Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Nis rehabilitimi i rrugës Krastë – Gizavësh, Gjiknuri: Librazhdi ka një perspektivë shumë të mirë

18:15 / February 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me Kryetarin e Bashkisë Kastriot Gurra inspektuan punimet për rehabilitimin e plotë të rrugës “Krastë – Gizavesh” në Librazhd.
Falë këtij investimi totalisht me fondet e Bashkisë Librazhd, pritet që të përmirësohet ndjeshëm infrastruktura dhe jeta në këtë zonë, ku numri i turistëve ka ardhur gjithnjë e në rritje.
Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut përgëzoi punën e bërë nga bashkia e cila me fondet e veta po realizon investime publike.

“Puna flet vetë. Kemi të bëjmë me një fshat që jo vetëm është në një zonë të mbrojtur po është një nga zonat më të bukura të Shqipërisë që ja vlen të vizitohet. Çfarë vlere kanë këto investime?! Kanë sepse njerëzit këtu kanë investuar, kanë bërë shtëpiat e reja. Ka përmirësime në infrastrukturë, në furnizimin me ujë, me dritat, tashmë edhe me rrugën. Ky fshat do të bëhet një fshat jashtëzakonisht i vizitueshëm. Këtu ka përgëzime bashkia. Mirëadministrimi i taksave të qytetarëve përkthehet në vepra publike dhe njerëzit dinë ta vlerësojnë”, tha ai.

Numri dy i socialistëve u shpreh se falë dhe “Korridorit 8”, Librazhdi ka një perspektivë shumë të mirë. “Unë mendoj që këto nuk janë rastësi. Këto bëhen falë vizionit që kanë të gjithë drejtuesit e bashkive tona të cilët kanë ditur të mirëadministrojnë të ardhurat e njerëzve dhe të punojnë përditë për të mirën e tyre. Librazhdi jam i bindur që ka një perspektivë shumë të mirë edhe me zhvillimet e tjera që po ndodhin siç është “Korridori 8””, deklaroi Gjiknuri.

Kryebashkiaku Kastriot Gurra u shpreh se ndërtimi i kësaj rruge ka qenë një kërkesë e banorëve e cila tashmë po bëhet realitet. “Kjo është një kërkesë e kahershme e banorëve të Gizaveshit. Kënaqësia tjetër është se ky është një investim me financat e bashkisë Librazhd. Kemi arritur në një stad tjetër nga një bashki ku nuk arrinim dot të paguanim dot rrogat para shtatë vitesh, jemi në një situatë që bashkia ka filluar tashmë të investojë në vepra”, theksoi Gurra.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.