Një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter ka goditur sot Kroacinë, në orën 10:47. Epiqendra e tërmetit ishte në Rijeka.
Author: tirana
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli pjesë në protestën e PD-së së Sali Berishës para Parlamentit, tha se nuk kishte ndodhur kurrë që në 3 dekada të përjashtohet gjysma e deputetëve të një grupi parlamentar. Siaps saj, gjatë kohës kur PD-ja ka qenë në pushtet, nuk ishte rrëzuar kurrë një kërkesë e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor. “Në 3 dekada, nuk ka ndodhur kurrë që të përjashtojnë gjysmën e grupit parlamentar në mënyrë që ai të ndihet i sigurtë kur të shkojë në parlament. Nuk ka ndodhur kurrë që të mos i përgjigjet kërkesës së opozitës për interpelencë. Nuk kan ndodhur krurrë…
Familjarët e viktimave të 21 janarit kanë depozituar sot një tjetër kallëzim në SPAK. Kallëzimi vjen pasi prokuroria e Posaçme shpalli moskompetencë për hetimin e protestës me 4 të vdekur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mark Nika, Xhaxhi i Aleksit, njëri prej katër të vrarëve para kryeministrisë më 21 janar kritikoi Prokurorinë e Tiranë, që sipas tij e mban dosjen në sirtar dhe nuk jep asnjë shpjegim. Ai theksoi se i janë drejtuar SPAK, pasi nuk kanë besim të prokurriia e Tiranës. “Ne kemi dorë një kasetë audio, ku flitet për të gjithë mekanizimin që ka përdorur Garda. Identifikohet zëri i…
Ashtu siç ishte paralajmëruar, protesta e opozitës para Kuvendit nisi rreth orës 10:00. Me parulla në duar dhe thirrje kundër qeverisë, qytetarët janë pozicionuar para Kuvendit. “Rama ik, Rama ik!”, janë disa nga thirrjet e protestuesve në tubim, ndërsa në një prej pankartave shkruhet; “Faktet dolën, dorëheqja detyrim!” I pari që mori fjalën nga protesta ishte deputeti i PD-së, Flamur Noka, i cili sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama mes turmës së protestuesve.
kreu i PD-së, Sali Berisha ka thirrur sërish protestë përpara Parlamentit, dhe një qytetar ka ardhur me kalë dhe flamurin e PD-së. “Erdha me kalë se nuk kam lekë për furgon. Vi jnga Kurbini dhe andej do kthehem”.-tha qytetari
Ka nisur me debat seanca plenare, ndërsa në fokus është sërish kërkesa e demokratëve për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama, për çështjen McGonigal. “Edhe sot në hyrje të kuvendit u vërtetua se kemi të bëjmë me një maxhorancë që sillet si bandite Jeni në kundërshtim me rregulloren. Do hyni në Gines me patupërsi, se përjashtuat 19 deputetë të opozitës. Ka një muaj që ka shpërthyer një skandal ndërkombëtar ku përfshihet kryeministri ynë. Ne si opozitë kemi kërkuar një seancë pyetjesh me kryeministrin dhe i kemi kërkuar 13 pyetje. Pse nuk e mbani seancën, pse ka frikë kryeministri? Apo…
Një grup i rrezikshëm kriminal shqiptar është shkatërruar nga policia italiane, pasi një operacioni të mirë organizuar. Sipas mediave italiane, në pranga kanë rënë 14 persona, të cilët akuzohen për trafik të drogërave të forta, grabitje dhe dhunë. Ndërkohë, janë sekuestruar edhe 80 mijë euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e kokainës dhe heroinës. Grupi ishte i fokusuar kryesisht në rajonin e Lombardisë dhe Piemontes.
Byroja e Kuvendit u mblodh pasi deputetët e Rithemelimit dorëzuan kërkesën e tyre kur ankimohet vendimi i marrë ditën e djeshme nga Komisioni i Etikës për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Flamur Noka me 10 ditë nga seancat plenare si dhe përjashtimin e Këlliçit dhe Palokës me 5 ditë. Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin e marrë ditën e djeshme nga Komisioni i Etikës.
Nga protesta para Parlamentit, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka është shprehur se kryeministri Edi Rama ka 9 vite që ka punuar dhe punon kundër opozitës. Po ashtu ai nënvizoi se revolucioni do të vijojë dhe se askush nuk mund ta pengojë.
Deputeti i përjashtuar nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë, kandidati për kyetar i Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi po flet nga protesta para Parlamentit dhe ka thënë se dosja “McGonigal” e ka tërbuar kryeministrin Edi Rama. “Kjo është një çmenduri e Edi Ramës. Në çfarë vendi demokratik është parë kjo. Kur fusin megafon në seancë. Po kërkojmë që të hyjmë në seancë parlamentare. Ky është një vendim turpërues për ata që e marrin. Nga kush e mbrojnë parlamentin nga unë Belind Këlliçi, çfarë i kam bërë unë parlamentit. Pse nuk ndalojnë Edi Ramën që ka vjedhur këtë vend. Ku e…
12 deputetët e përjashtuar nga punimet e Kuvendit, po debatojnë me përfaqësuesit e Gardës së Republikës, pasi po tentojnë që të futen në Kuvend. Ato nuk janë lejuar që të futen në seancë. Të përjashtuar janë: Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Nga ambientet jashtë Parlamentit të Shqipërisë, nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se kanë bërë një ankim në Byronë e Kuvendit për përjashtimin e 12 deputetëve nga salla plenare për 10 ditë. Sipas tij, “ndëshkimi” i deputetëve sipas ligjeve pezullohet dhe ata kanë të drejtë që të jenë në sallën e Kuvendit. “Siç mund të jeni informuar është bërë ankim në Byronë e Kuvendit nga deputetët që janë ndëshkuar në mënyrë të paligjshme me sanksione për përjashtim nga seanca e sotme. Ky ankim detyron Kuvendin të pezullojë vendimin dhe deputetët të kenë të drejta për të hyrë në seancë plenare.…