Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar dy dokumente që tregojnë se sasia e arit që ka marrë mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria më 1939, është shumë herë më i madh sesa dihej deri më tani. Sipas Arkivit, ky fakt i ri historik pritet që të ngjallë shumë debate, teksa dokumenti është nxjerrë nga fondi i milicisë fashiste dhe vjen në formën e një raporti. Në dokumentin e firmosur nga Gjon Lusha thuhet se më datë 8 prill 1939 Mbreti Zog ka kaluar kufirin me Greqinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur: 250.000 napolona ari të mbretit Zog;…
Author: tirana
Pedagogu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dritan Hoti flet lidhur me rëndësinë e Konferencës në Mynih ku tha se shqetësuese mbetet siguria ndërkombëtare. Ai tha se ofensiva ruse kërcënon sigurinë ndërkombëtare dhe se moslejimi i Rusisë si pjesëmarrëse në këtë konferencë është një dënim simbolik për të. Konferenca në Mynih e para është forumi më i madh jo formal, dmth që lidhet me diskutimet që kanë të bëjnë me sigurinë e diplomacisë. Problemi madhor pasi është cila do të jetë e ardhmja e sistemit kombëtar në dritën e ofensivës së sulmeve ruse në Ukrainë. Forma, trajta dhe tendencat e reja të sistemit…
Mëngjesin e sotëm në zonën e quajtur ish-Konservim, pranë stadiumit “Elbasan Arena”, Prokuroria Elbasan në bashkëpunim me drejtorinë vendore të Policisë kanë lokalizuar një automjet tip Fuoristradë, nga ku do të kryhej një atentat. Policia ka rrethuar automjetin dhe ka gjetur brenda tij dy kallashnikovë, dhjetëra fishekë dhe një shishe me lëndë plasëse. Atentati mafioz do kryhej nga dy persona që dyshohet të jenë vrasës me pagesë dhe ishin kontaktuar nga një grup kriminal. Zona ku është gjetur automjeti është pranë banesës së Erion Alibej, ky i fundit i arrestuar si porositës i disa vrasjeve në Elbasan. Atentati i dështuar…
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do të udhëtojë sot në Turqi për një vizitë zyrtare. Blinken do të zhvillojë bisedime mbi mënyrat sesi Uashingtoni mund të ndihmojë më tej Ankaranë në tentativat për t’u përballur me pasojat e tërmetit shkatërrues që goditi vendin. Në agjendën e bisedimeve që do të zhvillojë Sekretari amerikan i Shtetit në Turqi pritet të dominojë edhe çështja e zvarritjes së kandidaturave të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, të cilën Turqia deri tani ka refuzuar ta ratifikojë. Ditën e sotme Blinken pritet që të vizitojë me helikopterin e tij zonat e goditura më…
Mbrëmjen e së shtunës, një grup i forcave speciale RENEA ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai. A është qëllimi i fluturimit arrestimi i kriminelëve shqiptarë që i fshihen drejtësisë në këtë vend? Jo është pjesëmarrja në turneun “Uae Swat Challenge”. Bëhet fjalë për një garë ku marrin pjesë rreth 60 skuadra nga forcat speciale nga e gjithë bota. Turneu do të mbahet nga data 20 deri më 24 shkurt, ku do të garohet në disiplina të ndryshme përkrah forcave të tjera speciale, duke nisur nga aftesitë taktike, qëndrueshmërinë fizike dhe fokusin mendor.
Një nga të mbijetuarit e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë mëngjesin e 6 shkurtit ka treguar sesi e ruajti gjakftohtësinë ndërsa ndodhej nën rrënoja. Duke folur për mediat vendase, Ziya Soner Tughtekin rrëfeu se kishte mbetur i bllokuar nën gërmadhat e një ndërtese në provincën Antijaman në Turqinë juglindore për 56 orë. “Nuk e dija sa ditë kaluam nën rrënoja. Kisha duhan me vete, po dridhja një cigare dhe po pija duhan”,-tregon ai. Tughtekin u shpëtua bashkë më të birin 56 orë pas tërmetit me magnitutë 7.8 të shkallës Rihter. Ai dhe djali i tij dolën gjallë nga rrënojat, por…
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, mbrëmë takuan deputetë të Bundestagut nga radhët e Partisë Social Demokrate, Partisë Liberale dhe Unionit Demokristian, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku u diskutua për raportet me Serbinë dhe propozimin franko-gjerman. “Gjermania është një vend mik dhe aleate në marrëdhënie bilaterale dhe në integrimin Evropian të Kosovës”, tha Kurti gjatë takimit me deputetët Andreas Schwarz, Wolfgang Hellmich, Ulrich Lechte, Renata Alt, Aydan Özoğuz dhe Metin Hakverd. Kryeministri nënvizoi performancën ekonomike, përparimin demokratik, progresin e digjitalizimit të shërbimeve, politikat sociale në shërbim të qytetarëve dhe suksesin në luftimin…
Dashi Ju keni hënën e kundërt, kështu që kujdes nga lodhja. Në punë duhet t’i kushtoni vëmendje financave veçanërisht nëse keni pasur vështirësi kohët e fundit. Ju rrezikoni të bëni gabime të vogla. Demi Dëshira për t’u dashuruar rikthehet këtë fundjavë. Në punë duhet të jeni të kujdesshëm sepse merkuri është disonant. Prisni deri më 10 mars përpara se të veproni. Vetëm në atë periudhë yjet do të jenë vërtet të mirë. Binjakët E bukur këtë fundjavë për dashurinë që mund të fluturojë. Në punë, mendoni me kujdes se çfarë doni të bëni në të ardhmen sepse është koha për…
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video të asaj që e quan si një nga kantierët më të rëndësishëm të momentit. Fjala është për aksin rrugor Korçë-Ersekë, të cilën Rama e quan një vepër madhore. ”MIRËMËNGJES me një nga kantierët më të rëndësishëm të momentit, aksin rrugor Korçë-Ersekë, një vepër madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmin, që ditë pas dite po merr formë për të qenë gati në qershor të këtij viti, ju uroj një të diel të bukur”,-shkruan Rama.
Një zarf i kuq u fut nga Vëllai i Madh në shtëpi për Oltën. Grupi i saj u shpall fitues në lojën me litar, për pasojë aktorja Olta ka një avantazh nga Vëllai i Madh. Olta e lexoi përmbajtjen e zarfit, i cili i jepte të drejtën për të dërguar në nominim 3 banorë. Mes shumë emocionesh ajo zgjodhi Luizin, Kiarën dhe Bledin, ku një prej tyre do të eleminohet të martën.
Moti do të jetë me vranësira mestare në zonën veri-perëndimore, më tepër kthjellime në zonat lindore dhe Jug. Temperaturat minimale do të jenë me rritje e mëngjes 1- 8 gradë, temperaturat maksimale do të luhaten 12-14°C në veri, 16 -20°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.
Gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme ka patur një përballje të fortë mes Luizit dhe Armaldos. Luizi i është përgjigjur një prej deklaratave të Armaldos në dhomën e rrëfimit, i cili është shprehur se nuk mund të vijë një person që ka vetëm dy këngë dhe të bëjë gjëra për të dëmtuar karrierën e tij prej viteve. “E para që tha ka kënduar dy këngë, e para këtë e kam pas në një prej tyre në kor. Unë nuk nxjerr dhe nuk fus askënd, por kam në dore të nxjerr në pah disa talente apo humorin që mund të ketë…