Author: tirana

Për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u fol në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet një konferencë për sigurinë. Kështu thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës të 18 shkurtit, ku u bë e ditur se në këtë takim ishin prezent edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gër​valla, ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna. Vitin e kaluar, Kosovës dhe Serbisë iu dorëzua propozimi evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman. Palët kanë konfirmuar…

Read More

Stresi, gjatë një bisede me Vedatin brenda “Big Brother VIP Kosova”, rrëfeu periudhën kur ka abuzuar me alkoolin. Reperi tha se para 8 muajsh në Londër një doktor i ka thënë se duhet ta ndalojë alkoolin dhe reperi ia ka dëgjuar fjalën. “S’jam mirë me shëndet për shkak të alkoolit, prandaj e kam ndaluar se për atë punë unë jam qejfli. Unë e kam pas pirë shumë jashtë, bëja jetë nate dhe pija, rrija në studio deri 7 të mëngjesit. Unë vij nga jetë shumë abuzuese. Para 8 muajsh më ka thënë doktori më i mirë në Londër alkoolin ndaloje”,…

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi kishte kryer disa vjedhje. Në pranga ka rënë G.Ll., i cili është kapur në flagrancë teksa theu xhamin e një makine dhe vodhi sendet personale që ndodheshin brenda automjetit. Pas arrestimit të tij, u zbardhën edhe dy vjedhje të kryera më herët nga i arrestuari gjatë periudhës janar-shkurt. Ndërkohë policia ka vijuar hetimet për të zbardhur të gjitha vjedhjet që 38 vjeçari mund të ketë kryer.

Read More

Një aksident me pasojë plagosjen e një adoleshenti ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Një makinë që drejtohej nga vajza me emrin M. H ka përplasur një 16-vjeçar. I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që e reja është dërguar në komisariat. “Korçë/Informacion paraprak Më datë 18.02.2023, rreth orës 14:00, në lagjen nr. 6, Korçë, pranë unazës së qytetit, automjeti tip “Citroen”, me drejtuese shtetasen M. H., ka aksidentuar një këmbësor rreth 16 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesen e automjetit…

Read More

Rio de Zhaneiro do të mirëpresë rreth pesë milionë njerëz në festimet e karnavaleve këtë fundjavë, duke sinjalizuar një rikthim për Brazilin pas dy viteve të pezullimit të festimeve prej Covid-19. Ngjarja më e madhe në kalendarin vjetor kulturor të vendit, festimet e Rios u anuluan në vitin 2021 dhe u mbajtën në një formë të kufizuar vetëm vitin e kaluar pasi virusi ishte ende nën kontroll. Festimet e ngjeshura të këtij viti do të jenë një mundësi për të nxitur ekonominë e destinacionit kryesor turistik të Brazilit dhe për të ndihmuar në rindërtimin e “markës” ndërkombëtare të vendit, i…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri gjatë një interviste në A2CNN komentoi dhe dy nismat e PS, që kanë të bëjnë me amnistinë fiskale dhe kanabisin medicinal.Gjiknuri deklaroi se kërkesa për amnistinë fiskale është një shqetësim i hershëm i emigrantëve që kanë mbledhur kursime. Ai sqaroi se kanabisi ilegal nuk duhet ngatërruar me atë medicinal, ndërsa solli shembuj të vendeve fqinje që kanë zgjedhur modele të zhvillimit të këtij sektori. Z. Gjiknuri kur flasim për debate me opozitën, disa çështja të cilat kanë hasur kanë pasur debat. Janë dy nisma të mazhorancës të cilat i thatë që do I…

Read More

Pandemia dhe krizat e njëpasnjëshme me të cilat është përballur vendi ynë kanë riformatuar tregun e punës duke bërë që profesione që më parë ishin të lëna nën hije apo që nuk kishin interes, të kthehen në qendër të vëmendje. Mesa duket edhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive është në linjë me këto zhvillime, duke futur në qendrat e formimit profesional kurse të cilat ndjekin hapin e kohës. Qëllimi është që të rrisë integrimin e të papunëve në tregun e punë duke iu përshtatur kërkesave aktuale të biznesit, por nga ana tjetër të reduktojë emigracionin duke ofruar variante shtesë…

Read More

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi…

Read More

Një protestë përpara Prokurorisë së Tiranës të hënën në orën 17:00 pritet të organizohet për të kërkuar drejtësi për vrasjen barbare të Xhoit (Joy Ayoko), vajzës nga Kenia. Ajo u dhunua dhe u vra në mënyrë mizore në moshën 22-vjeçare, ndërkohë që autori ende nuk dihet kush është dhe ndodhet i lirë. Protesta ‘Drejtësi për Xhoin’ është organizuar në mediat sociale. Në lidhje me këtë çështje foli një ditë më parë edhe kreu i opozitës, Sali Berisha. Ai tha se qeveria po fsheh krimin. “Një qeveri e inkriminuar. Kush e vrau vajzën nga Kenia, kush e fsheh krimin? Këta e fshehin…

Read More

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha në Mynih se SHBA e trajtoi incidentin me balonën kineze në atë që ai e quajti një mënyrë “histerike dhe absurde” që shkelte normat ndërkombëtare. “Ka kaq shumë balona në mbarë botën dhe a do t’i rrëzojë SHBA të gjithë”, pyeti Wang në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Shtetet e Bashkuara thanë se një balonë spuine kineze fluturoi mbi Amerikë dhe Kanada një javë përpara se të rrëzohej nga avionët luftarakë amerikanë mbi Karolinën e Jugut më 4 shkurt me urdhër të presidentit Joseph Biden. Ende nuk është konfirmuar se sekretari amerikan i…

Read More

Themeluesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i cili një ditë më parë ka firmosur koalicionin parazgjedhor me kreun e LZHK-së, Dashmir Shehi ka thënë se ky format nuk e dëmton opozitën. Në emisionin “Arnautistan”, Patozi është shprehur se ata distancohen nga vizioni i Berishës dhe Metës, por ruajnë targetin opozitar duke rivalizuar qeverinë. “Ne bashkë me LZHK-në, dhe me disa shoqata dhe përfaqësues të partive politike të djathta, kemi krijuar një adresë të re opozitare, duke u distancuar nga vizioni politik i Foltores së Sali Berishës dhe Partisë së Ilir Metës që ne i konsiderojmë e njëjta gjë. Por duke…

Read More

7 persona në Korçë janë vënë në hetim nga Policia, pasi janë kapur duke organizuar lojëra fati, në një lokal të paregjistruar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, një sasi çipsash, letra bixhozi dhe një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”; “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Read More