Rusia përbën kërcënim të qartë ushtarak në zonën e afërt me Suedinë, mirëpo forcat e saj tani janë të angazhuara në luftën në Ukrainë, ka thënë të hënën Shërbimi suedez i Inteligjencës dhe Sigurisë ushtarake (MUST). “Rendi i sigurisë në Evropë, siç e njohim ne, është ndalur së ekzistuari… prandaj edhe janë rritur rreziqet për sigurinë suedeze”, ka thënë Lena Hallin, udhëheqëse e këtij Shërbimi, në një konferencë për media. Hallin ka thënë po ashtu se pret që Rusia të forcojë kapacitetet ushtarake në zonën e afërt me Suedinë, kur të jetë e mundshme, si përgjigje ndaj aplikimit të Suedisë…
Author: tirana
Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. about:blank Luizi tashmë është fenomeni i këtij edicioni të dytë të “Big Brother Vip” përveç lojës së tij brenda në shtëpi, dashuria dhe lidhja e tij me Kiarën ka rrëmbyer zem,rën e shqiptarëve. Përveç dronëve dhe pankartave, fytyra e Luizit tashmë shfaqet edhe në ditëlindjet e vajzave shqiptave. Njëran prej tyre ka pasur ditëlindjen dhe ka marrë nga shoqëria e saj një tortë me…
Mjeku i njohur infeksionit, Pëllumb Pipero u shtrua sot me urgjencë në QSUT si pasojë e një insulti cerebral. Pipero u mor menjëherë nën vëzhgim nga kolegët e tij mësohet se fatmirësisht ka dalë me sukses nga operacioni i vështirë që iu nënshtrua. Pipero u dërgua me urgjencë ditën e sotme pranë Qendrës Universitare Shëndetësore Nënë Tereza, pasi shfaqi probleme të insultit cerebral trombotik (kur një enë gjaku që mban oksigjen dhe lëndë ushqyese për trurin, bllokohet, apo mpiksje gjaku, duke mosfurnizuar trurin me oksigjen).
Vajza e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Albina Deda, ka festuar ditëlindjen. Ada Deda, tashmë një influencer me më shumë se 200 mijë ndjekës, ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një foto mjaft provokuese. Ajo ka zgjedhur ta festojë 24-vjetorin në një ishull ekzoktik ku ka pozuar mbi jaht. “Duke u rritur dhe duke shkëlqyer”, shkruan vajza e ish-deputetes krah fotove të saj. Ada Deda është prej vitesh pjesë e mediave rozë. Fotot provokuese janë pjesë e pandarë e profilit të saj në Instagram dhe kthehen shpesh herë janë objekt bisede. Ajo ka ka rrëfyer pa komplekse edhe ngacmimet…
Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. Një lëkundje 6.4 ballë është regjistruar këtë të hënë me epiqendër në zonën e goditur nga tërmetet e dy javëve më parë. Numri i viktimave nga tërmeti apokaliptik që ra rreth dy javë më parë ka shkuar mbi 46 mijë, ndërsa janë me qindra të tjerë të plagosur.
Një numër i shteteve, nga SHBA-ja e Britania e Madhe e deri te Franca dhe Japonia, kanë pësuar humbje të shpendëve në shifra rekorde shkaku i përhapjes së gripit të shpezëve gjatë vitit të fundit. Kjo sëmundje, për të cilën ekspertët thonë se po përhapet përmes zogjve shtegtarë, është përhapur për herë të parë edhe në vende të Amerikës Jugore, si Ekuadori, Peruja dhe Bolivia. A duhet të shqetësohen njerëzit për këtë sëmundje? Rreziku për njerëzit është i vogël, sipas Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH). Si masë paraprake, njerëzit këshillohen të mos i…
Gazetari Muhamed Veliu ka zbuluar ditën e sotme në ‘Zona Zero’ personat “problematikë” që punonin në një drejtori të SHISH në një qytet të vendit të cilët kishin problematika të forta me krimin. Gazetari ka zgjedhur të zbulonte vetëm inicialet e këtyre personave, të siguruara nga burimet brenda SHISH, teksa ai shprehet se siguron gjithashtu edhe identitetin e plotë të tyre. “Në Drejtorinë e Sigurisë së Personelit kanë mbërritur informacime për tre persona të punësuar në një drejtori të SHISH në një qytet me problematika të forta të krimit. J.R drejtor i një dege, investim direkt për tu punësuar në…
Gazetari Blendi Fevziu ishte këtë të hënë në studion e Euronews Albania, ku bëri dhe një analizë të shkurtër të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 14 maj. Fevziu tha se zgjedhjet e ardhshme lokale nuk pritet të kenë ndonjë histori. Kjo sipas tij, pasi PD nuk do të arrijë të bëjë dot surpriza. Fevziu tha se përçarja e PD-së, dhe braktisja e institucioneve në vitin 2019, janë ngjarje, ndikimet e të cilës PD do t’i vuajë dhe në dekadën e ardhshme. Që PD të rikthehet në pushtet, duhet një hapje më e madhe se koalicionet apo bashkimi I…
Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Diola ka shpjeguar deklaratën që bëri gjatë kohës që ishte pjesë e shtëpisë, ku tregoi se ishte dashuruar me një 77-vjeçar. E ftuar në emisionin “Breaking”, ajo sqaroi se deklarata e saj është keqkuptuar. “Si fillim unë nuk nisem nga pamja fizike, por nga mendja e njeriut. Unë aty kam thënë 77 por është shumë më i madh në moshë. Ka ndodhur kur kisha operacioni ne vajzës. Ishte mentori im dhe nuk e kam takuar kurë. Emrin e tij e lexova tek libri Sekreti. Unë kam folur me të online, ashtu si njerëz të tjerë…
Moderatorja Dojna Mema, ndonëse shfaqet mjaft aktive në rrjetet sociale duke publikuar momente nga përditshmëria, ajo ka qenë gjithmonë hermetike në publikimin e fotove të djalit të saj, duke mos e zbuluar portretin e tij. Por, në gjashtëmujorin e Nolan Sol, Dojna ka ndarë për herë të parë një foto të ëmbël të tij në profilin e saj në Instagram. “Gëzuar 6-mujorin tënd o fytyrë zemër”, ka shkruar Dojna krahas fotos së ëmbël. View this post on Instagram A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)
Në një intervistë për të përditshmen vjeneze “Standard”, opozitari rus Mikhail Khordorkovsky ka treguar se presidenti rus Vladimir Putin do të përpiqet të “destabilizojë” Ballkanin përmes Serbisë. Në hyrje, ai vuri në dukje se populli rus dëshiron t’ua vështirësojë jetën evropianëve, duke shtuar se Rusia ka një ndikim të madh në Austri. “Putini mbështet radikalët e çdo lloji. Qëllimi i tij është destabilizimi në mënyrë që të mund të pozicionohet si dikush që menaxhon një situatë të paqëndrueshme. Nëse lufta vazhdon, ai do të përpiqet të destabilizojë Ballkanin, në mënyrë që t’ua vështirësojë jetën evropianëve”, shtoi Khodorkovsky. I pyetur nga…
Sikundër ishte lajmëruar, disa aktivistë të Shoqërisë Civile kanë protestuar pasditen e kësaj të hëne para Prokurorisë së Tiranës, lidhur me vdekjen e 22-vjeçares nga Kenia, Joy Aoko. E reja u dhunua barbarisht nga persona të paidentifikuar në muajin gusht në Tiranë. “Drejtësi për Joy-in”, “Neglizhenca shtetërore e vrau Joy-n”, “Ne duam drejtësi për gratë”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan në protestë. Protestuesit hodhën edhe bojë të kuqe në murin e godinës së Prokurorisë.