në “Instagram”-in e personazheve. Por cilët janë personazhet që kanë spikatur në “Instagram” apo në media këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë të famshmit e huaj dhe ata shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave… 10. Krist Dragoti ka arritur të grumbullojë 600 ndjekës në llogarinë e tij personale në “Instagram”. Pirro Beati, banori më i ri në shtëpinë e “BBV”,…
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me Kryetarin e Bashkisë Kastriot Gurra inspektuan punimet për rehabilitimin e plotë të rrugës “Krastë – Gizavesh” në Librazhd.Falë këtij investimi totalisht me fondet e Bashkisë Librazhd, pritet që të përmirësohet ndjeshëm infrastruktura dhe jeta në këtë zonë, ku numri i turistëve ka ardhur gjithnjë e në rritje.Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut përgëzoi punën e bërë nga bashkia e cila me fondet e veta po realizon investime publike. “Puna flet vetë. Kemi të bëjmë me një fshat që jo vetëm është në një zonë të mbrojtur po është…
Robert Aliaj ka folur në një lidhje telefonike me emisionin Fan Club në Top Channel ditën e sotme për djalin e tij Kristin dhe ecurinë e tij në shtëpinë e Big Brother. I pyetur nëse sheh në horizont një lidhje me Keisin, Roberti tha: “Kristi nuk është tip që ngacmon, është pak e vështirë se është selektiv. Kur Kristi pranon një mënyrë të tillë marrëdhënieje mund të ketë diçka,” u shpreh Roberti. A ka një lidhje jashtë Kristi, se është folur shumë? “Portalet shqiptare bëjnë thashathemaxhiun, po Kristi është djalë i ri,nuk është çudi që të ketë lidhje me vajza,por…
Një 16 vjeçar së bashku me dy bashkëmoshatarë të tjerë ishin shndërruar në tmerrin e bizneseve në Shkodër, pasi pothuajse çdo ditë kryenin vjedhje. Blutë e Shkodrës kishin muaj që i kishin identifikuar si autorë me ndihmë të kamerave të sigurisë dhe i kishin proceduar në gjendje të lirë. Por kur numri i vjedhjeve shkoi mbi 50 policia u detyrua të arrestojë 3 të miturit. Ndërsa në Lezhë një 17-vjeçar në Laç plagosi me armë zjarri një 15-vjeçar para oborrit të shkollës. Rasti i hajdutëve serialë në Shkodër apo sherri me armë mes adoleshenteve në Lezhë, është tregues i nivelit…
Autoritetet holandeze në portin e Nieuwdorp kanë arrestuar dy shqiptarë që dyshohet se kishin hyrë në zonë për të vjedhur përmes një vrime të hapur në gardhin rrethues. Pak pas mesnate autoritetet e policisë janë njoftuar se dy hajdutë janë pikasur në zonën e portit, gjë që ka bërë që zona të rrethohet me efektivë dhe qenë policie. Në port është arrestuar i pari një 46-vjeçar, ndërsa më pas një nga qentë e trajnuar ka gjetur një tjetër shqiptar 40-vjeçar. Të dy shqiptarët janë arrestuar dhe janë dërguar në rajon, ku u zbulua se 40-vjeçari rezultonte se ishte shpallur në…
Lazio ka thyer Salernitanan në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Lacialët fituan 0-2, në takimin e luajtur këtë pasdite. Sulmuesi Ciro Immobile do i jepte suksesin skuadrës së tij me dy gola në pjesën e dytë. Vendasit do e mbyllnin ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Bronn në fund. Lojtari shqiptar Elseid Hysaj ishte titullar në këtë takim, duke zhvilluar një ndeshje të kënaqshme.
Katër persona që udhëtonin me automjet nuk i janë bindur urdhrit të policisë që ishte stacionuar pranë Urës së fshatit Fshat në Klos ku fillon edhe rruga e Arbrit. Gjatë orëve të natës të së premtes, patrulla ka pikasur një mjet me xhama të zinj që vinte nga Tirana dhe i ka kërkuar të ndalojë, por personat në makinë nuk janë bindur, duke u larguar në një distancë jo shumë larg ku kanë braktisur automjetin dhe duke u larguar në drejtim të paditur. Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në mjet janë gjetur kapuçë të zinj në formë maske dhe…
Diola, banorja që doli së fundmi nga shtëpia e Big Brother Vip2, foli për Luizin. Diola tha se Luizi është një djalë fantastik dhe se nuk ka qenë asnjëherë kundër tij.
Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia holandeze pranë zonës së Hoogerheide pasi është kapur me drogë në makinën e tij. Mësohet se 30-vjeçari që drejtonte një makinë ‘Audi A4’ ka tërhequr vëmendjen e oficerëve të policisë duke drejtuar mjetin në mënyrë jo të kujdesshme, gjë që ka bërë këta të fundit ta ndalojnë. Gjatë kontrollit në makinë u zbulua një modifikim në makinë, ku i riu kishte fshehur një sasi droge të fortë, që dyshohet se kishte synim ta shiste. Sipas verifikimeve të mëtejshme rezultoi se makina e tij nuk ishte e regjistruar në sistem dhe se ai…
Kur qyteti Stepanivka në rajonin jugor ukrainas të Hersonit u pushtua nga forcat ruse në fillim të marsit të kaluar, dhjetëra fëmijë në një jetimore lokale mbetën të bllokuar. Fillimisht, drejtori i jetimores, Volodymyr Sahaydak, tha se stafi shpresonte se do të mund të evakuoheshin në pjesë të shtetit të kontrolluara nga forcat ukrainase. “Por, shpresa shuhej çdo ditë që kalonte”, tha Sahaydak për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë. “Dhe pas pothuajse tre muajsh, ne e kuptuam se askush nuk mund të na nxirrte nga okupimi, veçmas pasi rusët nuk lejonin që këta fëmijë, në numra të tillë,…