Author: tirana

Krerët e shtetit të Kosovës, përfaqësues të opozitës në Prishtinë dhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, në këtë 15 vjetor të pavarësisë së Kosovës, bënë homazhe në Prekaz në memorialin Adem Jashari. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani: Bëmë nderim dhe tek monumenti i të pagjeturve, i atyre që u zhdukën me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë për të kujtuar që plagët në Kosovë akoma janë të thella përderisa bëjmë përpjekje të pareshtura dhe punë të çdoditshme që t’i gjejmë më të dashurit tanë. Por sot është edhe një ditë shprese për shkak se Kosova jo vetëm që është…

Read More

Në prangat e Policisë së Lezhës ka rënë një 32-vjeçar, pasi është autor i tre vjedhjeve. Eduard Lleshi ishte shpallur në kërkim. “Autor i dyshuar i disa vjedhjeve, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari që mbante në banesë, 1 armë zjarri kallashnikov, krehra armësh dhe qindra fishekë luftarak”,-informon Policia. “Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra arme dhe 155 fishekë luftarak. Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet që shtetasi E. Ll. është gjithashtu, autor i vjedhjeve të materialeve, në 3 banesa…

Read More

Një urim për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e ka dhënë edhe ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha. 17 shkurtin e 2008, Basha e cilëson si moment historik për çdo shqiptar. “Rruga drejt së ardhmes është e mbushur me sfida dhe këtë po e shohim përditë. Jam i bindur se me maturi dhe vendosmëri, lidershipi politik dhe populli i Kosovës do t’ja dalin ti tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat përgjatë rrugës së konsolidimit të shtetit dhe integrimit të Kosovës në stukturat euroatlantike”,-shkruan Basha. Postimi i plotë Sot 15 vjet më parë burrat dhe gratë e Kosovës kurorëzuan një përpjekje…

Read More

Leonard Duka u kap në një provincë të Brukselit. Në momentin e arrestimit, Dukës i është gjetur armë zjarri dhe një sasi parash. Është Policia shqiptare që zbuloi vendin se ku fshihej i shumëkërkuari Duka. Më pas kanë njoftuar autoritetet belge, të cilat arrestuan 37-vjeçarin. Duka fshihej prej kohësh në Belgjikë, ku bashkëjetonte me një vajzë. Policia belge po heton për persona të tjerë të përfshirë në klanin Duka që mund të kenë ndihmuar 37-vjeçarin të fshihej në këtë shtet. Autoritetet shqiptare janë në bashkëpunim për procedurat e ekstradimit në vendin tonë.

Read More

Këtë të premte u çel konkursi për muzeun “Besa” që i dedikohet shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri. I pranishëm në akvititet, kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të ekspozojë vetëm dokumente e imazhe filmmike por do u shërbejë atyre që duan të hyjnë më thellë me më shumë informacion. “Detyrimi në raport me fëmijët tanë e me vizitorët e vendit tonë që lidhet me mbase fdaqen më të lavdishme të historisë së shqiptarëve, shpëtimi i hebrenjve gjatë Lufta e Dytë Botërore. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa…

Read More

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi transportonte emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme. I riu me iniciale B.P. nga Mamurrasi po transportonte me makinë 8 emigrantë ilegalë. Në aksin “Plepa-Durrës”, policia i bëri shenjë të ndalonte, por 35-vjeçari nuk iu bind urdhrit dhe tentoi të largohej. Gjatë ndjekjes policore, ai u përplas me 4 automjete të tjera. Për pasojë, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Mosbindja…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë. Meta ka zgjedhur që urimin e tij ta shoqërojë me një foto me ish-presidentit Ibrahim Rugovën. “Ndajmë krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat dhe elementët shtetndërtues duke u kthyer në vetëm pak vite një shembull frymëzues për Shqipërinë dhe rajonin”,-shkruan Meta në një postim në facebook. Postimi Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë e dashur! Ndajmë krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat dhe elementët shtetndërtues duke u kthyer në vetëm pak vite një shembull frymëzues për Shqipërinë dhe rajonin! Urimet më…

Read More

Monumenti “NewBorn” në Kosovë ka marrë një pamje të re me ngjyrat e flamurit. Këtë vit mesazhi është “No New Broken Republic” (Jo Republikë e copëtuar) që i referohet Asociacionit.“Tema e këtij viti nuk është ndryshe. Në fakt, është provokuese, ndoshta më shumë se herët e tjera, por si gjithmonë është aktuale me gjendjen në të cilën ndodhet populli ynë dhe vendi ynë dhe është një udhëkryq i rëndësishëm drejt shtetësisë së Kosovës”, shkruhet në fotografitë e shpërndara në Facebook nga faqja që mban emrin e monumentit.

Read More

Të ushqyerit, sipas ekspertëve, luan një rol vendimtar jo vetëm në shëndetin e trupit, por edhe të shpirtit. Për sa i përket humorit, përveç gjumit dhe aktiviteteve të këndshme me të cilat mund të mbushim ditën, disa ushqime mund të na bëjnë më të lumtur. Antioksidantët në çokollatën e zezë mund të aktivizojnë muret e enëve të gjakut për t’u çlodhur, duke ulur presionin e gjakut dhe duke përmirësuar qarkullimin e gjakut. Hulumtimet kanë treguar se ngrënia e 30 gram çokollatë të zezë në ditë për dy javë redukton nivelet e hormoneve të stresit tek njerëzit që e vlerësuan veten…

Read More

Mëngjesin e sotëm, qeveria e Kosovës e nisi me një mbledhje pune, por që është festive në kuadër të 15 vjetorit të Pavarësisë. “Kosova është shembull i demokracisë në këtë rajon problematik si Ballkani. Nëse në vendet tjera institucionet japin model, në Kosovë modelin e japin qytetarët dhe institucionet bëjnë përpjekje të ecin pas tyre. Pavarësia jonë është rezultat i historisë sonë shekullore”,-tha kryeministri Albin Kurti, i cili uroi 15 vjetorin e pavarësisë se Kosovës, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e gjeneratave të shkuara. Në mbledhjen e qeverisë ai tha se puna e të parëve është motiv për të ardhmen,…

Read More

Disa nga banorët e ‘Big Brother VIP’ ishin kuriozë për të mësuar se kur e kishin dhënë puthjen e parë. Luizi, Kiara, Kristi, Kejsi dhe Beati ishin ulur në krevat duke bashkëbiseduar. Pasi pyeti Beatin, Luizi ishte kurioz të mësonte se në cilën moshë ka puthur për herë të parë Kiara. Moderatorja zbuloi se në moshën 17 vjeçare ka puthur për herë të parë e partneri i saj, Luizi ngeli pa fjalë. Ai i tha disa herë: Turp, turp, turp. BISEDA:Luizi: Sa vjeç ke qënë kur ke puthur për herë të parë?Kiara: 17Luizi: Turp të kesh, turp.Kiara: Pse turp, ça…

Read More

Sizmiologu Rrapo Ormeni tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” qytetet më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri. Në një kohë kur tërmetet në kufirin turko-sirian shkatërruan qytete dhe lanë pas mijëra viktima e të zhdukur me shifra që sa vijnë e rriten, ai tha se bregdeti Adriatik, Vlora, Lushnja, Elbasani, Dibra dhe Leskoviku janë zonat më sizmike në vendin tonë. “Harta sizmiologjike që kemi pasur ne, e vjetra, ka pasur zona me intensitete të ulëta dhe kur përcaktohet intensiteti nuk është punë vetëm inxhinierash, është dhe punë politike. Mos kujtoni ju se inxhinieri është i lirë ta përcaktojë…

Read More