Author: tirana

Taksistët e licencuar Shkodër kanë protestuar kundër informalitetit, pasi po i dëmton. Sipas tij, Shkodra është i vetmi qytet në Shqipëri në të cilin nuk janë marrë masa ndaj informalitetit. Ndaj, iu bëjnë kërkesë organeve përkatëse për ndihmë. “Informaliteti po na dëmton së tepërmi. Shkodra është i vetmi qytetit që nuk është vënë dorë në disiplinimin e informalitetit të taksive. Kemi takuar, nënkryetar të Bashkisë, kryetar të Bashkisë, Drejtor Rajonal të Tatim Taksave, shefin e krimit ekonomik dhe asgjë nuk është zgjidhur. Kemi kërkuar takim me Drejtorin e Policisë por ende nuk kemi përgjigje. Informaliteti në mes të Shkodrës, në…

Read More

Ministria e Shëndetësisë së Italisë ka raportuar rikujtimin nga prodhuesi i disa grumbulleve të bajameve të shitura nën markat Dattilo, Movida Catering dhe I&D Srl për praninë e mundshme të aflatoksinës. Aflaktoksina është një toksinë e përbërë nga myku që rritet tek drithrat, gruri, arroret etj. Produktet që duhet të tërhiqen janë: Dattilo prej 40 gram me numrat e lotit 277/22 dhe 290/22; Movida Catering 700 gram me numrat e lotit 270/22, 294/22 dhe 273/22; Movida Catering 1 kg me numrat e lotit 277/22 dhe 291/22; I&D Srl prej 200 gram dhe 400 gram me numrat e lotit 279/22, 280/22…

Read More

Nga Ben Blushi Sa vjeç je, Baba Saliu? 82. Si e ke mbiemrin? Unë jam dervish, s’kam mbiemër. Kur je bërë dervish? Në 1991. Si quheshe para këtij viti? Sali Peti. Ishe i martuar? Po më provokon, çfarë janë këto pyetje? Dua të të njoh, prandaj të pyes. Po ti pse ke nishan? më pyeti Baba Saliu. Nuk e di pse e kam, por e kam, thashë unë. Është shenjë e mirë, mos e hiq, tha Baba Saliu. Çfarë shenje është, pyeta unë. Tregon se je i sinqertë. Baba Saliu, a ishe i martuar? Isha, kisha dhe një djalë. Po…

Read More

Një i rekrutuar në Rusi i dha fund jetës, duke u vetëvrarë, pasi nuk donte të luftonte në Ukrainë. I riu la një shënim para se të kryente vetëvrasje. Ai tha se komanda donte ta dërgonte në Ukrainë, ushtari madje i kërkoi komandantit të tij që të mos e dërgonte në luftë, pas së cilës ata filluan ta tallnin. Më 24 shkurt bëhet 1 vit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka përjashtuar mundësinë e heqjes dorë nga ndonjë territor i vendit të tij në një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë.

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih, si pjesëmarrës në konferencën e Sigurisë 2013 që po organizohet atje. Kreu i qeverisë ka ndarë pak çaste më parë momente nga takimi me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deputetin e Bundestagut Johann Wadephul dhe të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, si dhe me të dërguarin special në Bosnjë, Christian Schmidt dhe ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz. “Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deputetin e Bundestagut dhe mikun e Shqipërisë, Johann Wadephul, të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, të dërguarin special në Bosnjë, Christian…

Read More

Dosja ‘McGonigal’ për Lulzim Bashën tregon edhe një herë se si segmente të politikës shqiptare paguajnë për të përbaltur kundërshtarin politik për të çimentuar pushtetin e tyre politik, duke iu bashkuar akuzave të opozitës drejt Kryeministrit Rama. Duke folur në Report tv për 15-vjetrorin e Pavarësisë së Kosovës dhe në lidhje me akuzat që i janë bërë atij për raportin e Dick Marty e dosjen ‘McGonigal’, Basha tha: “Kjo është një pikë e sqaruar. Njësoj si në rastin ‘McGonigal’ balta e hedhur ndaj meje ka pasur vetëm një funksion: çimentimin e një pushteti që kurrë nuk e ka pasur interesin…

Read More

Një 50-vjeçar në Maliq ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej për në spital. Policia bën me dije se H.B. ishte gjendje të dehur kur u rrëzuar në banesën e tij, duke marrë dëmtime në kokë. Si pasojë e plagëve të marra, familjarët lajmëruan ambulancën, por 50-vjeçari nuk arriti të mbijetonte. Maliq/Informacion paraprak Më datë 17.02.2023, rreth orës 16:26, ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës, shtetasi H. B., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq. Nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky…

Read More

Eduart Zaloshnja ka ndarë sondazhet e tij në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit për Bashkinë e Tiranës.Sa i përket parashikimit për ndonjë kandidat tjetër në këtë bashki, Zaloshnja u shpreh se ai sheh vetëm Belind Këlliçin dhe Erion Veliajn si kandidatë të vërtetë.Ai tha se kryebashkiaku aktual ka një epërsi të jashtëzakonshme ndaj kandidatit që doli nga primaret.“Unë vetëm Veliajn dhe Këlliçin kam testuar nëpër sondazhe. Por që Veliaj ka një epërsi të jashtëzakonshme. Jo vetëm se Veliaj është kandidat, por nga viti 2000 kandidatët socialist në Tiranë kanë marrë po aq vota sa ka marrë partia.Veliaj i…

Read More

Gjykatë penale e Parisit ka dënuar me katër vjet burg tre anëtarë të një organizate të ekstremit të djathtë në Francë, për akuzën e ngritjes së një komploti për të vrarë presidentin Emmanuel Macron në vitin 2018 dhe një tjetër me gjashtë muaj. Aktakuza bazohej në shkëmbime të shumta të mesazheve telefonike në lidhje me përgatitjen e planit. Një person i katërt u dënua me gjashtë muaj burgim për posedim të një arme. Prokurorët kanë thënë se anëtarët e grupit kishin planifikuar të sulmonin presidentin me thikë gjatë një ceremonie përkujtimore të Luftës së Parë Botërore në Francën lindore në nëntor 2018

Read More

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë katër automjete, ndërsa nuk raportohet për të plagosur, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Një nga figurat e njohura të Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, e cila ka shpallur kandidaturën e saj për kryetare te Bashkisë së Tiranës, komentoi në Neës 24 emërimin që Sali Berisha i ka bërë Belind Këlliçit si kandidat për Tiranën. Përnaska e cilësoi Këlliçin një kandidaturë të imponuar, duke e krahasuar me Lulzim Bashën. “Ne hyjmë në një proces zgjedhor dhe flasim për zgjedhjet. Duket në normalitet çdo gjë. Unë si votuese respektoj zgjedhjet, por nuk kam përzgjedhje. Sepse ne kemi pranuar të gjithë të mbështesim kandidaturat që na ka dhënë kryetari i partisë. Kryetarokracia ka prodhuar gjithmonë kandidatura të…

Read More

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri me thika në Shijak. Ai është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Mësohet se i riu ka mbetur i plagosur në shpatull, ndërsa goditjen e ka marrë në pjesën mbrapa. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Read More