Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla lidhur me bllokimin e seancës plenare të datës 16.02.2023 ku deputetë të opozitës bllokuan mbarëvajtjen e seancës plenare.
Në shkresë thuhet se deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Gerta Bardeli, penguan zhvillimin e seancës dhe krijuan kaos në Kuvend.

