Author: tirana

Këngëtari i njohur, Altin Shira, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për ngjarjen më të përfolur në Shqipëri së fundmi, dasma e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos “Big Brother VIP2”. Shira ishte i ftuar për të kënduar në dasmën e improvizuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pasi herë pas here e kërkonte Luizi. Ndërkohë në lidhje me këtë dasmë, këngëtari i njohur u shpreh se edhe pse ishte në kuadër të lojës, ceremonia dukej sikur ishte e vërtetë. “U dogj edhe shamia. Mua m’u duk tamam si dasmë. Ishte një moment që…

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar mesazhin e urimit të ish-trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, për Tiranën si Qyteti Europian i Sportit 2023. Në këtë video, Gianni De Biasi përgëzon Tiranën për këtë arritje, teksa thekson se sporti është sinonimi i një jete të shëndetshme. “Tirana është Qyteti Evropian i Sportit për vitin 2023. Shumë përgëzime! Një lajm i mrekullueshëm që i jep mundësi të gjithëve për të bërë sport. Sporti është sinonimi i një jete të shëndetshme, i bashkëndarjes së vlerave dhe i të qënurit bashkë. Përgëzime Tirana! Përgëzime Shqipëria”, thotë De Biasi në video.

Read More

Kandidati i PD-së së Sali Berishës për bashkinë e Tiranës, i dalë nga procesi i Primareve, deputeti Belind Këlliçi ka vijuar takimet me qytetarët. Belind Këlliçi takimin e radhës e zhvilloi mëngjesin e sotëm në rrugën “Petro Nini Luarasi”. Ai dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre me qëllim që ato të jenë pjesë e programit që do të prezantojë PD gjatë fushatës në Tiranë për zgjedhjet vendore. Kandidati Këlliçi tha se fitorja është e sigurt me ndihmën e njerëzve të thjeshtë që do të ndryshojnë drejtimin e bashkisë më 14 maj. Takimet e Këlliçit janë pjesë e turit “Jam këtu…

Read More

Mbrëmja e djeshme ishte padyshim një ndër më të bukura e këtij “Big Brother Vip 2”. Kjo pasi ishte e mbushur plot me emocione të bukura dhe dashuri. Luizi suprizoi Kiarën për Shën Valentin ashtu siç “i ka hije” një artisti, me një këngë dedikuar saj dhe e krijuar brenda mureve të shtëpisë. Edhe Kiara kishte bërë një “dedikim” për Luizin. Në fustanin e saj të kuq, që e mbante veshur mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, në anën e majtë të tij, ishte qëndisur shkronja L. Një dedikim ky pikërisht për dashurinë e saj.

Read More

Zgjidhet sot kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese. Për këtë pozicion kanë shprehur interesin 3 gjyqtare: Fiona Papajorgji, Marjana Semini, Holta Zaçaj. Do të dëgjohen platformat dhe vizioni i secilës kandidate, për të vijuar më tej me procedurat e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. PËRBËRJA E GJYKATËS KUSHTETUESE Marsida Xhaferllari, anëtareDr. Fiona Papajorgji, anëtareDr. Elsa Toska, anëtareSonila Bejtja, anëtareDr. Sandër Beci, anëtarIlir Toska, anëtarGent Ibrahimi, anëtarProf. Dr. Marjana Semini, anëtareHolta Zaçaj, anëtare

Read More

Qeveria e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, vendosi të rrisë pagën minimale me 8% në 1080 € bruto, ndërsa vendi është në një vit zgjedhor. Rritja prej 80 euro u miratua në një mbledhje të kabinetit të Sanchez dhe do të zbatohet në mënyrë retroaktive nga 1 janari. Sipas vlerësimeve të qeverisë socialiste (PSOE), rreth 2.5 milionë punëtorë do të përfitojnë. “Kjo rritje mund të jetë një ndryshim”, tha sekretarja e Punës Yolanda Diz. Që kur Sanchez mori detyrën, paga minimale është rritur me 344 euro, ose 47% në pothuajse katër vjet. Rritja e vendosur dje pasoi negociatat me sindikatat në…

Read More

PD-ja e Sali Berishës ka vendosur që sa herë të ketë seancë plenare në Parlament, jashtë do të ketë protestë. Ish-kryeministri fton qytetarët që të marrin pjesë në protestën që opozita pritet të mbajë ditën e nesërme përballë Parlamentit. Përmes një postimi në facebook, Sali Berisha shkruan se të enjten në orën 10:00 shqiptarët duhet t’i dalin zot vendit. “Shqipërisë i dalim zot! E enjte, ora 10:00, para parlamentit!”, shkruan Berisha. Po ashtu ish-kryeministri ka shpërndarë dhe një video nga protesta e së hënës para Parlamentit. “Parlamenti dëshmoi se janë shumë më afër me bandat se sa me tempullin e…

Read More

Konsumimi i shumë sheqernave të lira, mund të ndihet i padëmshëm për momentin, por mund të rrisë rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, ka zbuluar një studim i ri. Sheqernat e lira janë ato që shtohen gjatë përpunimit të ushqimeve; të paketuara si sheqer tavoline dhe ëmbëlsues të tjerë; dhe që gjendet natyrshëm në shurupe, mjaltë, lëng frutash, lëng perimesh, pure, pasta dhe produkte të ngjashme në të cilat struktura qelizore e ushqimit është prishur. Ato nuk përfshijnë sheqernat që gjenden natyrshëm në frutat dhe perimet e qumështit ose strukturalisht të plota. Studimet e mëparshme kanë raportuar se lidhjet…

Read More

Këtë të mërkurë, në Dhomat e Specializuara do të mbahet konferenca përgatitore për ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ndaj ish-anëtarit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi. Konferenca është parashikuar të fillojë në orën 09:30. “Prokurori K. Thaçit dhe të tjerëve, konferencë përgatitore e prokurorit të specializuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Read More

Pas një pune krah kolegëve në zonat e prekura nga tërmeti në kufirin turko-sirian, një pjesë e ekipit shqiptar është kthyer në Shqipëri. Lajmin e ka dhënë Konsullata shqiptare në Stamboll, e cila shkruan se mbaruan misionin dhe ka pasur një falënderim për të gjithë pjesëtarët për ndihmën që kanë dhënë në kërkimet në Turqi. Sarah Hadëri, Marjola Qatipi, Tom Perkeqi, Mustafa Ahmetaj, Drini Mullai, Zyhdi Tarja, Armando Doce, Nebi Mucaj, Taner Akdamar, Bujar Rapo,Shkëlzen Shatri, Mirsad Basha janë pjesëtarët e misionit që janë kthyer në Shqipëri. Ndërkohë, pjesa tjetër e ekipit vijon kërkimet në Turqi.

Read More

263 fëmijë janë shpëtuar nga rrënojat që kanë lënë tërmetet shkatërruese në kufirin turko-sirian që deri më tani i kanë marrë jetën mbi 41 mijë personave. Imazhet e punonjësve të shpëtimit që nxjerrin foshnjat, të vegjlit dhe fëmijët nga pjesët më të thella të rrënojave të betonit bëhen virale në mediat sociale, me njerëz nga e gjithë bota që i përshkruajnë histori të tilla mbijetese si “mrekulli”. 1-Hamza, një foshnjë shtatë muajshe, u shpëtua në provincën Hatay, një nga rajonet më të prekura në Türkiye, pasi mbeti nën rrënoja për më shumë se 140 orë që nga tërmeti i parë…

Read More