Presidenti i Ukrainës, Zelensky në një konferencë të përbashkët me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden në Kiev, tha se shpreson që viti 2023, të bëhet viti i fitores. “Sot negociatat tona ishin shumë të frytshme dhe të rëndësishme. Shpresojmë që ky vit 2023 të bëhet një vit fitoresh”, shtoi ai, duke lavdëruar “vizionin e përbashkët të përbashkët nga të dy kombet”,-u shpreh Zelensky.
Author: tirana
Tragjeditë nga tërmetet në Turqi dhe Siri, ka shumë ngjarje dhe rrëfime të trishta. Ayşegül Çin u nxor e pajetë nga rrënojat e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit në Hatay të Turqisë. Bashkë me të, ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën edhe një letër, ku ajo shkruante se ia linte gjithçka kishte nënës së saj. Një parandjenjë e frikshme e vajzës. “Në rast se ndodh diçka, gjithçka kam në çantë është e nënës sime. Unë dua që ajo t’i përdorë ato për haxh dhe umre”, shkruhej nën letër. Dëshira e të resë nuk u plotësua, pasi edhe nëna e saj ndërroi…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë një paralelizëm mes 20 shkurt 1991 me ditën e sotme, duke e konsideruar kryeministri Edi Rama një rrezik madhor ekzistencial për çdo shqiptar. “Pas 32 vitesh, Edi Rama, nipi i xhelatit që 32 vite më parë kërkonte të fuste tanket te studentët, i Spiro Kolekës pra, i biri i një xhelati tjetër që firmoste varjen në litar të poetit Havzi Nela, në një akt hakmarrje tipike të etërve, kërkon të asgjësojë opozitën shqiptare. Ky pasardhës i denjë i bllokmenëve hoxhistë, është sot, pa diskutim njeriu që ka vjedhur shqiptarët më shumë se kushdo…
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla lidhur me bllokimin e seancës plenare të datës 16.02.2023 ku deputetë të opozitës bllokuan mbarëvajtjen e seancës plenare. Në shkresë thuhet se deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Gerta Bardeli, penguan zhvillimin e seancës dhe krijuan kaos në Kuvend.
Në një kohë që një pjesë e Turqisë dhe e Sirisë janë ende nën pasojat që kanë lënë tërmetet, gjatë gjithë ditës së djeshme qyteti i Elazig është goditur nga 6 paslëkundje me magnitudë maksimale 4.5 ballë i shkallës rihter. Situata nuk është aspak për t’u shqetësuar për Prof. Dr. Naci Görür, i cili në një prononcim në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ka bërë deklarata të rëndësishme për tërmetet e ndodhura në Elazig. “E njëjta gjë ka ndodhur disa vite më parë, ku kishte tërmete të mëparshme në rajonin e Bingöl në 1971-n dhe 2003-n, në Palu në…
Në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2”, si kurrë më parë, drona me pankarta ka vetëm për një emër, Luiz Ejlli. Edhe mëngjesin e sotëm banorët kanë parë dronin, ku shkruhet “Luiz, shqiptarët të kanë në zemër. Big Luiz Albania”. Një foto e çiftit, si edhe për të treguar mbështetjen për Kiarën, e cila është në nominim me Luiz dhe Bledin.
Deputeti dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, tregon më shumë me alternativën e re brenda opozitës, që është Aleanca Progresiste, ku LZHK-ja do të bashkëpunojë me Astrit Patozin. Shehi tha se nuk bëhet fjalë për një pol të tretë, por për një forcë ndryshe brenda kampit opozitar, ku ka ide të tjera nga ato të Berishës dhe Metës, por beteja do të jetë kryeministrin Edi Rama. Shehi tha se nuk duhet të kërkojmë vetëm një rotacion por një përmbysje të sistemit politik, duke ndryshuar sistemin zgjedhor dhe duke balancuar institucionet. “Nga këto partitë e vogla mund të kemi sa të…
Banorët e Dukagjinit këtë të hënë kanë dalë në një protestë për ndërtimin e rrugës që e lidh krahinë historike Dukagjinin me Shkodrën. Të braktisur prej 30 vitesh siç vetë ata shprehën, kërkojnë ndërtimin e rrugës duke zgjedhur që me anë të protestave t’i dalin sot kësaj treve. Deputeti i PS-së, Benet Beci ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e mbajtur nga banorët e Dukagjinit për rrugën që i lidh me Shkodrën. Ai shkruan në një postim në Facebook, se është në mbështetje të protestuesve dhe se shumë shpejt do të ketë lajme të mira për ta. Shkrimi i…
Këngëtari Butrint Imeri i cili po përfiton nga “Big Brother”, u kujdes që të sqaronte çdo aludim nëpër rrjete sociale, ku për shkak të një videoje virale, u tha se gjatë një koncerti të pranishmit brohoritën emrin e Luizit. Në Instagram Stories, Butrinti shkroi “Fake fake fake”, duke nënkuptuar se gjithë çfarë po shkruhej ishte gënjeshtër. Butrinti është një emër i diskutuar, për shkak të lidhjes së mëparshme me Kiara Titon.
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arresti në burg” për ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave, Alda Klosi, e cila akuzohet për “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”. Avokati Ilirjan Nuho pretendon që nuk ka prova dhe fakte që implikojnë në vepër penale ndaj nuk ka pse të qëndrojë sipas tij, Alda Klosi pas hekurave ndërsa kërkoi që Prokuroria që të vërtetojë deklaratat e Rozeta Dobit. Klosi ka pranuar shifrën 120 mijë euro të marra hua nga vëllai për kurimin e xhaxhait ndaj thekson se nuk ka pse ta…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në Mikonos të Greqisë. Një 34-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri. Identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur. Mediat vendase raportojnë se ai u vra nga një 33-vjeçar grek. Shkak është bërë një zënkë që kanë pasur për një vajzë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, pas sherrit, 33-vjeçari grek ka shkuar në shtëpi, ka marrë një armë dhe është kthyer në lokalin ku ndodhej shqiptari. Aty e ka qëlluar me plumb në kokë. Autori është arrestuar menjëherë nga policia. Ai ndodhet në gjendje të rënduar për shkak edhe të konsumimit…
Kreu i deputetëve të PS-së, Taulant Balla, thotë se seancat do bllokohen besoj deri kur kreu i PD-së, Sali Berisha të vijojë t’i bëjë presion drejtësisë me këtë qasje ndaj Kuvendit e me ato të ashtuquajturat protesta dhe me revolucionin e madh. “Seancat do bllokohen besoj deri kur Sali Berisha të vijojë t’i bëjë presion drejtësisë me këtë qasje ndaj Kuvendit e me ato të ashtuquajturat protesta dhe me revolucionin e madh“,-tha Balla nga Kryesia e Kuvendit.