Author: tirana

Një vjedhje spektakolare në vetëm 20 sekonda ka ndodhur në një zonë plot me qytetarë dhe nën syrin e dhjetëra kamerave të sigurisë të vendosura në bizneset dhe objektet pranë. Ky është momenti kur një person vjedh një automjet “BMW” në Shkodër. Siç shihet nga pamjet, rreth orës 20’00 të mbrëmjen ‘skifteri’ zbret nga një makinë luksoze e bardhë që drejtohet nga një tjetër person, hipën nga krahu i pasagjerit në BMW-në e ndaluar, kalon në timon dhe ndez makinën duke ikur me të. E gjithë kjo në vetëm 20 sekonda, një ‘punë’ profesionistësh.

Read More

Joy Aoko erdhi për të punuar në Shqipëri dhe u vra barbarisht në moshën 22-vjeçare. News 24 publikoi dëshminën e nënës së 22-vjeçares keniane. “Më thoshte, ‘mami do të punoj për ty deri sa të bëhem 25 vjeçe dhe pastaj do të filloj të punoj për vete’. Edhe sot e vuaj shumë duke mos ditur se çfarë i ka ndodhur asaj”, e nis rrëfimin e saj nëna e Joy-t. Më 14 shkurt 2022 Joy niset nga Kenia për në Shqipëri. Ajo niset nga aeroporti i Nairobit e shoqëruar nga nëna e saj, e cila e përcjell vajzën me bekimin se…

Read More

Rastet e bllokimit të anijeve në Portin e Durrësit, si dhe shkelja e embargos së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është kthyer në një shqetësim serioz i cili po përsëritet, e kësaj here nga Shqipëria. Njoftimi i policisë për sekuestrimin e 22 500 ton naftë nga një anije me flamur libian, por në të vërtetë me produkt që vjen nga Rusia, ka nxjerrë në pah të dhëna se si bëhet ky trafik. Porositësi i naftës, sipas dokumenteve të siguruara nga A2 CNN, është kompania IBGAS AG, e regjistruar në zonën e lirë Porto Romano dhe nafta u shitet kompanive shqiptare.…

Read More

Një 32-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të hënë në Shkodër, në rrethana momentalisht të paqarta. Burime zyrtare të policisë thonë se Denis Muja ndodhej në shtëpi kur u plagos në këmbë. 32-vjeçari mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. “Në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”. 32-vjeçari është dëmtuar lehtë në këmbë, dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në banesën e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë…

Read More

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit pas një atentati të dështuar mbrëmjen e së shtunës. Në pranga ka përfunduar Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibej, i cili sipas burimeve për Panorama Televizion dyshohet të jetë organizatori i atentatit ndaj Elton Kilës, i njohur ndryshe si Oti i Elbasanit. Vëllai i Arjan Spahiut i ekzekutuar më 28 nëntor të vitit 2020 në Belgjikë për larje hesapesh që lidhen me trafikun e drogës, sipas burimeve, është vënë në pranga për shkak se në çantën e dorës të hedhur në një kosh pranë automjetit të braktisur janë gjetur një…

Read More

Gazetari Blendi Fevziu ishte këtë të hënë në studion e Euronews Albania, ku bëri dhe një analizë të shkurtër të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 14 maj. Fevziu tha se zgjedhjet e ardhshme lokale nuk pritet të kenë ndonjë histori. Kjo sipas tij, pasi PD nuk do të arrijë të bëjë dot surpriza. Fevziu tha se përçarja e PD-së, dhe braktisja e institucioneve në vitin 2019, janë ngjarje, ndikimet e të cilës PD do t’i vuajë dhe në dekadën e ardhshme. Që PD të rikthehet në pushtet, duhet një hapje më e madhe se koalicionet apo bashkimi I…

Read More

Kandidati i djathtë për Tiranën Arian Galdini ftoi qytetarët që të mbështesin nismën e tij. Ai theksoi se është kandidati i të djathtëve që janë qartësisht kundër Berishës dhe Ilir Metës që e kanë marrë peng opozitën. “Kam zgjedhur këtë ditë që të ftoj qytetarët për të mbështetur këtë nismë. Unë kam një qasje politike, aktivizim politik 33 vjeçar si njeri i së djathtës. Jam i djathtë me vendim, me doktrinë, bindje, ide sepse kam zgjedhur të jem i djathtë dhe nuk i përkas asnjë konjukture të realitetit politik që ne kemi njohur si të djathtë në këto 33 vite.…

Read More

Tani Luizi po pret rradhën e tij dhe gjatë një bisede me Beatin mëngjesin e sotëm ai zbulòi se cilët banòrë do të zgjidhte. Ndryshe nga të tjerët, Luizi tha se do çònte në nominim veten, Oltën dhe Armaldòn. Por kujtojmë se kjo gjë nuk është e lejuar pasi nuk ke të drejtë të dërgosh veten në nominim. Mbetet për t’u parë kur do i vijë radha Luizit për që të ketë të drejtën të nominojë 3 banorë. Kujtojme se Një zarf i kuq u fut nga Vëllai i Madh në shtëpi për Oltën. Grupi i saj u shpall fitues…

Read More

Mashtrues rusë që shtireshin si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, arritën të kontaktojnë ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, me telefon për të diskutuar zhvillimet në Ukrainë dhe Bjellorusi. Këtë lajm e ka konfirmuar zyra e Merkelit të hënën, megjithëse thanë se ajo ishte në dyshim për telefonatën. Zyra e Merkelit tha se ish-kancelarja gjermane mori një telefonatë më 12 janar nga dikush që pretendonte se ishte Poroshenko. Biseda u ndihmua nga një përkthyes gjermano-ukrainas nga shërbimi gjuhësor i Ministrisë së Jashtme gjermane. Në një deklaratë për media, zyra tha se Merkeli e informoi ministrinë më pas për “përshtypjen që ajo pati…

Read More

Të gjitha rrugët brenda Unazës së Vogël po rikonstruktohen dhe pajisen me sinjalistikën e nevojshme nga Bashkia e Tiranës. Gjatë inspektimit për asfaltimin te rrugës pas Bankës së Shqipërisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se e gjithë “Unaza e Vogël” do të shtrohet me asfalt të ri, për të lehtësuar edhe më shumë qarkullimin e mjeteve. “Jemi duke punuar në të gjithë “Unazën e Vogël”, një segment jashtëzakonisht i rëndësishëm, me ngarkesë, si për faktin se mbaruan disa nga ndërtesat ikonike të Tiranës, ashtu edhe për faktin se gjatë ditës ka një fluks të jashtëzakonshëm, sidomos përreth ministrive. Tani…

Read More

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tokyo, Japoni, në datat 21-25 shkurt, në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni. “Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tokyo, Kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera”,-thuhet në njoftim. Rama do të zhvillojë një takim bilateral…

Read More

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero që ndihmoi një popull gjatë pandemisë së Covid-19, ka shfaqur probleme me shëndetin, ndaj edhe është shtruar në urgjencën e QSUT. Ai po merr ndihmën e kolegëve të tij tek neurokirurgjia.

Read More