Një person ka mbetur i plagosur pasditen e kësaj të premteje pas një sherri në Shijak.
I riu është goditur me thikë në shpatull. Ai është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dijet gjendja e tij shëndetësore.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.