Author: tirana

Qyteti i Tiranës është sot disa herë më i pastër se tetë vjet më parë, pavarësisht zhvillimit dhe rritjes së numrit të banorëve dhe turistëve. Në një tryezë diskutimi me urbanistë dhe arkitektë, në vijim të debateve publike “Tirana City Talks”, kryebashkiaku Erion Veliaj vuri në dukje përmirësimin e cilësisë së ajrit, për të cilin ftoi këdo që ta kontrollojë përmes aplikacioneve online si Il Meteo apo të qendrës Kopernik. “Nga Il Meteo apo qendra Kopernik, të cilat masin cilësinë e ajrit për çdo qytet, Tirana vlerësohet me notën 8 nga 10 – disa herë jemi 9, disa herë jemi…

Read More

Të shtunën e kaluar, Olta dërgo tre banorë në nomimin. Mes Luizit, Kiarës dhe Bledi, qytetarët do të votojnë për të larguar nga shtëpia një nga personazhet. Kjo ishte pothuajse goditja e dytë drejtë Luizit, pas asaj të pares ku u eliminua Efi. Ditën e nesërme pas “prime-t”, Luizi ka diskutuar me Beatin lidhur me nominimin. Ai u shpreh se nëse eliminohet Kiara asnjë nga banorët nuk e bën gjumin rehat në shtëpi.

Read More

Hakerat e “Homeland Justice” kanë paralajmëruar se do të publikojnë të tjera të dhëna sekreta nga institucionet shqiptare. Përmes disa postimeve në rrjetin Telegram, këtë herë ata kanë kërcënuar Presidentin shqiptar Bajram Begaj se do të publikojnë të dhëna sensitive. Edhe pse nuk dihet se çfarë janë këto të dhëna, janë dy dosje të mbushura me materiale të cilat pritet që të publikohen nga hakerat. “Nuk mbulohet dielli me shoshë”, shkruajnë në mesazhin e tyre hakerat. Hakerat iranianë kanë marrë përsipër sulmet kibernetike që janë regjistruar në Shqipëri. Ata kanë shpërndarë herë pas here material të Policisë së Shtetit, pamjet…

Read More

Një 70-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht  në kapanonin e makinës pranë banesës së tij, e për pasojë ka marrë dëmtime të shumta në trup. S.D. është transportuar me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore. “Rreth orës 15.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore shtetasi S.D., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kapanonin e makinës pranë banesës së tij”, njofton policia.

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti këtë të hënë efektivët që u kthyen nga misioni në zonat e shkatërruara nga tërmeti i 6 shkurtit në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. Teksa shprehu mirënjohjen në emër të Ministrisë së Mbrojtjes për punën dhe angazhimin në terren që në momentet e para, Peleshi tha se vlerësime maksimale për stafin shqiptar ka marrë edhe nga pala turke. “Ne kemi treguar në histori, e treguam edhe këtë herë me gjestin tuaj se ne jemi pranë popujve të tjerë në ditë të vështira si ky rast. Unë dua t’ju falënderoj nga zemra në emër të…

Read More

Një 37-vjecar nga Burreli është ndaluar ditën e sotme në pikën kufitare në Kapshticë. Ai ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe se Gjykata e Matit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. “Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim B. S., 37 vjeç, banues në Burrel, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, me vendimin e datës 08.08.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.”, thuhet në njoftim.

Read More

Një portier 21-vjeç, i cili ishte pjesë e Ituanos në Brazil, është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Jian Kayo Gomes Soares, i cili kishte realizuar ëndrrën e tij duke qenë pjesë e një skuadre profesioniste, prej pak ditësh ai nuk kishte marrë pjesë në stërvitje, ndërsa të afërmit ishin shprehur të shqetësuar për gjendjen e tij. Pasi shkuan në shtëpi, atë e gjetën të vdekur. Një lajm tragjik ky për futbollin brazilian që humb një portier, që vlerësohej si talent. Kayo kishte nisur të luante futboll në vitin 2015, kur ishte 13 vjeç. Në vitin 2021, ai…

Read More

Një banesë në rrugën “Irfan Tërshana” në Tiranë është përfshirë nga flakët pak çaste më parë. Aktualisht nuk dihen rrethanat, por paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Read More

Komisioni parlamentar për media u mblodh sot për ti trajtuar shkeljet ligjore qe kanë ndodhur me rastin e emërimit të simpatizuesit të Kurtit dhe Vetëvendosjes, zëvëndesdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së, z Adrian Krasta dhe të financuesit të Vetëvendosjes, anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm, z.Rilind Gervalla. Të dy këta drejtues të lartë menagjerial jane në konflikt interesi. Lidhur me rastin e z. Krasta është përshtatur dhe ndryshuar nga Bordi, rregullorja për konflikt interesi e cila si e tillë është në kundërshtim me nenet tjera dhe me ligjin për parandalimin e korrupsionit. Lidhur me këtë rregullore, RTK nuk ka marr paraprakisht mendimin…

Read More

Ilir Meta ka akuzuar qeverinë për mungesë të mbështetjes financiare ndaj blegtorëve. Nëpërmjet një postimi të bërë në “Facebook”, kreu i Partisë së Lirisë shprehet se Shqipëria prodhon më pak qumësht se çdo vend tjetër në Europë, 41 litra për banor krahasuar me 1900 litra për banorë që është aktualisht në BE. Zgjedhjet e 14 majit, sipas tij, do të jenë vendimtare për të ndalur shpopullimin dhe falimentimin e bujqësisë. “Mohimi i mbështetjes për fermat tona blegtorale, mungesa e mbështetjes financiare nga Qeveria për fermat dhe bagëtitë tona, ka bërë që sektori blegtoral vendas të mos mbulojë dot kostot e…

Read More

29-vjeçari Erik Fullani është ndaluar nga policia paraditen e kësaj të hëne në zonën e ish-Bllokut. Blutë bëjnë me dije se Fullani fillimisht është gjobitur me 20 mijë lekë të rinj pasi kishte xhamat e makinës të errësuara pa dokumentacionin përkatës, ndërsa gjatë kontrollit atij ju gjet edhe një pistoletë. Policia thekson se Fullani u shoqërua në komisariat, ndërsa arma që ai mbante ishte me leje dhe në vijim të veprimeve u bë njoftimi dhe dorëzimi i armës te drejtuesi teknik i firmës, ku ai punon si bodyguard, sipas procedurave përkatëse. Sqarim i DVP Tiranë Në lidhje me një lajm…

Read More

Aktori Tan Brahimi ka folur me disa banorë për prindërit e tij, të cilët kanë humbur jetën 10 vite më parë në një aksident. Dhimbja për aktorin është më e madhe pasi në momentin e aksidentit, shofer ishte Tani. Aktori shpëtoi, mirëpo fatkeqësisht prindërit e tij të cilët ishin pasagjerë nuk mundën që të mbijetonin. “Kam 10 vite që s’i kam. Kam bërë aksident me makinë, i kisha prindërit pasagjerë. Ata kanë vdekur, vetëm unë kam shpëtuar. Ishte viti 2013. Ma preu rrugën një kamion, tabela thoshte me 50 unë isha me 100. Kishim faj të dy”, tregoi ai.

Read More